C-base

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

c-base është një shoqatë jo-fitimprurëse me rreth 550 pjesëtarë me qendër në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë. Qëllimi i shoqates është që të rrisë dhe zgjerojë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve në lidhje me aktivitetet kompjuterike, hardware, software dhe rrjeteve të të dhënave. Shoqata është e angazhuar në aktivitete të shumta dhe festivale e mëdha, si për shembull Dita e Fëmijëve, ku të rinjtë dhe pjesëmarrësit informohen për tema si robotika, Wikipedia, Software të lirë etj.

Selia e shoqatës, stacioni c-base, mund të përdoret dhe nga grupe të tjera me qendër në qytetin e Berlinit, për evente të ndryshme dhe për të punuar për projekte të ndryshme si për shembull, rrjeti i komunikimit pa tel freifunk.net, Chaos Computer Club dhe grupi i Wikipedia në Berlin. Lidhja në Internet është falas për të gjithë të ftuarit dhe pjesëmarrësit e aktiviteteve.