Jump to content

Boyd (1783 ship)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pajisjet e barutit duke hedhur në erë Boyd, pikturë nga Louis John Steele (1889)

Boyd ishte një brigantinë e ndërtuar në 1783 në Thames, Angli. Ajo fillimisht tregtohej si një Indiaman i Perëndimit, duke lundruar mes Londrës dhe Shën Kits. Pastaj midis viteve 1795 dhe 1797 ajo kreu një udhëtim për Kompaninë e Indisë Lindore Britanike. Francezët e kapën atë kur ishte duke u këthyer për në shtëpi, por pronarët e saj e riblen atë në sërish në vitin 1803. Në vitin 1804 francezët e kapën atë përsëri, por Marina Mbretërore e mori atë dhe ia ktheu pronarëve të saj. Në vitin 1809 ajo transportoi të dënuarit në Uellsin e Ri Jugor për qeverinë britanike. Pas dorëzimit të të dënuarve ajo lundroi në Zelandën e Re, ku luftëtarët Maori sulmuan atë, duke vrarë dhe ngrënë, pothuajse të gjithë ekuipazhin dhe pasagjerët e saj. Më pas e dogjën.

Boyd së pari u shfaq në faqet plotësuese të Lloyd's Register më 1783. Mjeshtri i saj është James Young, pronari i saj njëkohesisht, "Capt. & Co", dhe tregtia e saj në Londër - St Kitts.[1]

Lloyd's List raportoi më 19 shtator 1794 se Boyd, mjeshtri ri, i cili kishte lundruar nga Shën Kitsi ishte bashkuar kolonës së Xhamajkës, pasi ishte ndarë nga kolona e Ishujve Leeward.[2]

Boyd lundroi në tetor 1809 nga Port Jackson në Whangaroa, Zelandën e Re për të marr Kauri Spars.[3] Ajo ishte nën komandën e John Thompson dhe mbajti rreth 70 njerëz. Ajo u ankorua në Whangaroa ku luftëtarët Māori e sulmuan atë në dhjetor 1809. Ata vranë dhe kanibalizuan 67 persona nga ekuipazh dhe pasagjerë, gjatë asaj që u bë e njohur si masakra e Boyd. Katër pasagjerë, një grua, një djalë dhe dy fëmijë, mbijetuan. Simon Pattison, ishte afër dhe erdhi dhe ti shpëtoi ato.[4]

Maori e tërhoqi Boyd deri në portin ku e grabitën. Ata aksidentalisht e shpërthyen barutin e saj, i cili vrau dhjetë pjestarë prej grpit të tyre, dhe rezultoi në djegien e saj në vijën ujore.

Citimet dhe referimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Citimet

  1. ^ Lloyd's Register (1783), Supplemental pages seq no. B458.
  2. ^ Lloyd's List, n° 2648.
  3. ^ "Arrival of Vessels at Port Jackson, and their Departure". Australian Town and Country Journal, Saturday 3 January 1891 (në anglisht). fq. 16. Marrë më 28 prill 2012.
  4. ^ Naval Chronicle, Vol. 24, pp.107-8.

Referimet

  • Bateson, Charles (1959). The Convict Ships (në anglisht). Brown, Son & Ferguson. OCLC 3778075.
  • Hackman, Rowan (2001). Ships of the East India Company (në anglisht). Gravesend, Kent: World Ship Society. ISBN 0-905617-96-7.