Bujar Muçaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bujar Muçaj lindi në Aranitas të Mallakastrës më 22 mars 1959 dhe u rrit në qytetin e Patosit. Ka botuar për herë të parë në shtypin shqiptar ne vitin 1975. Në përgjithësi i ka tërhequr vëmendjen humori dhe satira. Është prezantuar mjaft herë nga Televizioni Shqiptar dhe media lokale. Ka fituar çmime në konkurset e zhvilluara në Fier dhe është fitues i dy çmimeve të para dhe të dyta të organizuara nga gazeta “Tribuna” dhe shoqata "Drita” si dhe nga shoqata “Nënë Tereza” në Greqi, ku punon e jeton. Ka botuar këto libra : ”Kur dhëmb jeta” nga shtëpia botuese “Gutenberg”, “Piruni dhe daullja” nga “Skënderbeg books”, “Miku nga Skandinavia” nga “Ymeraj”. “Drejt Evropës” dhe “Kur puqen huqet” nga “Diva”.