Cakë Kasum Bytyçi
Appearance
Në luftën shekullore e të lavdishme të popullit shqiptar, qëndrojnë si mal Olimpi figura të skalitura të trimërisë që vezullojnë në Panteonin e sakrificës për liri. Këto figura kombëtare do të ruhen në kujtesën historike si dëshmi e sublimimit por edhe si shembuj të kultivimit të atdhedashurisë e qëndresës për shekujt e brezat e ardhshëm. Shembujt e frymëzimit janë kudo në Kosovë. Nëpër çdo qytet, fshat, lagje, personalitete me kontribut të veçantë historik, nderohen me emërtime te rrugëve, shesheve, shkollave e institucioneve të ndryshme, si vlerësim për emra patriotësh të paharrueshëm. Njëri nga këta burra të mëdhenj e të paharrueshëm shqiptar është edhe Kasum (Cakë) Bytyçi, i fshatit Arllat, komuna Drenas. Luftëtari i matur që ka shkrepur krismat e nderit te ‘Kroi i Nocit’[1]. Dhe kështu, ia ka bërë vetes vendin përkrah patriotesh tjerë, që do të mbesin përherë në mbamendjen popullore.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kasum Cakë Bytyçi ka lindur më 1905, duke ardhur në jetë pas vdekjes së babait, Kasumit. I cili tërë jetën e tij i kishte shërbyer atdheut duke luftuar kundër çetnikëve serbo-malazezë. Edhe sot, një lug mali që ndanë Arllatin me Tërpezën, quhet ‘Lugu i Kasumit’ në nder të veprës së Tij. E ëma Zelihe Gashi, për ta ruajtur të birin, e mbante me shumë në familjen e saj në Kjevë, derisa ai rritet. Sipas zakonit, fëmija pagëzohet me emrin e babait të tij. E ëma për shumë arsye, por mbi të gjitha nga droja armike, do ta quaj me emrin Cakë, një pseudonim që do i mbetet si emër i përjetshëm. Caka i rritur dhe i edukuar në gjirin e familjes pleqnare te Ramadan Shabanit të Kijevës, që nga fëmijëria brumoset me mençuri, maturi e vetëdije të lartë se si duhej të luftohej për çlirim nga pushtuesit serbo-malazez.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktiviteti kundër shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qysh në moshë të re, fillon aktivitetin në kuadër të Shoqërisë ‘Drita’. E cila udhëhiqej nga rilindësi, Rexhep (Tryeza) Krasniqi, një hoxhë iluminist i gjuhës, kulturës dhe qenies shqiptare. Caka, ishte anëtar i grupit të formuar nga Shoqëria ‘Drita’, i cili kishte për detyrë t’i kundërvihet shpërnguljes se shqiptarëve sipas Konventës Turko-Jugosllave të vitit 1938, si dhe të luftohej kundër kolonizimit të vendit nga kolonët (naselenikët) serbë e malazezë[2]. Ky grupim përbëhej nga burrat me të njohur të asaj anë dhe që gjithsesi kishin bindje të çelikosura shqiptare. Po ashtu një episod tjetër, ishte konfrontimi me kolonët serbo-malazezë të cilët kishin hyrë në malin të ‘Bria e Karva-sarisë’ dhe po prisnin barbarisht dru[3]. Mali ishte pronë e Xhamisë-Vakaf. Caka, pasi që kishte autoritetin e legjitimuar prej prijësi, shkoi me vrap duke i ndaluar me forcë naselanikët nga prerja e malit. Që për fshatarët konsiderohej si shenjtëri.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vrasja e Dushan Vuksanoviç-it
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga viti 1930 në Arllat funksiononte Komuna dhe Stacioni i Milicisë, ku gravitonin 9 fshatra të rrethinës. Kasum Cakë Bytyçi i shquar edhe për afinitete organizative e mendje të hollë arrin të zgjidhet këshilltar komunal, bashkë me tre vendësit e tij, Vesel Sylë Bytyçi-n, Avdullah Bajram Bytyçi-n dhe Halit Hajdin Bujupi-n, ishin ndër 17 këshilltarët e zgjedhur komunal.[4]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një ditë prej ditësh, i shoqëruar nga shpura me rreth 30 ushtarë-çetnikë, Stacionin e Milicisë në Arllat e ‘viziton’ një komandant ushtrie nga Rahoveci, ardhacak malazez. Ai mbante gradën e nderit Gjeneral-Major nga Monarkia Jugosllave-Dushan Vuksanoviç, (një pjesë e studiuesve mendojnë se mbiemri i tij mund të ketë qenë edhe si Vukoviç) i cili komandonte me njësinë e tij nacionaliste-ekstremiste serbo-malazeze, të cilët në popull njiheshin si ‘çetnikë’. Në Stacion e gjen Cakën dhe menjëherë i drejtohet Komandantit të Stacionit me plotë mllef e nënvlerësim: “Çka po e mban këtë (lexo:Cakën) këtu?” Komandanti i tregon se është Këshilltar Komunal dhe se kishte ardhur zyrtarisht për të diskutuar për gjendjen në fshat. Ai, ngul këmbë me kërcënim e despotizëm: “Hiqe këtë bandit prej këtu se e vras si q...!” Dushani e njihte Cakën, pasi që me të kishte pasur një fjalosje më herët në lidhje me dëmtimin e pronës së Cakës dhe të prerjes së pyllit deri në shkretim, në bjeshkën e fshatit. Për më tepër, e dinte edhe historinë e vrasjes së babait të tij nga serbo-malazezët dhe për këtë, sikur e ndjente rrezikun nga Caka.[5]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Caka revoltohet dhe që nga aty e fillon rezistencën por, me ndërmjetësimin e komandantit të Milicisë dhe postierit, Tafil Miftarit i cili qëllon aty, Caka largohet nga Stacioni. Nga aty e kupton se institucionet e sigurisë te shtetit jugosllav i kishte kapluar paniku. Ndodhia e përjetuar në Stacionin e Milicisë e përflakë Cakën, por njëkohësisht ia shton maturinë për të vepruar shpejt dhe me mençuri. Të hakmerrej për babanë e tij, e kështu të shpëtonte nga aktet barbare që Dushani dhe njësia e tij çetnike planifikonin të kryenin mbi banorët e fshatrave përreth. Shto këtu se ai e ndjente peshën e të qenurit i zgjedhur (përfaqësues) i popullit në Komunën e Arllatit dhe mbi këtë, e ndjente detyrë qe t’i mbronte ata në çdo rrethanë.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dushan Vuksanoviçi, publikisht kishte deklaruar se do të digjte e shkatërronte fshatrat e rrethinës duke filluar me Arllatin, Llapushnikun, gjithë fshatrat ngjitur e për të vazhduar në drejtim të Kamaranit e fshatrave tjerë për të bërë gjëmën mbi banorë.[1] Muaj me parë, në vaktin e të mbjellave, çetniku Dushan, pos tjerash, kishte vrarë Brahim Murtez Gashin nga fshati Llapushnik, i cili po rezistonte në mbrojtje të pronës (arës) së tij. Caka po bindej edhe më shumë se dikush duhej të dilte dhe t’ia ndalte turrin çetnikut të Drazha Mihajloviçi-t. Ishte bindur se kishte ardhur koha për t’ia zënë pritën dushmanit Dushan! Mirëpo si?! E kishte vetëm një bombë dore që nuk i mjaftonte. Prandaj, ai menjëherë ndërmori veprimet e duhura që të gjente një armë (pushkë). Kishte dëgjuar ato ditë se, Alush (Lush) Rama nga fshati Tërpezë, kishte ikur nga ushtria. Caka me vrap shkon tek ai. Lushi ishte po ashtu një burrë trim e i kalitur me vlera kombëtare me të cilin Caka kishte bërë edhe me herët aktivitet atdhetar. Lushi kishte ikur nga ushtria me një shok dhe kur Caka arrin të shtëpia e tij, i gjen të shtrirë në odë pasi që ishin të dërrmuar nga rrugëtimi. Caka i tregon menjëherë për atë çfarë kishte ndodhur në Stacionin e Milicisë me Dushan Vuksanoviç-in dhe për planin e tij që së bashku me ushtarët çetnikë që kishte në komandë do të vriste e priste shqiptarë. Lushi dhe shoku i tij e dëgjuan me kërshëri dhe pa hezitim dëshirojnë t’i bashkohen Cakës në këtë rrugëtim lirie. Por, shoku i Lushit ishte shumë i sëmurë dhe nuk lëvizte dot, andaj vendos që pushkën e tij, me plotë dëshirë t’ia jep Cakës. Duhet theksuar se shoku i ushtrisë së Lushit, ishte nga rrethi i Gjakovës dhe i përkiste konfesionit katolik. Këto e elemente cekën si formë identifikimi pasi që nuk kemi arritur ta identifikojmë me emër e mbiemër këtë burrë që u gjend në një moment vendimtar dhe që padyshim është kontribut dhënës faktik në aksionin që po planifikonte Caka me shokët.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koha nuk priste, kishe ardhur momenti vendimtar. Caka ngrihet së bashku me Lushin dhe dalin nga oda. Me të dal, Caka ia mësynë shtëpisë se Tal Bajram Bytyçi-t nga Tërpeza, një kushëriri i tij nga fisi. Tali ishte burrë i fjalës e i besës. Me të parë Cakën, Tali e kupton dhe menjëherë e nxjerr pushkën nga rrasa e oxhakut për t’iu bashkuar kaçakëve. Familjet e Talit dhe Lushit ishin në hasmëri me njëra tjetrën. Andaj, Caka përgjatë marshimit të tyre të rrufeshëm për të zënë pritën, kërkon nga ta që të ndalën dhe në një lëndinë, të ‘Lugut të Thatë’, të dy trimat ia falin njëri tjetrit të gjitha hatër-mbetjet, sepse e kishin kuptuar se rruga për ku ishin nisur, i tejkalonte ata. Të tre trimat po bëheshin gati ta bënin historinë e një epoke, e me këtë ta definonin rrjedhën e ngjarjeve për breza.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë rrugës për ta zënë pritën, ata takohen me Rexhë Abaz Gashin, i cili u kërkon që ta presin sa të marr pushkën në shtëpi. Trimat prisnin por jo edhe koha. Andaj, me sugjerimin e tyre, mbeti që Rexhë Abazi t’i ndihmojë ata nga krahët. Të tre timat e zënë pritën të vendi i quajtur Karanoc (Kroi i Nocit). Të pozicionuar në kodër mali si luftëtarët e motit, prisnin xhelatin Dushan Vuksanoviçi-n që njëherë e përgjithmonë ta plandosnin për dhe. Çetnikët në numër rreth 30 veta të armatosur, të cilëve u kishin bashkëngjitur edhe naselenikë të tjerë e milicë, të prirë nga krye çetniku Dushan, i cili ecte disa metra para togut të tij. Banda çetnike kishte filluar terrorin e tyre ndaj banorëve lokal. Ishin ndalur për të pirë raki në Hanin e Tahir Bujupi-t, e më pas kishin filluar azdisjet e tyre duke thyer e maltretuarë, rrahur dhe torturuar këdo që ndeshnin në rrugë. Fshatarët për rreth rrugës ishin ngujuar në shtëpitë e tyre dhe nga momenti në moment prisnin me frikën e provuar se kur ata do hynin edhe nëpër shtëpitë e tyre.[5]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paramilitarët çetnikë po ecnin rrugës në rresht për të vazhduar për në fshatin Llapushnik. Dushan Vuksanoviçi u printe me fodullëk, i veshur me rroba çetnike, sikur donte që edhe me pamjen e tij prej militari-vojvodë, t’i frikësonte edhe me shumë banorët që vrojtonin me gjysmë shpirti marshimin e tij, si të kolerës! Dhe për një moment, derisa ai dhe shpura e tij çetnike marshonte ‘Lugut të Karanocit’, dyfekët e trimave ishin drejtuar si një në gjoksin e tij. Shkreptimat e pushkëve si vetëtimë e godasin trupin e ‘Gospodarit’.....Trimat, gjuajnë përsëri si për t’i dhënë fundin e përjetshëm atij dhe regjimit gjakatar serbo-malazezë.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga kjo pusi, plagosën edhe disa ushtarë/çetnikë e të tjerët ngujohen në shtëpitë e kolonëve serbo-malazezë ndërsa pjesa me madhe ngujohen në Han të Tahir Bujupi-t. Trimat nga mali, e thërrasin Rexhë Abazin duke i treguar se ku janë fshehur dhe sa është numri i tyre. Pas dorëzimit të tyre, si përherë nga tradita e lashtë, shqiptarët nuk i vrasin të dorëzuarit.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akti patriotik i bërë në Karanoc mori dhenë! Duke u kthyer në kushtrim e shpresë për vetë organizim në vetëmbrojtje ndaj armikut shekullor e njësiteve të tij çetnike, si ato gjatë Luftës ’98-‘99. Vlen të theksohet se, kur trimat zbresin nga kodra e malit dhe populli kishte vërshuar për të parë se çfarë saktësisht kishte ndodhur, i kishin thënë Cakës, qe t’i a merrte pushkën të vrarit Dushan!? Ai, ishte përgjigjur se ‘s’kam vrarë për të plaçkitur!’ Kjo tregon për karakterin e tij prej një luftëtari të pastër trojan.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesëmarrja në Luftën e Kolashinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimet e kohës, bënë që Caka të jetë edhe me aktiv në përpjekje për të organizuar mbrojtjen nga barbaritë e ushtrisë serbo-malazeze që kishin mësyrë hapësirat shqiptare. Në janarin e acartë, të vitit 1943, kur Qazim Bajraktari i Astrazupit[6] dhe patriotë të tjerë si Qazim Bllaca, Shaban Polluzha, Alush Smajli[7] e shumë të tjerë, lëshojnë kushtrimin për mobilizimin e një ushtrie vullnetarësh për mbrojtjen e popullatës së pafajshme shqiptare në trojet e veta në Sanxhak-Pazar të Ri, Peshterr, Bihor e Koloshin. Kasum Cakë Bytyçi, ishte ndër të parët që i përgjigjët këtij kushtrimi. Edhe pse ata që ishin të hasretit, siç ishte vet Caka, ishin të liruar nga kjo thirrje vullnetare. Caka pa asnjë hamendje, me 16 bashkëfshatarë[8] të tij vendoset në vijën e frontit në Bjeshkët e Kolashinit, në krah të ushtrisë së prijësit të Sanxhakut, Aqif Blytës. Për ta mbrojtur popullsinë e atjeshme nga masakrat e llahtarshme dhe për të mos lënë çetnikët e Drazha Mihajloviç-it të kapërcejnë lumin Ibër dhe të dalin në Kosovë. Në këtë luftë vriten tre bashkëluftëtarë të Cakës dhe plagoset një luftëtar nga Arllati.[1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Torturat në kohën e ‘Aksionit të Armëve’
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas mbarimit të Luftës se Dytë Botërore, u krijua ‘Jugosllavia e Re’. Dhe, sikur për të blerë paqen e rreme, pushteti i ri nxori një sërë ligjesh, e ndër ta edhe Ligjin mbi Amnistinë[9]. Në këtë mënyrë, shumë nacionalistë sikur ‘morën frymë’ për një çast! Por, me sa duket kishin ndërruar vetëm uniformat dhe jo qëllimet! Pushteti fashist-komunist u lëshua me gjithë ingranazhin e tij të hekurt e nëpërmjet njerëzve të vet (hafijeve) ndaj individëve të caktuar që përbënin kërcënim për ta. Andaj, filluan përndjekjet, linçimet, përcjelljet e vazhdueshme, stigmatizimet e forma të tjera deri në përjashtim-‘lëçitje’ të familjeve të caktuara. Ndër to, ishte edhe familja e Cakë Kasumit. E cila për tri vite mbet në izolim total! Pa guxuar të hynte e dilte, të merrte e jepte, askush me ketë familje. Regjimi jugosllav e cilësonte irredentiste! Për me tepër, po të mos ishte një fqinj i afërt-Nebih Delia, i cili rrezikoi veten dhe familjen e tij për t’i siguruar bukë e mbijetesë familjes se Cakës.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shërbimet famëkeqe te sigurisë, OZN-a dhe UDB-a ndërmarrin një fushata përndjekëse kundër të gjithë atyre individëve që i rezistonin regjimit. Ata torturoheshin mizorisht në Stacionin e Milicisë dhe në Shkollën Fillore të Arllatit. Kjo dhunë tejkaloj çdo kufi sidomos në aksionin e grumbullimit të armëve, gjatë të cilit shpërtheu vullkan urrejtje antishqiptare. Torturat e përdorura nga milicia e agjentë të sigurimit ishin çnjerëzore, analoge me ato të kohës se inkuizicionit. Këto tortura ishin të planifikuara dhe mbikëqyreshin me rreptësi nga xhelati Aleksandër Rankoviç, Ministër i Brendshëm, i kohës. I cili kishte për qëllim të zbatonte me përpikëri elaboratet e Akademisë Serbe për dëbimin e shqiptarëve nga tokat e tyre.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër të ndjekurit e të torturuarit ishte pa dyshim edhe patrioti Cakë Kasum Bytyçi, ndaj të cilit pushteti komunist ka një urrejtje të veçantë. Caka, i përkiste Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (NDSh)[10]. Aq shumë e kishin torturuar Cakën sa që nga objekti i shkollës, ku ishte torturuar aq rënd, e deri tek shtëpia e tij, për rreth 5 km, kishte ecur këmba doras. Duke mos munduar të drejtohej nga dhimbjet që i kishin shkaktuar agjentët jugosllavë.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një poezi figura e Cakë Kasumit madhështohet përballë murtajës, që poeti-veteran i arsimit (Rushit A. Gashi)[8] e përshkruan me ndjeshmëri të thellë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“...Një murtajë sillet si era,
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në çdo fshat, në çdo qytet,
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Troket në dyer të çdo shtëpie,
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërkon armë, kërkon fishekë.”
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pason strofa tjetër shumë domethënëse që e pasqyron figurën e trimit Cakë Kasumi, që mbahet mospërfillës i murtajës, aq sa milici shqiptar, xhelat i njohur, Muharrem Topanica, e humb toruan dhe gjithë urrejtje i kërcënohet turmës duke e pikasur trimin e vërtetë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Topanica me gjak t‘nxehtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I drejtohet turmës së njerëzve:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-Ku je ti, o Cakë Kasumi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që ma hedhë shurrën përpjetë?!”
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dreka e 'Flamurit'
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Golgota e vuajtjeve për shqiptarët kishte shkuar aq thellë, sa që kishte filluar të zë vend fillesa e një harrese mbi identitetin e shfaqur shqiptarë. Andaj, duke e parë këtë si një kërcënim për identitetin, inteligjenca shqiptare e koordinuar me shtetin amë, fusin në Kosovë flamuj kombëtar. Të cilët me domosdo do duhej të shpërndaheshin nëpër gjithë vendin, që njerëzit të shohin e ta fiksojnë fort flamurin me shkabën dy krenare. Një i tillë, në fillim vitet ’60-ta, i ishte sjell Cakës nga nipi i tij Haxhi Gashi nga Kjeva. Caka, nga entuziazmi kishte organizuar një drekë duke i ftuar të gjithë bashkëfshatarët e tij për ndër të Flamurit, i cili valonte krenar në majën e një çarri vigan[5].
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërkesat për shtet demokratik e të pavarur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Torturat psiko-fizike kundër Cakës dhe gjithë kolosëve të qëndresës shqiptare ishin të jashtëzakonshme, deri në vitin 1966. Kur u pa se nënshtrimi ishte i pamundur, madje edhe i rrezikshëm për ekzistencën e ‘Jugosllavisë Titiste’. E cila edhe pas protestave të ’68-s ndryshoi kursin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Duke ua lejuar të drejtën e gjuhës, shkollimit, hapjen e Universitetit të Prishtinës dhe të përdorimit të lirshëm, të flamurit e simboleve kombëtar-si të drejta socio-kulturoro-politike të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo ishte një rilindje për gjithë Kosovën si dhe për gjithë ata burra të idealit, të cilët kishin filluar të trasonin rrugën e gjatë e me plotë sakrifica për krijimin e institucioneve të mëvetësishme, që në miniaturë, përbënin ëndrrën për Republikë e Bashkim.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet e me vonshme, filluan ndryshimet e mëdha në Evropë. Muri Berlinit ra dhe me këtë po frynte një erë e re. Shqiptarët, si përherë ishin të parët që kërkuan demokraci, zhvillim, prosperitet, pluralizëm e integrim në botën e qytetëruar. Andaj, ata u organizuan duke e shprehur vullnetin e tyre në Referendumin e vitit 1991[8] për Pavarësinë e Kosovës. Kjo tregonte një maturim politik të popullit shqiptar të Kosovës. Caka, kishte privilegjin që të votonte në këtë Referendum, duke shprehur edhe me votë vullnetin e tij, të cilin e kishte shprehur përherë me vepra për komb e atdhe. Po ashtu, kishte votuar edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 24 majit të vitit 1992. Pra, kishte formalizuar Republikën e Kosovës. Të cilën, pas një sakrificë e lum gjaku e konfirmuam edhe njëherë me 17 shkurt 2008.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pleqnar odash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cakë Kasumi ishte aktiv edhe si pleqnar në oda burrash, duke bërë pajtime ngatërresash e falje gjaqesh. Ai vepronte së bashku me shumë mendje të ndritura të brezit të tij, si me Hel Bujupi-n, Bajram Bujupi-n, Liman Latif Bytyçi-n, Halit Bujupi-n, Shaban Emin – Gashi-n, Haxhi Gashi – Fana, Musli Misin – Morina, Asllan Sali Bujupi etj.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cakë Kasum Bytyçi, kurrë nuk u ndal së vepruari për idealin e tij! Deri në frymën e fundi, kur i mbylli sytë, me 7 tetor 1992. Ai, nga i vetëm që ishte, la një ushtri pasardhësish. Të cilët erdhën në jetë nga tre djemtë dhe tri vajzat e Tij.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krijimet artistike për Tribunin popullor-Cakë Kasum Bytyçi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për Cakë Kasumin, u thurën edhe vargje epike e, u kënduan edhe këngë kreshnike. Një të tillë e shkroi edhe poeti epik Isa Breçani, i cili përmes vargut homerik përshkruan në hollësi rrjedhën e aksionit në vrasjen e Dushan Vuksanoviçi-t.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]KËNGË PËR CAK KASUMIN
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Eheeej, n’Arllat në Mhallë t’Bytyçit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Po knojm’ kangën e Kryetrimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cak Kasumi i thonë në emër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për trimni e mbajmë në zemëëër...
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]N’piedestal ky trim i shqipes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngriti zanin e Drenicës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]N’Kolashin shkoi vullnetar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veçse ishte atdhetaaaar...
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2. Brahim Murtezit ia mori hakun
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me shokët e vet e vrau Dushanin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cak Kasumi djalë drague
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Stanicë trimi ka shkue.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]3. Ehejjj, kur e pa trimin shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komandirit i ka bërtitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpejt përjashta me ma qitë...
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për Tërpezë Caka po shkon
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me Lush Ramen po bisedon
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fill për ngjarjen i tregon.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]O se Dushani Vuksanoviçin e kam la në Stanicë t’Bytyçit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë çetnikë i kish’ bashkue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Don Drenicën o me sulmue.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]4. Alush Rama i Tërpezës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashk’ me Cakën kanë lidhë besën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Talë Bajramin me thirr patjetër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E me lanë hasmnin e vjetër.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]M’pritni pak – fjala e burrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sa ta nxjerr pushkën prej murit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Heej, Llapushnikut i u kanë drejtue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cak Kasumi sa mirë po flet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çohuni n’kamë vllazen apët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Erdhi dita me u pajtue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kundër shkaut me luftue...
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]5. Heej, këta kaçakë kundër regjimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E shtrin dorën e pajtimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Se Dushan Vuksanoviçi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka mësy Grykën e Llapushnikut.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dy malazez e pesë policë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janë bashkue me çetnikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Donë me vra e donë me pre
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sikur s’ka shqiptarë mbi Dhè
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]6. Si rrufe godet shqiptari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vend i vdekun mbet Dushani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çetnikët tjerë po dojnë me ikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Po s’i lanë trimat në pritë....
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U dhezë lufta u vranë shtatë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbetën të vramit si stërrvina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kush shpëtoi u ngujue në shpija...
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]7. Rexhë Abazi shpejt ka shkue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Don tre trimat me i ndihmue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kanë ik shkijet e janë ngujue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një zë të rreptë u paska lëshue:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mos me u kallë çetnikët për së gjalli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lypin nore e besë shqiptari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]8. Qashtu trimat kanë veprue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lanë n’shpia për me shkue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë kem falë, por e kem pësue
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Se t’pabesë kanë qëllue,
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cakë Kasumit i këndojmë lavdi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkë me trimat në historiiii!
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa me poshtë mund ta gjeni linkun e këngës kushtuar Cakë Kasumi-t, e cila interpretohet nga rapsodi i mirënjohur, Ramadan Krasniqi. https://www.youtube.com/watch?v=Y_gKALV-6UE&list=RDY_gKALV-6UE&start_radio=1
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot, me nder e krenari, një rrugë e vendlindjes se tij, mbanë emrin ‘Cakë Kasum Bytyçi’, si dëshmi e kujtesës dhe mirënjohjes së përhershme për gjithë kontributin jetësor dhënë për mëmëdheun e tij.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Zogaj, Skënder. ‘KRISMAT E LAVDISË TE KROI I NOCIT’ . (Në 25-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Cakë Kasum Bytyçi (1905-1992).
- ^ Krasniqi, Salih (2000). 'Rexhep (Tryeza) Krasniqi'. Prishtinë: Rilindja. fq. 70. ISBN (nuk është i evidentuar në libër).
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!) - ^ Gashi,, Sinan (2009). 'Babai im, Mësuesi i juaj'. Prishtinë: Shoqata Kulturore 'Anton Pashku'. fq. 19. ISBN 978-9951-540-03-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja) - ^ Kadishani, Jetish (2011). 'Hamit Bislim Zogaj'. Prishtinë: Sh.B Drenusha. fq. 56–62. ISBN 978-9951-419-40-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Rrëfime nga të afërm e bashkëfshatarë për jetën dhe veprën e Cakë Kasum Bytyçi-t.
- ^ Kadishani, Jetish (2001). 'Qazim Bajraktari-Prijës i Bajrakut të Astrazupit'. Prishtinë: Vatra. fq. 45. ISBN 929(496.5).
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!) - ^ Kadishani, Jetish (2001). 'Alush Smajli-Qerrataja'. Prishtinë: Verana. fq. 53–56. ISBN 929 (496.5).
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!) - ^ a b c Gashi, Sinan (2022). 'Arllati'. Prishtinë: Sh.B Lena. fq. 40, 43, 51, 52, 54, 71. ISBN 978-9951-27-762-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bujupi, Naim (2013). '101 vjet gjenocid serb, pas luftërave'. Prishtinë: Trend. fq. 84. ISBN 978-9951-655-04-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Thaçi, Hamdi (2016). '‘Drenica-Epiqendër e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare’. Prishtinë: Trend. fq. 424–426. ISBN 978-9951-694-69-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)