Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) është një institucion në Shqipëri nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë. Detyra kryesore e drejtorisë është menaxhimi i institucioneve kriminale, si dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për zbatimin rigoroz të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor ekzistues, duke i shndërruar dënimet penale në mundësi riedukimi.
Objektivat kryesore të sistemit të burgjeve janë si më poshtë:
- Mbajtja e të burgosurve dhe të paraburgosurve në kushte të përshtatshme sigurie dhe strehimi
- Trajtimi human i të dënuarve dhe të paraburgosurve
- Menaxhimi i efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarisë së përgjithshme në burgje dhe qendra të paraburgimit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nën mbikëqyrjen e saj 24 institucione të vuajtjes së dënimit me kapacitet për të strehuar 6284 të burgosur. Burgjet janë autoritete administrative që ekzekutojnë vendimet e dhëna nga gjykatat për mbajtjen dhe mbikëqyrjen e të burgosurve. [1] Aktualisht ka gjithsej 21 burgje, 1 spital burgu dhe 1 institut për të mitur. Shifra mesatare e mbipopullimit është 368 persona mbi kapacitetin e burgut.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve". Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2018. Marrë më 29 dhjetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)