Buzmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Festa e Buzmit, ose Buzmi bujar, është festa pagane e ringjalljes së hyjit Diell, festë që përkon me solsticin dimëror ose mesin e dimrit më 21 dhjetor. Pas datës 22, ku është dhe piku i natës, dita fillon e zgjatet, dhe Dielli "ringjallet" për popujt e veriut, pasi del përsëri në horizont. Në trojet shqiptare njihet si Buzmi bujar dhe rituali është mbajtur gjallë edhe në ditët e sotme. Njihet dhe me emrat festa e mesit të dimrit ose «nata e buzmit» (Dukagjin Nikaj-Mërtur), Kshnellat, Kërshëndellat, ditëknellja (Mirditë), mjedisi i dimrit (Lumë), që bëhet në 24 dhjetor, kur fillon zgjatja e ditës, «kthimi i diellit prej verës». Karakteristikë e kësaj feste është «buzmi bujar», një trung i madh që vihet në vatër dhe ndizet në këtë natë. Buzmi me zjarrin, ngrohtësinë dhe ditën e tij shëmbëllen diellin, prandaj e përgëzojnë dhe e gostisin si të ishte njeri që po u sjell verën. Kisha u mundua që ta shkatërronte këtë ritual, duke e zëvendësuar me lindjen e Krishtit dhe duke mbajtur ca nga ritet pagane, por besimi i lashtë ilir ende jeton në trojet shqiptare me një numër shqiptarësh që e festojnë atë sipas ritit të lashtë iliro-arbëror.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]