Jump to content

Bullizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bullizimi)

Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike, e cila ndodh masivisht në të gjitha shtetet e botës, duke filluar me fëmijët që në bankat e para të shkollës.

"Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie". Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësorë gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë" - shkruhet në raportin “Pas shifrave: "Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar 2019.

Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar ishte 39.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat.[1] Shifrat janë më të larta te 11 vjecarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në një nga format e tij, ndërsa te 13 vjeçarët ky raport është 20%.Te nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%

Një studim i ndermarrë në Shqiperi me disa mijëra anketues nxënës , mësues dhe prindër në 141 shkolla publike, tregon se 1 në 5 nxënës nga klasa e 4 deri ne klasën e 12 janë prekur nga bullizmi në shkollë .Gati gjysma vuajnë nga bullizmi psikilogjik, 35% nga ai verbal dhe pjesa tjetër nga ai fizik . Bullizmi është shumë i pranishëm ne klasat 5 dhe 11 brënda ambjentit të klases në mungesë të mësuesit ne 40% të rasteve , oborrin e shkollës në 40% të rasteve dhe në 20% të rasteve Në prani të mësuesit.Vajzat pohojnë se janë më të buluara , djemtë janë ata që quhen agresorë. Fenomeni i përhapur më shumë në shkollat urbane dhe më shumë në shkollat private.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri

Shenjat e bullizmit tek fëmijët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bullizmi dallohet tek fëmijët kur:

  • Fëmija ka shenja të ndryshme në trup dhe nuk di ti shpjegojë.
  • Fëmija kërkon para PA ndonjë arsye të bindshme.
  • Fëmija nuk deshiron të shkojë ne shkollë apo nuk ka deshirë të luajë me miqtë e tij.
  • Fëmija dëshiron që të ndryshoje mënyren e të shkuarit në shkollë dhe kur ai do të ndërrojë partnerin e rrugës.
  • Fëmija vjen vonë nga shkolla.
  • Fëmija ka dëme materiale si çanta.
  1. ^ "UNESCO: Ja sa përqind e fëmijëve në Shqipëri, vuajnë nga bullizmi dhe dhuna në shkollë!". 7 shkurt 2019. Marrë më 23 mars 2023.