Cërnilishti
Cërnilisht
Црнилиште | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,765 |
{{{postal_code_type}}} | 7505 |
Targat | PP |
Cërnilisht, (maqedonisht: Црнилиште/Crnilište) është fshat në komunën e Dollnenit, Maqedoni.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Cërnilisht është afër qytetit të Prilepit dhe i takon Komunës së Dollnenit dhe shtrihet në pjesën veriore të saj, aty ku fillon rrafshnalta e Pellagonisë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cërnilishti numëron rreth 400 shtëpi dhe aktualisht në fshatin jetojnë rreth 2 mijë banorë shqiptarë. Historkisht është një fshat dominant shqiptarë dhe një prej fshatrave më të mëdhenj në rrafshnaltën e Pelagonisë .Sipas regjistrimit më të fundit të popullatës në Maqedoni, fsh. Cërnilisht numëron rreth 1765 banorë. Shumica dërmuese prej rreth 1734 banorë janë shqiptarë etnik kurse 31 banorët të tjerë janë maqedonas.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët e këtij fshati janë punëtorë të zellshëm dhe të përkushtuar ndaj prodhimit të duhanit, i cili shquhet për cilësinë e lartë. Për çdo vit, Cërnilishti prodhon rreth 8 qind tonë duhan, por nuk ngec as prodhimi i grurit i cili arrin deri më 1 mijë e 200 tonë.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përveç aktiviteteve sportive, të rinjtë e Cërnilishtit i bashkon edhe SHKA "Tingujt e Pellagonisë", e cila promovon vlerat burimore të këngës, valleve, veshjes popullore dhe dokeve e zakoneve të kësaj ane. SHKA "Tingujt e Pellagonisë" nga fshati Cërnilisht, është prezantuar edhe në Festivalin e këngëve folklorike "Sharri këndon" në Tetovë, ku mori çmimin e parë me vallen e "Plakut", që e luajtën të rinjtë të cilët njëherësh prezantuan denjësisht edhe veshjen kombëtare të këtij rajoni.Në kultivimin e vlerave të traditës dhe trashëgimisë kulturore të këtij fshati, kontribut të madh ka dhënë edhe Radio "Rinia" nga Cërnilishta e cila prej vitit1997 e deri më tani ka transmetuar në vazhdimësi emisione për fëmijë, bujqësi, shëndetësi, si dhe nga fusha e arsimit, sportit dhe kulturës. Banorët e këtij fshati i shprehin mirënjohje edhe revistës "Zëri i Pellagonisë", e cila është angazhuar në mënyrë permanente që sa më denjësisht të prezantojë vlerat kulturore të fshatit Cërnilisht.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Cërnilisht ka përjetuar edhe tmerret e represionit të pushtuesve të ndryshëm, të cilët në këto mjedise kanë zhvilluar dy fushata të shpërnguljeve massive. fushata e parë ka ndodhur gjatë periudhës së vitit 1918, ku nga fshati Cërnilisht janë dëbuar me dhunë mbi 60 familje, ndërsa fushata e dytë është realizuar nga pushteti komunist, gjatë viteve 1955-1956 ku nga ky fshat u dëbuan për në Turqi rreth 45 familje nga gjithsej 140 shtëpi, sa i kishte atëherë fshati. "Pas këtyre shpërnguljeve të dhunshme, tendencat asimiluese u përqendruan në fushën e arsimit. Shkolla fillore Ismail Qemali e fshatit Cërnilisht është e hapur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore nga mësimdhënësit e ardhur nga Shqipëria, pushteti komunist nuk do të pajtohet me një emër të këtillë dhe në vitin 1953-54 emri i shkollës nga "Ismail Qemali", së pari ndërrohet në Gjorçe Petrov, e më pas edhe në Petre Gliguroski, emër që e mbajti sot. Nga muaj shtator 2009 me iniciativën e drejtorit dhe Këshillit të shkollës, u soll vendim për kthimin e emrit të vjetër. Kjo përpjekje mori dritë të gjelbër edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë si dhe nga kryetari i komunës së Dollnenit..
Selia: Dollnen dhe vendbanimet: Bellopolë | Braillovë | Cërnilisht | Dabjan | Debreshtë | Desovë | Dollgaec | Drenoc | Dubjaçan | Gornosellë | Gostirazhan | Kostincë | Koshinë | Kutleshevë | Llazhan | Llokven | Margar | Mramoran i Vogël | Nebregovë | Novoselan | Peshtalevë | Rilevë | Ropotovë | Sarandinovë | Sekircë | Senokos | Sllepçë | Sllivjë | Sredorek | Strovi | Vrançë | Zabërçan | Zapollzhan | Zërzë | Zhabjan | Zhitoshë
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |