Jump to content

Burimet e Kirit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Burimet e Kirit gjenden afër fshatit Kir, komuna Pult, 400 m mbi nivelin e detit. Burim karstik i tipit vokluzian në kontaktin tektoniko-litologjik gëlqerorë-flish. Uji i tij del gjatë një vije mbi 800 m. Prurja e tyre arrin mbi 600 l/sek. Këtu zë fill lumi i Kirit. Ka vlera shkencore hidrologjike, didaktike, turistike Vizitohet sipas rrugës Shkodër-Kir.