Cistus albanicus
Cistus albanicus E.F Warburg ex Heywood, Feddes Repert 79:50(1968) . Nanofanerofite. Shkurrëz deri në 25m. Degët e reja me qime yjore dhe me qime të thjeshta të gjata. Gjethet eliptike , të gjelbërta , leshtore me qime të gjata të thjeshta dhe yjore 1.5-7mm gati të pa bisht dhe me dellëzime që zgjaten përtej mesit të llapës Lulesa cimë me 1-4 lule , e njëanshme . 5 nënpetla , të jashtmet janë me bazë të rrumbullakuar ose në trajtë zemre , me qime të dendura , të gjata , të bardha ose me qime të shkurtra. Lulet me diametër 3-4cm , të bardha shtyllëzat shumë të shkurtra . Kapsulat janë jomajëcunguara.
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cistus albanicus ndodhet kryesisht buzë pyejeve me ah , ryesisht ne Burrel. Endemike
Fenologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lulëzimi i Cistus albanicus e ka kryesisht në periudhën maj-qershor
Frutifikimi ndodh ne periudhën e muajit gusht