Jump to content

Desova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Desovë)
Desovё
Десово
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1,026
Emri i banorëveDesovali ose Desovar
{{{postal_code_type}}}
7504
TargatPP

Desovё, (maqedonisht: Десово/Desovo) ёshtё fshat nё komunën e Dollnenit, Maqedoni.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Vasil K’nçov, në vitin 1900, Desova kishte 625 banorë shqiptar, 75 banorë rom dhe 40 banorë bullgar.[1]

Desova ishte fshati më i organizuar shqiptarë në Fushën e Prilepit. Kjo bëri që Desova të ishte cak i sulmeve të ndryshme të cilat kishin për qëllim shfarosjen e shqiptarëve nga ky vendbanim. [2] Në vitin 1912 pas pushtimit nga Mbretëria e Serbisë, banda e armatosur serbe nën udhëheqjen e Vasilije Tërbiq nga Poreçja, dogji fshatin dhe pushkatoi 111 banorë. Fshati digjet sërish më 1929, kur edhe fillon shpërngulja e parë kryesisht për në Turqi, e disa edhe për në SHBA, Australi etj, duke vazhduar kështu deri më 1968, kur fshati gati u zbraz krejtësisht nga shqiptarët. [2]

Fshati me 1948 kishte 1500 banorë shqiptarë.

Pasi që zbrazi shpopullohet gati tërësisht, në fshat do të vendosen edhe familje boshnjake nga Sanxhaku.

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në regjistrimin e popullsisë të vitit 2002, regjistrohen 1,026 banorë. Sipas përkatësisë etnike, banorët e Desovës ishin:

  • Boshnjak 566
  • Shqiptarë 290
  • Maqedonas145
  • Turq 20
  • Të tjerë 5


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Vasil Kanchov (1900). Macedonia: Ethnography and Statistics. Sofje. Faqe. 247.
  2. ^ a b Ibrahimi, Mustafa (2005). Emigracioni shqiptarë nga Maqedonia në Çikago (në anglisht). Interlingua. ISBN 9989173001. OCLC 427545017. p. 239. "Për Desovën dhe desovarët mund të shkruhet deri në vitin 1963, kur ndodhin shpërnguljet masive për në Turqi... Por nuk ia dolëm t’u kundërvihemi planeve të Rankoviqit, i cili me politikën e tij arriti të shpërngul shumë shqiptarë, e kështu e zbrazi edhe Desovën. Fshati me 1948 kishte 1500 banorë shqiptarë, e sot ka vetëm edhe 200, të tjerët jane maqedonas dhe boshnjak. Ndjenja kombëtare është zbehur dukshëm thonë ata. Me rrihapjen e shkollës shqipe, ndoshta do të jetë shpresa e fundit."; p. 241. "Herën e parë më 1912, serb Vasilije Tërbiq nga Poreçja, dogji fshatin dhe pushkatoi 111 shqiptarë nga ky fshat. Djegja e dytë ndodhi më 1929 poashtu nga serboçetniket, kur edhe fillon shpërngulja e parë kryesisht për në Turqi, e disa edhe për në SHBA, Australi etj, duke vazhduar kështu deri më 1968, kur fshati u zbraz krejtësisht nga shqiptarët. E vërteta, sado që e hidhur, është kjo: Desova e cila në të kaluarën ishte qendër e Lëvizjes shqiptare, sot gjendet buzë asimilimit dhe asgjëzimit të shqiptarëve nga ky fshat."