Dhuna në shkollë
Dhuna në shkollë përfshin dhunën mes nxënësve të shkollës, duke përfshirë rrahjet dhe lëndimet trupore; dhunën psikologjike, abuzimin verbal; dhunën seksuale, duke përfshirë përdhunimin dhe ngacmimin seksual; forma të ndryshme të ngacmimit, përfshirë këtu sulmin në internet; si dhe mbajtja e armës në shkollë. [1] Në kuadër të dhunës në shkolla futet edhe sulmi fizik i nxënësve ndaj stafit pedagogjik e arsimor të shkollës. Dhuna në shkollë, në shumë vende të botës konsiderohet si një problem serioz i dekadave të fundit, veçanërisht kur përfshihen armë të zjarrit ose thika. [2]
Format dhe faktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike, në tentim apo me të vërtetë i përdorur, kundër një personi, grupi apo bashkësie që rezulton ose ka gjasa të rezultojë në lëndim, keqzhvillim apo privim, dëmtim psikologjik quhet sjellje e dhunshme. Dhuna në shkollë përfshin në vehte një sërë sjelljesh të cilat kërcënojnë dhe lëndojnë fëmijën fizikisht dhe emocionalisht. Këto sjellje përfshijnë abuzimin verbal dhe emocional, kërcënimet direkte dhe indirekte, vjedhjet dhe shkatërrimin e mjeteve shkollore, ngacmimin seksual, goditjet (sulmet) e lehta dhe të rënda, disiplina e dhunshme dhe poshtëruese në shkollë dhe kërcënimi apo përdorimi i llojeve të ndryshme të armëve brenda objektit shkollor. Kemi dhunë fizike dhe psikike. Me dhunë fizike nënkuptojmë: goditjet, shtyerjet, ngacmimet fizike, shqelmimin, grushtimin etj., kurse me dhune psikike nënkuptojmë: kërcënimet, fyerjet, etiketimet, shantazhet , arrogancën, përhapjen e thashethëmeve, ngacmimin psikik etj. [nevojitet citimi]
Format më të shpeshta të dhunës në shkollë janë:
- Dhuna kundër ose mes nxënësve: shantazhet e ndryshme, kërcënimet, lëndimet, dhunimet, fyerjet, etiketimet, përhapjen e thashethëmeve, ngacmimin fizik e psikik, shtyerjet, goditjet, shkelmimin, grushtimin etj.
- Dhunë arsimtar-nxënës që zakonisht shfaqet në formën e etiketimit të nxënësit, kërcënimit, presionit psikologjik apo në disa raste edhe si dhunë fizike.
- Dhuna nxënës-arsimtar shfaqet më pak si dhunë fizike e më shumë në formë verbale (fyerje, kërcënime).
- Shkatërrimi i mjeteve shkollore - shkatërrimi i pronës së shkollës si dera, dritarja, banka, karrika, ditari etj. [nevojitet citimi]
Faktorët më të shpeshtë të dhunës në shkollë janë:
- faktorët familjarë (vëmendjen dhe ngrohtësinë për fëmijën, mbikqyrja e dobët ndaj fëmijës, modeli prindor agresiv),
- faktorët individual (temperamenti, sjelljet ndërpersonale, fëmijët aktivë dhe impulsivë – “fëmijë të dhunshëm”, fëmijët e turpshëm, të qetë dhe të tërhequr – “Viktima të dhunës”),
- faktorët ambiental (Lagjet ku aktet e dhunshme shfaqen shpesh, shkollat – disiplinat e dhunshme dhe “poshtëruese” për fëmijën). [nevojitet citimi]
Nxënësit bëhen të dhunshëm për shkak të: 1. shprehjes së ndjenjave – disa nxënës përdorin dhunën për të shprehur ndjenjën e zemërimit apo frustrimit. Ata mendojnë se nuk ka përgjigjje për problemet e tyre dhe zgjedhin mënyra të dhunshme pë t’i shprehur emocionet e tyre të cilat nuk munden t’i kontrollojnë, 2. manipulimit – shpesh manipulimi përdoret si mënyrë për t’i kontrolluar të tjerët për të arritur atë që dëshirojnë, 3. hakmarrjes – gjithashtu dhuna shfaqet edhe për shkak të hakmarrjes ndaj personave të cilët na kanë lënduar ne apo personat tone të dashur.
Pasojat e dhunës në shkollë janë: dëmtim psikologjik - vështirësi në zhvillimin social, akademik dhe emocional të tij/saj, frikë, shqetësim dhe vetëvlerësim të ulët, tendencë të shmangies së shkollës dhe kontaktit me njerëz.
Parandalimi i dhunës në shkollë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një mënyrë e suksesshme e parandalimit të dhunës në shkollë janë: Programet parandaluese të dhunës në shkollë të hartuara nga vetë shkollat. Me programe parandaluese të dhunës në shkollë nënkuptojmë një sërë veprimesh e rregullash të cilat përcaktohen dhe udhëhiqen nga personeli shkollor e që kanë për qëllim reduktimin dhe parandalimin e shfaqjes së sjelljeve të dhunshme në shkollë. Në mënyrë që të krijohet një mjedis shkollor i sigurt dhe mbështetës këto programe duhet të ndërtohen me bashkëpunim të ngushtë të personelit shkollor, prindërve dhe komunitetit.
Rregullat e përgjithshme të cilat çdo shkollë duhet t’i përcaktojë qartë janë:
- përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të nxënësit ndaj shkollës,
- përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të shkollës (personelit shkollor) ndaj nxënësit,
- përcaktimi i qartë i dënimit për sjellje të dhunshme dhe realizimi i dënimeve të përcaktuara.
Disa nga veprimet dhe rregullat të cilat mund të jenë pjesë e programeve të parandalimit të dhunës në shkollë janë: fillimisht të bëhet vlerësimi i shtrirjes së fenomenit të dhunës në shkollë, krijimi i programeve efektive ku nxënësve iu mësohen aftësitë kryesore sociale si: komunikimi, të menduarit për ndjenjat e të tjerëve, bashkëpunimi, kërkimi i mënyrave konstruktive për zgjidhjen e problemeve, përcaktimi dhe aplikimi i menjëhershëm e konsistent i dënimeve për sjelljet e dhunshme, krijimi i programeve edukuese shtesë për nxënësit që thyejnë rregullat e shkollës (si programe mesimore ashtu edhe programe ku përfshihen punëtorët e shëndetit mendor: psikologët apo psikiatrit të cilët mund të mbajnë programe për mësimin e shkathtësive ndërpersonale dhe ndryshimin e sjelljes), suspendimi, transferimi apo përjashtimi i nxënësit nga shkolla të bëhet vetëm pasi janë ndërmarrë të gjitha hapat për t’i ndihmuar atij nxënësi në përmirësimin e sjelljes së tij (në bashkëpunim me prindërit), vetëdijësimi dhe përfshirja e prindërve në diskutimet për problemet e dhunës në shkollë, shpërblime modeste për nxënësit të cilët ndihmojnë parandalimin e sjelljeve të dhunshme në shkollë, krijimi i grupeve të moshatarëve të cilët iu vijnë në ndihmë nxënësve në nevojë, krijimi i rregullave të klasës në lidhje me sjelljen në klasë, takime të rregullta grupore (nxënës, arsimtarë, prind) në lidhje me dhunën në shkollë, përmirësimi i raporteve shkollë –prind – nxënës, promovimi i shkathtësive komunikuese në shkollë. Lidhur me këtë problematikë në Kosovë janë bërë edhe hulumtime nga Shoqata e Psikologëve në disa shkolla të mesme të Kosovës. [nevojitet citimi i plotë] [Shënim 1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- U.S. Bureau of Justice Statistics. (2009).Indicators of school crime and safety 2009.
- Centers for Disease Control and Prevention. (2010). Understanding school violence: Fact sheet.
- Centers for Disease Control and Prevention. (2009). Youth violence: National and state statistics at a glance.
- Schonfeld I.S. (2006). School Violence. In E.K. Kelloway, J. Barling, & J.J. Hurrell, Jr. (eds.). Handbook of workplace violence (pp. 169–229). Thousand Oaks, California, USA: Sage Publications.
- Using Canines to Address School Violence (FBI)
- http://www.violencepreventionworks.org/public/index.page Arkivuar 15 dhjetor 2019 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ UNESCO (2017). School Violence and Bullying: Global Status Report (PDF) (në anglisht). Paris, UNESCO. fq. 9, 110–111. ISBN 978-92-3-100197-0.
- ^ Christie, C.A., Nelson, C.M., & Jolivet, K. (2005). Prevention of antisocial and violent behavior in youth: A review of the literature. Lexington, KY: University of Kentucky. Retrieved 2009-05-01.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Licensed under CC-BY-SA IGO 3.0 License statement:School Violence and Bullying: Global Status Report, 9, 110-111, UNESCO, UNESCO. UNESCO. To learn how to add Free open license text to Wikipedia articles, please see: Adding open license text to Wikipedia. For information on Reusing text from Wikipedia, please see the terms of use.
- ^ 1. Kur flitet për dhunën nëpër shkolla, mendoni që kjo është pasojë e konflikteve ndërmjet:
- Nxënësve 45%,
- Nxënës-mesimdhenes 5%,
- Nxënës me të tjerë nga jashtë 41%,
- Nuk mund ta them 9%.
2. A mendoni se rregullativat disciplinore për nxënës dhe mësimdhënës nëpër shkolla janë mjeti i mjaftueshëm për evitimin e dhunës eventuale?
- Po 13%,
- Jo 30%,
- Deri diku 9%,
- Po nese zbatohet ne realcion nxenes-shkolle-prinder 48%
3. Manifestimin e dhunës eventuale nëpër shkolla mund t'a përshkruani si një sjellje që ka për pasojë lëndimin:
- Fizik 5%,
- Emocional 29%,
- Fizik dhe emocional 37%,
- Nuk ka te bej me lendim 29%
4. Problemet e dhunës në shkollë mendoni se duhet të zgjidhen në relacionin:
- Brenda shkolles 14%,
- Shkolles dhe prinderve 27%.
- Shkolles komunitetit prinderor dhe organeve te sigurise 18%
- Nga masat diciplinore te drejtorise se shkolles 41%
5. A mendoni se dhuna burimi i së cilës mund të jenë vetë mësimdhënësit, nuk ka alternativë tjetër?
- Po 5%,
- Jo 57%
- Ndoshta 14%
- Tek ne, jo, ende nuk mund te kete 24%
6. A mund të pohoni se keni lexuar të paktën ndonjë broshurë rreth të drejtave të fëmijëve të garantuara me ligjet vendore apoo me konventa ndërkombëtare?
- Po 86%,
- Jo 0%,
- Nuk ka pasur nevoje 14%
7. A është raportuar apo a jeni në dijeni se janë gjetur armë apo mjete tjera të rrezikshme tek nxënësit?
- Po 67%,
- Jo 33%
8. Si mendoni për ndonjë projekt të realizuar mirë profesionalisht, për parandalimin e dhunës në shkollë?
- Mund plotësisht ta evitoj dhunën 14%,
- Nuk mund fare të ndikoj në parandalimin e saj 5%,
- Mund të ndikoj në parandalimin e saj 76%,
- Nuk besoj aspak në projekte 5%[nevojitet citimi]