Cilësia e të dhënave gjeografike digjitale
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
1 Organizata Ndërkombëtare e Standarteve (ISO) e konsideron cilësine si “tërësia e karakterstikave të një produkti që bën të mundur plotësimin e kërkesave dhe nevojave specifike të parashtruara (nga klienti” (Goldwin, 1999). Në këtë këndvështrim termi cilësi e të dhënave gjeografike digjitale i referohet tipareve të ketyre të dhënave në raport me disa elementë të standartizuar që përcaktojnë vlefshmërinë e tyre në funksion të qëllimit të përdorimit dhe përdoruesit.
1.1 Duke qenë se shkalla e matjes së efektit të cilësise qe mbartin të dhënat në raport me vendimarrjen lidhet ngushtë me qëllimin për të cilin këto të dhëna janë përdorur cilësia e të dhënave gjeografike digjitale shpesh trajtohet nën prizmin “fitness for use” – e dedikuar për një qëllim të caktuar. Meqënëse të dhënat e krijuara synojnë zvogëlimin e paqartësive ne proçesin e vendimarrjes njerëzore në funksion të territorit, çdo gabim apo pasaktësi në bazën e të dhënave gjeografike digjitale dhe produktet finale sjell pasoja praktike, financiare e ligjore për përdoruesit.
Kur aplikohen në të dhena gjeografike dixhitale gabimet i referohen: a) pasaktësive në vendndodhjet hapësinore b) në matjet e atributeve sasiore dhe c) në klasifikimet apo emërtimet e objekteve dhe fenomeneve të interesit (ITC Textbook,2001).
Gjithashtu në kontekstin e të dhenave gjeografike digjitale, për vetë specifikat e tyre është me rëndësi të veçohen gabimet që shfaqen në a) burimet e të dhënave dhe b) gjatë përpunimit të të dhënave.
Cilësia e të dhënave sigurisht që shoqërohet edhe me një kosto financiare prandaj lind pyetja: sa do të shpenzojmë për proçeset e mbledhjes së të dhënave dhe analizimit të tyre? Kjo nuk ështeë një pyetje e lehtë per tiu pergjigjur pasi ka disa paqartësi të cilat lidhen më së shumti me element të tillë:pas mbledhjes së të dhënave mund të vërehet se ato nuk i japin zgjidhje problemit të ngritur; roli i të dhënave për një vendimarrje specifike mund te mos jetë aq i duksheëm fillimisht dhe zhvillohet gradualisht pas proçesit te përpunimit të tyre; vendimarrja është një proçes njerëzor dhe njerëzit kanë preferencat e tyre te cilat mund te devijojne nga ato fillestare dhe ti bëjnë të dhënat të pavlefshme (M.Lemmens, 2011).
Cilësia e të dhënave gjeografike është mbajtur parasysh gjithmone si nga disiplina e survejimit ashtu dhe ajo e Sistemeve te Informacionit Gjeografik (SIG). Nga këndvështrimi i survejimit rëndësia më e madhe i është dhënë proçesit të matjeve, ndërsa përdoruesit e SIG i kanë kushtuar më shumë vëmendje cilësisë së të dhënave në përdorim si mjete për të zgjidhur probleme të natyrës fizike dhe sociale nëTokë e që lidhen drejpërdrejt me vendimarrjen njerëzore (M.Lemmens, 2011).