Bufi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(dhjetor 2023) |
Bufi | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | [[Bubo]] |
Lloji: | [[Template:Taxonomy/Bubo]][. B. bubo
|
Emri binomial | |
B. bubo (Linnaeus, 1758)
| |
Range of Eurasian Eagle Owl |
Kanë një përhapje të madhe në Kontinentin Evropian. Bën pjesë në familjen Strigidae.
Gjatësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bufi ka gjatesi 60-75 cm, kur hap krahët ato i shkojne : 160-189 cm.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fluturon pothuajse vetëm natën në kërkim të ushqimit. Është shumë më i madh në trup se bufat e tjerë të natës, veshët i ka shumë të dukshëm, ngjyrën përgjithësisht të murrme me njolla dhe pulla më të errëta. Në fluturim, dallon nga sqepi i shkurtër, krahët e gjerë dhe koka e vogël. Rrahja e krahëve është çuditërisht e shpejtë. Sytë janë në ngjyrë portokalli në të kuqe. Ai është i vetmi zog që sheh ngjyrën blu.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janë të përhapur në të gjithë rajonin, në zonat kodrinore dhe malore. Përgjithësisht janë shumë sedentarë. Të vegjlit largohen nga territori i prindërve në kërkim të ushqimit dhe zonës së shumimit.
Riprodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Folezojnë në mjedise tepër të ndryshëm nga shpatet shkëmbore deri tek pyjet halore. Foletë i vendosin në tokë, në vrimat apo të çarat e shkëmbinjve, por edhe në zgavra pemësh të vjetra. Femra lëshon 2-4 vezë që çelin pas 34-36 ditësh. Zogjtë e vegjël fluturojnë pas 50-60 ditësh.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bufi ushqehet gjitarë të vegjël siç jane minjte.
Zëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kënga e mashkullit është më e shpeshtë në fillim të sezonit të riprodhimit (shkurtmars). Fillon zakonisht një orë pas perëndimit të diellit. Përbëhet nga një “uu-bo” e ngjirur që përsëritet çdo 8 sekonda. Femrat kanë zë më të ulët se meshkujt. Kënga e femrës është një “ki-ki-kikej” e mprehtë, shoqëruar me përplasje të sqepit.