Jump to content

Burgjet në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Burgu i kohës së komunizmit në Gjirokastër

Burgjet në Shqipëri ndahen në tre nivele: të mbyllura, gjysmë të hapura dhe të hapura. Bëhet dallimi mes burgjeve të zakonshme të mbyllura dhe burgjeve të sigurisë së lartë. Shumica e burgjeve shqiptare kanë blloqe (krahë) të ndara për gratë dhe fëmijët (të miturit), ndërsa të tjerat mbajnë bashkë gratë dhe fëmijët.

Ashtu si në vende të tjera, të burgosuritShqipëri ndahen në të paraburgosur (në paraburgim) dhe të dënuar (dënimet e të cilëve janë duke u ekzekutuar). [1] Burgjet në Shqipëri administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Vendi ka 22 burgje, 1 spital burgu dhe 1 institut për të miturit, të cilat kanë një kapacitet total prej 6284 të burgosurish. [1]

IEVP do të thotë Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale

IM do të thotë Instituti i të Miturve

Nr Burgu Kapaciteti Hapur
1 IEVP Berat 37 2007
2 IEVP Burrel 198 1939
3 IEVP Durrës 300 2007
4 IEVP Elbasan 120 2012
5 IEVP Fier 870 2015
6 IEVP Fushë-Krujë 312 2008
7 IM Kavajë 40 2009
8 IEVP Korçë 312 2008
9 IEVP Krujë 196 2001
10 IEVP Kukës 36 2007
11 IEVP Lezhë 700 2006
12 IEVP Lushnjë 189 1975
13 IEVP Peqin 685 2003
14 IEVP Rrogozhinë 343 2002
15 IEVP Sarandë 31 2007
16 IEVP Shkodër 760 2018
17 IEVP Tepelenë 70 1970
18 IEVP Tropojë 25 2007
19 IEVP Vlorë 115 2008
20 IEVP Ali Demi (325) 80 1976
21 IEVP Jordan Misja (313) 320 1944
22 IEVP Mine Peza (302) 300 1944
23 IEVP Vaqarr 146 1999
24 Spitali i Burgut të Tiranës 99 1998
  1. ^ a b "Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve".