Boletus satanas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Boletus satanas ( Boleti i Satanit )

Kapelja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjysmë sferike, pastaj konvekse, me trup të madh (10-30 cm), e trashë dhe kompakte, e bardhë-gri që shkon drejt ngjyrës së verdhë.

Gypat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të verdhë ose të verdhë-gjelbër.

Poret[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të imët, të verdhë, pastaj bëhen të kuq, bëhen blu të gjelbër po të preken.

Këmba[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E shkurtër, vezake e fryrë, e verdhë, më shpesh e kuqe në pjesën e mesme, e zbukuruar me një rrjetë të imët të kuqe.

Tuli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sfungjeror me ngjyrë të verdhë krem, që bëhet blu menjëherë në ajër, shije të ëmbël, pastaj të hidhur.

Sporet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me ngjyrë gjelbëroshe në masë.

Vendrritja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vende të thata të djellëzuara të pyjeve me fletorë, dushqe e ahe, në toka gëlqerore sidomos nën lirishte e shqopishte. Gjendet në terrene gëlqerore.

Periudha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në verë, i rrallë.

Vlera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Helmues por jo i rrezikshëm, provokon shqetësime gastro-intestinale për disa ditë.

Shënim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo specie shpesh ngatërrohet me lloje të tjera të grupit si B. luridus, por B. satanas është një kërpudhë që dallohet me lehtësi nga kapelja e zbehtë, e bardhme ose pak gjelbëroshe dhe nga tuli i bardhëm. Tek speciet e afërta tuli është i verdhë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]
  1. ^ Murat Xhulaj. KERPUDHAT. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)