Jump to content

Imam Buhariu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Buhariu)
Xhamia e Imam Buhariut në Medinë

Nga Shejhul Hadith Allahma Ghulam Radul Saidi Pas Sahabah al-Kiram, Imam Buhariu radhitet si një prej njerëzve më të shquar nga ata njerëz të devotshëm, të cilët i kanë dhënë lumturi të pafund ymetit të profetit të shenjtë, salallahu alejhi ue selam.

Fakti më i madh për këtë është libri Ahadith an-Nebevi që ai e ka përpiluar,ose siç njihet Sahih el-Buhari. Sikur edhe një mysliman të mbetet në tokë, bekimet e Imam Buhariut do të kenë një vend në imanin dhe Islamin e tij ose të saj. Le të bëjmë një vëzhgim të shkurtër mbi jetën dhe veprat e tij. Imam al-muhadithin Habrat Imam Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail el-Buhariu ka lindur ditën e 13 të muajit islam të Shevalit në vitin 194 pas hixhretit, në qytetin e famshëm Buhara, në tokën “përtej kanalit”, që aktualisht quhet Uzbekistan.

Librat e Imam Buhariut

Babai i Imam Buhariut, Ismail ibn Mughirah el-Xhafi, ishte një asket dhe muhadith i madh, prej të cilit ai trashëgoi karakteristikat e përkushtimit dhe përsosmërisë letrare. Kur ishte shumë i vogël, i vdiq babai dhe nëna e tij mori përgjegjësinë e plotë për ta rritur atë. Imam Buhariu humbi shikimin në moshë të re. Ai kërkoi ndihmë nga shumë mjekë të njohur dhe të aftë të kohës së tij, por trajtimet e tyre nuk e shëruan atë. Nëna e tij ishte adhuruese e devotshme dhe grua e drejtë. Ajo i kërkoi ndihmë Allahut të Plotfuqishëm për fëmijën e saj dhe i kërkoi që t’ia kthente shikimin. Më në fund “lumi i mëshirës u derdh mbi të” dhe Allahu i Plotfuqishëm e pranoi lutjen e saj. Nja natë në ëndërr ajo i bëri një vizitë Ibrahimit alejhis-selam dhe i thanë: “Allahu ia ka kthyer shikimin djalit tënd për shkak të lutjeve të tua të forta dhe të bukura”. Në mëngjes kur Imam Buhariu u ngrit nga shtrati, në sytë e tij u shfaqën rreze drite. Kur Imam Buhariu u bë dhjetë vjeç dhe pasi kishte mbaruar arsimin fillor, Allahu i Plotfuqishëm e bëri të interesuar për shkencën e Hadithit dhe ai u pranua në klasën e Hadithit të Buharas. Ai u shkollua pas një studimi shumë energjik. Një vit më vonë ai kishte një kujtesë shumë të mirë për tekstin dhe zinxhirët e transmetimit të Hadithit, saqë ndonjëherë korrigjonte dhe mësuesit. Imam Buhariu po mësonte me shpejtësi dhe kur arriti në moshën 16-vjeçare kishte mësuar përmendësh librat e Abdullah ibn el-Mubarakut, el-Vakit dhe të shokëve të tjerë të ditur të Imam Ebu Hanifes radiallahu anhum. Kur ishte 18 vjeç, ai vizitoi Mekën bashkë me nënën dhe vëllanë e tij më të madh, Ahmed ibn Ismail. Pasi bëri haxhin, vëllai i tij u kthye bashkë me nënën, kurse Imam Buhariu qëndroi atje për t’u shkolluar më shumë. Ndërkaq ai shkroi një libër me titull Kadaja es-Sahabeh ve-Tabiin. Pas kësaj ai shkoi në Medinen e ndritshme për të përpiluar librin e famshëm të esma er-rixhal (emrave të burrave të transmetimit) me titull Tarikh el-Kabir, ndërsa ulej pranë varrit të profetit, salallahu alejhi ue selam, gjatë orëve me hënë. Menjëherë pasi e përfundoi këtë, filloi një seri kopjesh. Muhamed ibn Jusaf el-Furejbi tha se në kohën që ai kishte kopjuar Tarikh el-Kebir, Imam Buhariu ishte ende shumë i ri.

Imam Buhariu udhëtoi në shumë qytete për transmetimin e haditheve dhe përftoi shumë dije, ndërsa qëndroi larg vendit të tij për shumë vite. Ai ka thënë: “Për të kërkuar dije, udhëtova dy herë në Egjipt dhe Siri, katër herë në Basra, kalova gjashtë vjet në Hijaz dhe shkova në Kufe dhe Bagdad shumë herë i shoqëruar nga Muhadithin-ët”.

Imam Buhariu kishte kujtesë shumë të fortë. Hashid ibn Ismail thotë se në fëmijërinë e tij: “Imam Buhariu vinte me ne tek dijetarët e Basras, për të dëgjuar hadithet. Të gjithë ne i shkruanim hadhithet, përveç Imam Buhariut. Pas 16 ditësh, e menduam këtë gjë dhe e gjykuam Imam Buhariun duke i thënë ‘ti i ke çuar dëm këto ditë pune, sepse nuk i ke shkruar hadithet’. Imam Buhariu na kërkoi shënimet tona. Kështu ne i morën të gjithë shënimet tona, sipas të cilave imam Buhariu filloi t’i thoshte hadithet një nga një derisa sa na tregoi më shumë se 15 mijë! Duke dëgjuar këto, na u duk se Imam Buhariu po na mësonte sërish të gjitha hadithet që kishim marrë shënim”.

Muhamed ibn Azhar Saxhistani thotë: “Unë shkoja tek Sulejman ibn Harabi i shoqëruar nga Imam Buhariu për të dëgjuar hadithet. Unë i shkruaja, por Imam Buhariu jo. Dikush më tha: “Përse nuk i shkruan hadithet Imam Buhariu?” Unë i thashë: “Nëse nuk arrin të shkruash një hadith, mund ta marrësh nga kujtesa e Imam Buhariut”.”Kur Imam Buhariu mbërriti në Bagdad, njerëzit u grumbulluan për nder të tij, ku ishin të pranishëm pjesa më e madhe e ulemave, fisnikëve dhe popullit. Një person u ngrit, sipas planit, dhe bëri një pyetje në lidhje me hadithin të cilit i kishin ndryshuar zinxhirin e transmetimit. Pas kësaj u ngrit një tjetër dhe tha të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë ata i thanë njëqind hadithet dhe pritën përgjigjen e Imam Buhariut. Ai tha se nuk i kishte kuptuar ato hadithe. Kur pa se kishin mbaruar pyetjet, u ngrit dhe përshkroi zinxhirin e transmetimit të hadithit të parë të thënë dhe dha zinxhirin e saktë. Në këtë mënyrë ai dha zinxhirin e saktë të transmetimit për njëqind hadithet. Kur ai mbaroi, gjithë publiku e lavdëroi dhe pranoi epërsinë dhe madhështinë e Imam Buhariut”. Pashë një burrë të dobët pranë një shtylle, i cili po falej me përulje dhe nënshtrim të madh dhe ai ishte Imam Buhariu. Sapo u bë njoftimi, njerëzit kureshtarë nga të gjitha drejtimet nisën të mblidheshin rreth tij”.

Vdekja e tij Pasi u kthye në Buhara, Imam Buhariu vendosi të udhëtojë në Samarkand. Ai ishte akoma shumë larg nga qyteti, kur ai dëgjoi se njerëzit atje kishin dy pikëpamje për të. Prandaj ai vendosi të qëndrojë në një fshat që quhej “Kharteng”. Atje ai bëri lutjen e mëposhtme: “O Allah, toka, pavarësisht nga madhështia e saj, po bëhet e ngushtë për mua dhe po më shqetëson shumë. Prandaj më merr tek Ti”. Pas kësaj lutjeje ai u sëmur. Ndërkaq banorët e Samarkandit dërguan një njeri që ta merrte. Buhariu u ngrit dhe ishte gati të udhëtonte, por e lanë fuqitë. Pastaj filloi t’i lutej Zotit, u shtri në shtrat dhe ndërroi jetë – Allahu e mëshiroftë. Ai vdiq natën e Bajramit, nata e parë e Shevalit në vitin 256 pas hixhretit. Ai ishte 62 vjeç pa 12 ditë. Këtë natë, dielli i dijes së gjerë, virtyteve dhe të mirave, perëndoi. Dija dhe veprimet e tij kishin ndriçuar zemrat dhe mendjet e banorëve të Samarkandit, Buharasë, Bagdadit dhe Nishapurit.Warraq tha:”Pashë në ëndërr Imam Buhariun duke ecur pas profetit a.s dhe këmbët e tij shkelnin pikërisht aty ku kishte shkelur profeti a.s.” Farbari ka thënë: “Takova profetin a.s në ëndërr dhe më pyeti: “Ku po shkon?” Unë u përgjigja: ”Tek Muhamed ibn Ismail (al-Buhariu)”. Atëherë ai më tha: ”Shko dhe bëji selam nga unë.” Abd el-Wahid ibn Adam Awajsi ka thënë: “Pashë në ëndërr profetin a.s duke ndenjur me një grup nga shokët e tij. E pyeta: “O i dërguari i Allahut, kë po pret?” Ai u përgjigj: “Buhariun”. Pas disa ditësh dëgjova se Buhariu kishte ndërruar jetë.Ai kishte vdekur në atë moment që kisha parë profetin a.s në ëndërr.