Charmed

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Informacione mbi serialin
Titulli shqip: Shtrigat
Titulli origjinal: Charmed
Shteti i prodhimit: ShBA
Viti i prodhimit:
(Vitet e prodhimit):
19982006
Kohëzgjatja e një episode: rreth 42 minuta
Episode: 178 (+1 pilot (episodi i parë) që nuk është publikuar)
Gjuha origjinale: Anglisht
Intro: Love Spit LoveHow Soon is Now ?
Studio / Prodhuesi(t): The WB
Krijuesi(t): Constance M. Burge
Zhanri: Dramë, Fantazi, Komedi, Mister
Transmetimi i parë në TV: 7 tetor 1998
Interpretojnë

Charmed ishte një serial i prodhuar në ShBA nga "The WB". Seriali filloi më 7 tetor 1998 dhe mbaroi më 21 maj 2006.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Seriali fillon kur tre motrat Prue (Shanen Doherty), Piper (Holly Marie Combs) dhe Phoebe (Alyssa Milano) Halliwell, rikthehen në shtëpinë e tyre në San Francisco, gjashtë muaj pas vdekjes së gjyshes.

Më e vogla e motrave, Phoebe, gjen një libër me emrin "The Book of Shadows" (Shqip: "Libri i Hijeve") në papafingon e kësaj shtëpie, dhe pa dashje ajo lexon me zë nga libri, dhe kështu ajo dhe motrat e saj marrin fuqitë magjike që ju takojnë :

  • Prue mund të lëvizë gjëra më fuqinë e mendjes (Telekinesis), dhe në sezonet e mëtejshme te serialit, ajo ka edhe fuqinë e projektimit yjor (Astral Projection).
  • Piper mund te ndaloje molekulat e çdo trupi (Temporal Stasis), në në sezonet e mëtejshme, ajo mund te shpërtheje gjëra (Molecular Combustion).
  • Phoebe ka fuqine që të shikoje në të ardhmen (Premonitions), te shkuaren (ClairVoyance), më pas edhe fuqine e levitimit (Levitation), dhe të empatise (Empathy), aftesi per te percjelle ndjenjat.
  • Paige është gjysmëmotra e tyre. Kur Prue vdes, Phoebe dhe Piper e zbulojnë se Paige është motra e tyre, dhe sezonat në vazhdim kalojnë me Paige. Paige ka fuqinë e treshes "charmed", por pasi babai i saj ka qenë rrezatues i bardhë (ndryshe nje engjell), ajo poashtu ka fuqite e një rrezatueseje të bardhe.
  • Leo është një rrezatues i bardhë, i cili dashurohet me Piper. Edhe Piper dashurohet me Leon, dhe ata martohen, e më pas bëjnë dy fëmijë : Wyatt dhe Chris.
  • Darryl Morris është një polic i cili luan që prej sezonit të parë. Ai e di sekretin e të magjepsurave, prandaj tre motrat dhe Darryl bashkëpunojnë majft shpesh. Roli i tij është rol pozitiv.
  • Cole- Nje gjysemdemon i cili bie ne dashuri me Phoebe-n dhe martohet me te. Më tej Phoebe kupton që ai kishte mbetur nje demon, megjithese donte shume te ishte nje njeri i thjështë per te jetuar një jetë normale me të. Por vetëm dëshira nuk mjafton, kështu që ajo me motrat e saj detyrohen ta vrasin.

Aktorët[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]