Bukoshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Bukosh
Fshat
Vendndodhja
Bukosh is located in Kosova
Bukosh
Bukosh
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Mitrovicë
Komuna Vushtrri
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 575 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 48′ 11″ Veri

20° 55′ 44″ Lindje

Popullsia 1 171[1] banorë (2011)

Bukosh është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë.

Gjeografia[redakto | përpunoni burim]

Fshati Bukoshi shtrihet në shpatijet e Çyçacicës, në një distancë prej 3–5 km nga Vushtrria. Bukoshi në lindje kufizohet me qytetin e Vushtrrisë, në juglindje kufizohet me Novolanin, në jug me Brusnikun, në jugperëndim me Taraxhën, në perëndim me fshatrat Liqej dhe Akrashticë, në veriperëndim me Dalakun dhe në veri me Shtitaricë.

Mikrotoponimet më të njohura dhe më karakteristike janë: Obleviku, Maqarrniku, Lugina e Klinakut, Arat e Fekës, Dardhat e Fekës, Shpati i Thatë, Bucaku, Te shkolla e vjetër etj.

Demografia[redakto | përpunoni burim]

Popullsia[redakto | përpunoni burim]

Evoluimi historik i popullsisë[redakto | përpunoni burim]

Viti 1574 1913 1921 1923[2] 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011[3]
Numri i banorëve - 259 160 - 345 375 484 566 867 843 1171
Numri i shtëpive 14 shtëpi + 2 beqarë - 26 31 58 65 86 86 115 - -

Ekonomia[redakto | përpunoni burim]

Zonë industriale[redakto | përpunoni burim]

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, në mbledhjen e mbajtur më 27 Mars të vitit 2008 ka marrë vendim që në Bukosh të krijohet një zonë industriale me interes të përgjithshëm. Në këtë kuadër do të përfshihet një sipërfaqe e përgjithshme prej rreth 17.98.87 ha.[4]

Historiku[redakto | përpunoni burim]

Në dokumentet e shkruara si vendbanim me emrin B u k o s h,[5] është i regjistruar në Muhasebe-i Vilayet-i Rum-eli Defteri në vitin 1530 (937 h), në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë.[6] Po me këtë emër është i regjistruar edhe në Defterin e Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1566-74 dhe kishte 14 shtëpi e dy beqarë.[7] Në një hartë gjeografike austriake të hartuar në bazë të shënimeve të vitit 1689 është i regjistruar vendbanimi me emrin B u k o s h. Edhe në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896 dhe 1900 është i regjistruar po me këtë emër.[6]

Në vitin 1946 e fillon aktivitetin e saj edhe shkolla fillore katërklasëshe ndërsa në vitin 1952 ndërtohet objekti shkollor me një klasë të madhe, një zyrë dhe banesa e mësuesit. Mësuesit e parë të cilët punuan në këtë shkollë janë: Ejup Pllana, Rrahim Pushkolli, Mursel Ferizi, Tomor Jashari, Habib Azemi, Isak Gubetini, Shyqyri Prekazi etj.[8] Sot në këtë vendbanim vepron shkolla fillore dhe e mesme e ulët, në objektin e ri shkollor të ndërtuar në vitin 2012.

Shih dhe këtë[redakto | përpunoni burim]

Burimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Popullsia sipas regjistrimit të vitit 2011 20.05.2016.
  2. ^ Prej vitit 1574 deri në vitin 1923, shih, Dr.Jusuf Osmani:Vendbanimet e Kosovës 16, Vushtrria, Prishtinë, 2005, fq. 118-120. ISBN 9958-8958-1-X
  3. ^ Regjistrimet e popullsisë 1948 - 2011 6.06.2016.
  4. ^ Investo në Vushtrri Archived 16 March 2016[Date mismatch] at the Wayback Machine., Komuna e Vushtrrisë & USAID & IPAK, fq.12. Vizituar më 3 qershor 2016.
  5. ^ Lidhur me historikun e fshatit Bukosh ekziston edhe një gojëdhënë. "Thonë se një herë dhe një kohë, pra në kohë të moçme, banorët e fshatit Bukosh të Vushtrrisë kishin qenë të njohur edhe si mbarështues të kafshëve të trasha - gjedheve. Mes tyre kishin qenë të dalluar demat ose kiet e Bukoshit. Vetëm demat më të mirë ishin përzgjedhur për mbarështim dhe vazhdim të llojit dhe si të tillë kishin qenë të njohur edhe me emrin tarak (tereqë). Me kujdesin ndaj tyre merreshin barinjë të caktuar. Thuhet se tereqtë e Bukoshit kishin qene aq te zhvilluar sa që kur byryteshin ( byrykateshin ) u dëgjohej zëri edhe në fshatrat fqinje." Gjithashtu thonë se një ditë, gjersa tufa e tyre ishte duke kullotur në fushat e fshatit, barinjët kishin vendosur që dy prej demave më të fuqishëm t`i ndeshnin mes vete. Ashtu edhe kishte ndodhur. Lufta ( ndeshja ) mes tyre kishte zgjatur deri sa njëri prej tyre kishte mbetur i ngordhur në vend. Bariu i tarakut që kishte humbur luftën i pezmatuar tejmase kishte kerkuar dyluftim me bariun e tarakut i cili kishte dalur fitimtar. Pikërishtë nga këtu ka mbetur thënia e popullarizuar si Taraku i Bukoshit." Shënuar më 20.06.2016, sipas kujtimeve të mësuesit Sh. Mehani. Shih për këtë edhe në: Bashkësia e Degëve të PSHDK, Zvicër, Taraku i Bukoshit (Dromca të kultit të demit ilir). 19.01.2014. Vizituar më 15.08.2016.
  6. ^ a b Dr.Jusuf Osmani:Vendbanimet e Kosovës 16, Vushtrria, Prishtinë, 2005, fq. 118-120. ISBN 9958-8958-1-X
  7. ^ Dr.Iljaz Rexha:Disa vendbanime mesjetare sipas defterit të Sanxhakut të Vushtrrisë (Defter-i Mufassal-i) nr. 124, i vitit 1566-74. Vjetari i Arkivit të Kosovës, nr.XXXI-XXXII, Prishtinë, 2004, cituar sipas: Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës 16, Vushtrria, Prishtinë, 2005, fq. 120.
  8. ^ Grup autorësh: Vushtrria-Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal - Vushtrri, 2003, fq. 386 - 387

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]