Burbuqe Berisha
Burbuqe Berisha (28 maj 1970 - 27 tetor 2021) ka qenë regjisore dhe producente kosovare.[1] [2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burbuqe Berisha lindi në Shkup, kurse shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Është autore e filmave dokumentarë, të metrazhit të shkurtër dhe e filmave televizivë. Bëri regji edhe në teatër. Punoi si menaxhere në Kino ABC, producente në "Kosovafilm" dhe ishte drejtore në Teatrin BURBUQE BERISHA Kombëtar të Kosovës. Është në produksionin "Zero pozitiv". Disa nga realizimet e saj janë: "Lexi në qytet" në dhjetë episode, "Ashensori", "Suxhuk open", "Kosova 9/11", "Ëndrra", "Nane", "Dimni i shpirtit", "Bunari", "Viti 2000", "Diçka po zihet", "Gratë", "Çelësi". Nga filmat e saj dokumentarë shquhen "Për Jusuf Gërvallën", "Universiteti nëpër vite", "Harmonika", "Të rritur në rrugë", "Kinematë" etj. Ka bërë disa shfaqje teatrore, prej të cilave veçohen: "Një çaj me Hillaryn", "Revolveri" "Darka Private" etj.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Vdes regjisorja Burbuqe Berisha". Radio Evropa e Lirë. 2021-10-27. Marrë më 2024-02-11.
- ^ "Kush ishte Burbuqe Berisha? Regjisorja që jetën e saj ia dedikoi filmave e shfaqjeve teatrale deri në frymën e fundit". Telegrafi. 2021-10-27. Marrë më 2024-02-11.
- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 159. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.