Brooke Candy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Candy duke performuar në Paradën e Los Anxhelosit në 2017

Brooke Dyan Candy (lindur në 20 korrik 1989) është një repere amerikane, këngëtare, kompozitore dhe stiliste.

E rritur në perfirenë e Los Anxhelos, Candy ka punuar si striptiste gjatë adoleshencës. Ajo u bë e njohur me prezencën e saj në klipin muzikor të artistes kanadeze Grimes, me titull “Genesis” (2012) që u kthye në një hit muzikor. Pas suksesit të këngës, Candy u bë akoma më e njohur në rrethin e muzikës bashkëkohore, duke nisur të publikojë materiale të saja muzikore: “Das Me” (2012), “Everybody Does” (2013) dhe “I Wana Fuck Rights Now” (2013). Në fillim të 2014, ajo nënshkroi me shtëpinë diskografike RCA dhe lançoi këngën me titull “Opulence” së bashku me albumin muzikor me të njëjtin titull në 6 maj 2014.[1] Më vonë ajo iu bashkua “Columbia UK roster”.[2] Të dyja shtëpitë diskografike janë nëndegë të gjigandit muzikor “Sony Music”.

Albumi i Candy me titulll “Daddy Issues” supozohej të publikohej në 2015, por pati një seri vonesash.

Puna artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzika e Candy përshkruhet si elektro-pop [3][4] dhe pop-rap,[5] ndërsa këngët e saj të para kategorizohen si “club-rap”. Muzika karakterizohet nga tinguj elstikë dhe motive cyberpunk. Personaliteti artistik i Candy spikat për stilin e theksuar ekstravagant të veshjes. Këngëtarja tjetër me famë botërore, Sia e ka konsideruar Candy si “feminista glam alien”.

Candy gjithashtu menaxhon një blog të dedikuar ndaj fotografisë.[6]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Candy është shprehur haptazi se është panseksuale [7] dhe ka lisituar Lil’ Kim si një ndër personat që e frymëzojnë për teknikat e repit. Ajo gjithashtu ka shprehur idealet e saj feministe. Candy ka me dhjetëra tatuazhe, duke përfshirë emrin “Gotti” në pjesën e parakrahut të dedikuar figurës së John Gotti, pas së cilit ka pagëzuar dhe qenin e saj. Ajo është një advokuese e zjarrtë e legalizimit të prostitucionit dhe punonjësve të seksit.


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Dynamic Rapper / Singer Brooke Candy Signs with RCA Records". RCA Records. 18 shkurt 2014. Marrë më 21 nëntor 2015.
  2. ^ "Brooke Candy drops this fire Cory Enemy remix of "Opulence" [Premiere] - EARMILK". 11 korrik 2014.
  3. ^ Amy Sciarretto (11 prill 2016). "What's In Brooke Candy's MAC Collection? It's Really Punk Rock". Bustle.
  4. ^ "Talking Happiness And Change With Brooke Candy". Idol. 3 mars 2016.
  5. ^ Paul Lester (1 janar 2016). "Shake it up: the future female pop stars of 2016". The Guardian.
  6. ^ Carman, Ali. "Stalking Heads: Brooke Candy". Vice. Marrë më 16 shkurt 2013.
  7. ^ Pursley, Angelica. "The Interview: Brooke Candy". HungerTV. Marrë më 29 dhjetor 2015.