Bërçka
Bërçka | |
---|---|
Bërçka (Brčko) është qytet dhe komunë në pjesën veriore të Bosnjës dhe Hercegovinës, pran lumit Sava. Në aspektin e pozitës gjeografike, kapaciteteve ekonomike, Bërçka paraqet qendrën ekonomike dhe kulturore të Posavinës Boshnjake.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bërçka njëherit është edhe qendër e Distriktit të Brçkos, një nivel i veçant i qeverisjes në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili nuk i takon as Federatës së Bosnës dhe Hercegovinë( Federatës) e as Republikës Serbe. Me Brëçkon qeverisin vetëm qeveria lokale dhe ajo shtetërore me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare në formë të supervizorit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991, komuna e Brçkos ka pasur 87.627 banorë, të përhapur në 59 vendbanime.
Përbërja nacionale e popullsisë së komunës së Brçkos - 1991.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Boshnjakë - 38.617 (44,06%)
- Kroatë - 22.252 (25,39%)
- Serbë - 18.128 (20,68%)
- Jugosllavë - 5.731 (6,54%)
- tjerë,të pa përcaktuar dhe të panjohur, - 2.899 (3,33%)
- Gjithsej: 87.627
Përbërja nacionale e qytetit të Brçkos - 1991.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Boshnjakë - 22.994 (55,53%)
- Serbë - 8.253 (19,93%)
- Kroatë - 2.894 (6,98%)
- Jugosllavë - 5.211 (12,58%)
- të tjerë, të papërcaktuar dhe të panjohur, - 2.054 (4,98%)
- Gjithsej:: 41.406
Pas agresionit ndaj B dhe H dhe pastrimit etnik të popullsisë (me shumë krime) në Brçko struktura nacionale është ndryshuar në masë të madhe në krahasim më vitin 1991.
shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Bosnjës dhe Hercegovinës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |