Bujar Spahiu
Appearance
Bujar Spahiu | |
---|---|
Titulli | Kryemyfti |
Personal | |
Lindur | 26 shkurt 1976 |
Feja | Islam |
Kombësia | Shqiptar |
Etnia | Shqiptar |
Emërtimi | Sunni |
Muslim leader | |
Periudha në Zyrë | 2019–tani |
Paraardhës | Skënder Bruçaj |
Posti | Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë |
Bujar Spahiu (lindi më 26 shkurt 1976) është një dijetar mysliman shqiptar i cili shërben si Kryemyfti i Shqipërisë që nga marsi i vitit 2019.[1]
Ai kreu studimet teologjike universitare dhe pasuniversitare në Universitetin el-Ez'her në Kajro, Egjipt. Pas diplomimit, ai ka qenë mësues në medresenë “Hafiz Ali Korça” të Kavajës gjatë viteve 2003-2005, ku më vonë u bë drejtor i medresesë “Hafiz Ali Korça” nga viti 2005 deri më 2007.
Në vitin 2007 ai u emërua drejtor i Departamentit të Edukimit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe më 2009 ai shërbeu si nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.[2]