Carrie (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Carrie
AutorStephen King
ShtetiSHBA
GjuhaAnglisht
BotoiDoubleday
Faqe199

Carrie është një roman epistolar horror nga autori amerikan Stephen King. Ky është romani i tij i parë, publikuar më 5 prill 1974, me afërsisht 30,000 kopje tirazh.[1] Historia vendoset në vitin 1979 dhe vërtitet rreth Carrie White, një vajze gjimnazi pa miq dhe që ngacmohet shumë në shkollë, që vjen nga një familje abuzive fetare, e cila përdor fuqitë e saj të sapo zbuluara telekinetike për t'u hakmarrë ndaj atyre që e mundojnë. Gjatë këtij procesi, ajo shkakton një nga katastrofat më të mëdha që qyteti i saj ka parë ndonjëherë. King ka komentuar se vepra e tij duket shumë "e gjallë" dhe "me një fuqi befasuese për të lënduar dhe tmerruar." Ky është një nga librat më të ndaluar në shkollat amerikane.[2] Shumica e librit përdor copa të prera gazetash, artikuj revistash, letra, dhe pjesë librash për të treguar se si Carrie shkatërroi qytetin e trilluar Chamberlain, Maine, ndërkohë që po hakmerrej ndaj shokëve sadist të klasës dhe vetë mamasë së saj Margaret.

Shumë përshtatje të Carrie janë publikuar, përfshirë një film të vitit 1976, një muzikal Broadway të vitit 1988, një vazhdim filmi i vitit 1999, një film televiziv i vitit 2002 dhe një film i vitit 2013. Libri i dedikohet gruas së King, Tabitha King: "Kjo është për Tabby, që më futi brenda kësaj – dhe më pas më nxorri jashtë."

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Stephen King from A to Z: An Encyclopedia of His Life and Work, George W. Beahm, pg. 29
  2. ^ "The 100 Most Frequently Challenged Books of 1990–2000". www.ala.org. American Library Association. Arkivuar nga origjinali më 2008-07-21. Marrë më 2008-07-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)