Nxënësi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nxënës)

Nxënësi është pjesëmarrës në aktivitete krijuese në proceset didaktiko-metodike që synojnë arsimimin, edukimin dhe integrimin në komunitet si dhe në formimin e një personaliteti të pavarur, të lirë dhe kritik. Një nxënës është një vijues i rregullt ose i jashtëzakonshëm i një forme të caktuar të arsimimit në një institucion arsimor. Në didaktikën bashkëkohore, ai bëhet subjekt i procesit të mësimdhënies në të gjitha fazat e tij (që nga planifikimi, përmes realizimit e deri te vlerësimi). [1]

Nxënësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Ai që ndjek një shkollë tetëvjeçare ose të mesme. Nxënës i shkëlqyer (i mirë, mesatar, i dobët, i prapambetur). Nxënës përsëritës. Nxënësi kujdestar. Nxënës i tetëvjeçares (i gjimnazit). Regjistrimi i nxënësve. Edukimi komunist (revolucionar) i nxënësve. Përparimi i nxënësve. Puna e pavarur e nxënësve.
  2. Ai që mëson një mjeshtëri duke punuar pranë një punëtori të kualifikuar, pranë një mjeshtri ose në një kurs kualifikimi. Nxënës në ekonomi. Nxënës tornitor. Ka hyrë si nxënës.
  3. Ai që ndjek mësimet, idetë e pikëpamjet e dikujt, pasues; ai që përfiton nga përvoja e dituritë e dikujt. Nxënës besnik. Nxënës i Marksit dhe i Engelsit. Nxënës të mësuesit të madh popull. [2] [3] [4]

Të drejta dhe detyrat e nxënësve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxënësi ka të drejtë:

1.Të përzgjedhë një institucion arsimor,publik ose privat;

2.Të kryejë veprimtaritë e tij në institucionin arsimor në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin;

3.Të trajtohet me respekt,me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në institucionin arsimor, pa presione, pa padrejtësira, pa fyerje, pa diskriminime, pa dhunë;

4.Të njihet me të drejtat dhe detyrat e tij në institucionin arsimor;

5. T’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit;

6.T’i merren parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje;

7.Të shprehë pikëpamjet për çështje të arsimimit të tij, të ankohet për qëndrimet ndaj tij dhe të ketë vëmendjen e punonjësve të institucionit arsimor për këto pikëpamje e ankesa;

8.Të zgjidhet në bordin e shkollës pas moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç;

9.Të transferohet nga një shkollë në një shkollë tjetër të të njëjtit nivel arsimor.

Nxënësi ka për detyrë:

1.Të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit arsimor;

2.Të respektojë rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë;

3.Të mësojë rregullisht;

4.Te vijojë rregullisht  dhe të marrë pjesë në veprimtari të tjera të institucionit;

5. Të japë ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor;

6.Të respektojë rregulloren e institucionit.[5] [6] [7]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Charlton T. Lewis & Charles Short. A Latin dictionary. Oxford: Clarendon Press, 1879
  2. ^ "FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE".
  3. ^ Haloçi, Andromaqi (2010). Marrëdhëniet në klasë. Tirane: Shtëpia Botuese e Librit Universitar, shtypshkronja Agimi. fq. 113–115. ISBN 978-99927-0-546-9.
  4. ^ Tamo, Adem; Karaj, Theodhor; Rapti, Edmond (2005). Mësimdhënia dhe të nxënit. Tiranë: Mokra. fq. 296–298. ISBN 99943-717-4-6.
  5. ^ Kraja, Musa (1998). Pedagogjia. Tiranë: Mësonjëtorja XXI. fq. 270. ISBN 99943-833-0-2.
  6. ^ Schneider, Roland (2002), Prozedurale Programmierung (në gjermanisht), doi:10.1007/978-3-322-87247-0
  7. ^ Haloçi, Andromaqi (2010). Marrëdhëniet në klasë. Tiranë: Shtypshkronja Agimi. fq. 200. ISBN 978-99927-0-546-9.