Jump to content

Butch Cassidy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Robert Leroy Parker, me i njohur si Butch Cassidy, lindi në Beaver në shtetin e Utah (13 prill 1866 - 7 nëntor 1908). Ishte i fundit i 13 - fëmijëve, familja e tij e kishte prejardhjen nga mormonet.

Butch Cassidy

Adoleshencën e tij e kaloi afër një ranch të Circleville ne Utah. Në këtë periudhe u njoh me një cowboy i cili quhej Mike Cassidy, ky person e influencoi shume jetën e tij i mësoi artin e vjedhjes.

Pak me vone Robert u largua nga shtëpia e tij duke filluar pune në ranch të ndryshëm, në këtë periudhe ndermorri një rrugë e cila e markoi atë si një caowboy i jashtëligjshme. Në vitin 1892 filloi pune në qytetin Rock Spring ne Wyoming, këtu filloi pune një therëse lopash dhe për këtë arsyje ai morri nofken "Butch" (Kasapi).

Nga ai moment ai ndërroi emër dhe filloi te përdorte mbiermin Cassidy për nder të atij burri të cilin ai e admironte dhe e respektonte, por edhe sepse ku emër ishte i njohur nga te tjerët si kriminel, sipas Butch-it ky emër do ti sillte një fame te madhe.

Karriera si Kriminel

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krimi i pare i bandës Butch Cassidy, edhe pse dështoi për faktin se një sportelit banke refuzoi ti dorëzonte leket, është bere ne darken e 3 nëntorit 1887 ne hekurudhën Rio GrandeDenver, Colorado. Antaret e bandës të cilët kishin vendosur te mos vrisnin asnje person u larguan pa vrare asnjë person. Tentativa e dytë u krye më 30 mars 1889, këtë herë në dëm të " First National Bank of Denver". Banda ishte e formuar nga Butch Cassidy dhe Tom McCarty. Cassidy informoi drejtorin e se ishte në dijeni që dikush donte të vidhte bankën, dhe që kërkonte para në këmbim të informacioneve. Drejtori duke pare një shishe molotov-i në duart e Butch Cassidy i zbehur në fytyre e pyeti nga e dinte ai se këto gfakte do të ndodhnin me siguri ai iu përgjigj : " Sepse ai që e ka organizuar vjedhjen jam unë", drejtori i bankës u detyrua ti jepte 21.000 dollare. Në momentin që morën lekët Butch Cassidy dhe Tom McCarty dolën nga banka dhe Butch hodhi shishen e molotovit e cila mbante vetëm ujë.

Banda Wild bunch

Krimi i parë për të cilin fajsohej banda ishte vjedhja e Bankës San Miguel në Telluride, Colorado, më 24 qershor 1889 e bërë në bashkëpunimin me Tom McCarty, Matt Warmer dhe Bart Madden. Vjedhja u kye në mënyre perfekte, banda imobilizoi kasierin e bankës dhe morri 10.000 dollarë, dhe u larguan pa lënduar asnjë person.

Pas çdo krimi Butch ndërmerrte periudha pushimi për të qetësuar ujërat, ndonjëherë ndërmerrej me punë të ndershme, më vonë e përhapi aktivitetin e tij edhe në vjedhjen e kuajve.

Në karrierën e tij si kriminel nuk munguan edhe incidente tragjike të cilat sollën edhe vdekjen e disa shokëve të tij. Në vitin 1894, mbasi tentoi të bënte një vjedhje me armë Cassidy u kap në flagrancë nga sherifi Ward, mbas një dyluftimi me armë zjarri, sherifi arriti të plagoste Butchin dhe ta arrestonte, ndënji në burg 2-vjet rrjesht, por nuk u dorëzua dhe planifikonte çdo natë mënyra të reja për të kryer vjedhje.

Butch Cassidy i arrestuar

Pasi doli nga burgu, Butch mblodhi rreth tij një bandë kriminelësh e formuar nga rreth 30 burra të cilët queshin me emrin "Grupi i Egër" : që në fillim Butchi u bë kapobanda i grupit, dhe si ndihmës ishte shoku i tij i ngushtë Sundance Kid.

Krimet më të mëdha të bandës u kryen rreth viteve 1896 dhe 1901 me disa vjedhje të pabesueshme, si ajo e vitit 1897 në të cilën vodhën te gjitha rrogat e minatorëve të Castle Gate. Por vjedhja e trenit Union Pacific në Tipton, Wyoming, më 29 gusht 1900, e bëri atë një personazh të njohur sepse në trenin që ai hypi të gjithë pasagjerët e njihnin.

Pas këtij fakti ai vendosi të transferohej në Amerikën e Jugut, për të pasur mundësinë të jetonte i qetë, por shumë shpejt aij iu deshën lekë kështu ai filloi të vidhte trena dhe banka, duke siguruar një pasuri të madhe, vendosi të zhdukej nga qarkullimi.

Vitet e fundit janë të mistershme, dihet se ai kaloi disa vite me shokun e tij Sundance Kid, duke vizituar Argjentinën, Bolivin dhe Kilin, në tentativën për një jetë të qetë.

Në një dyluftim me forcat e rendit boliviane, ndodhur më 6 nëntor 1908 (data zyrtare) duket se Cassidy dhe Sundance u vranë. Duket sepse asnjë polic prezent nuk konfirmoi se ishin ato apo jo. Shumë "Amerikanos" pranuan faktin se ato kishin vdekur në atë dyluftim të San Vincente, por disa historian thonë që ato aktruan vdekjen e tyur për të kaluar të qetë pleqërinë e tyre.

Karakteri i Veçant

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një i jashtëligjshëm i vërtet, i cili kishte formuar banda të cilat vidhnin të gjithë trenat që lëviznin nga jug - lindja e Amerikës. Por edhe pse ishte banditi më i kërkuari i Amerikës, u bë i njohur në sytë e të tjerëve si "Hajduti i Sjellshëm", një person simpatik dhe i edukuar. Thuhet se nuk ka vrarë asnjë person nga vjedhjet e kryera. Ishte i njohur dhe me nofkën "Robin Hudi i West-it" për faktin se shpesh herë transportonte medikamente për të sëmurit.