Bostanxhiu
Appearance
(Përcjellë nga Bostanxhi)
Bostanxhiu (nga turqishtja bostancı, fjalë për fjalë "kopshtari"[1]) ishte pjesëtar i një prej llojeve të rojeve perandorake të Perandorisë Osmane.
Bostanxhinjtë ishin kryesisht përgjegjës për mbrojtjen e pallatit të sulltanit dhe mjediseve të tij.[1] Ata ruanin edhe saraji (seraglio) dhe vozitën maunën e Sulltanit. Shefi i tyre quhej Bostanxhi-bashi (turqisht: bostancıbaşı) dhe kishte gradën e pashait.[2] Bostanxhinjtë në një kohë numëronin 3000 veta dhe ishin të bashkuar me jeniçerët, një trupë tjetër roje perandorake osmane, në detyrë ushtarake. Në kohë lufte, forca e tyre ishte 12,000. Në fillim të shekullit të 20-të numri i tyre ishte rreth 600.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "bostanji." Webster's Third New International Dictionary, Unabridged. Merriam-Webster. 2002.
- ^ "Bostanji". Chambers's Encyclopaedia (në anglisht). W. and R. Chambers. 1883. fq. 259. Marrë më 2009-08-10.