Jump to content

Bombardimi i shqiptarëve nga NATO

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bombardimi i shqiptarëve refugjatë pranë Gjakovës nga NATO u regjistrua në 14 prill 1999 gjatë bombardimeve në Jugosllavi, kur aeroplanët e NATO-s bombarduan aksidentalisht disa refugjatë në rrugën midis qyteteve të Gjakovës dhe DeçanitKosovën perëndimore. 73 civilë kosovarë mbetën të vrarë.[1][2][3] Midis viktimave pati dhe 16 fëmijë.

NATO dhe reagimi zyrtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

NATO dhe SHBA deklaruan fillimisht se targeti i tyre ishte një kolonë ushtarake dhe se forcat jugosllave mund të jenë përgjegjëse për sulmin ndaj civilëve, duke deklaruar se pas goditjes së kolonës, forcat ushtarake dolën jashtë dhe sulmuan civilë. Pavarësisht kësaj deklarate, pas dy ditësh NATO e pranoi se bombardimi i civilëve ishte bërë aksidentalisht. Reporterë amerikanë u nisën drejt vendngjarjes dhe intervistuan të mbijetuar nga sulmi, si dhe panë traktorë të dëmtuar, trupa të djegur të identifikuar si refugjatë, si dhe copëza metalike nga shpërthimi i bombës. Fillimisht, NATO shprehu pendesë në deklaratën e dhënë. Nga sulmi mbetën të vrarë dhe tre policë serbë.[4]

  1. ^ Bacevich & Cohen (2001), p. 15
  2. ^ "NATO strives to end split over Libya command". al Jazeera. 24 mars 2011. Marrë më 13 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Julie Hyland (14 shkurt 2000). "Human Rights Watch says NATO killed over 500 civilians in air war against Yugoslavia". World Socialist Website. Marrë më 13 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "The Crisis in Kosovo". Human Rights Watch. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2014. Marrë më 13 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)