Dajti Ekspres
Dajti ekspres është një teleferik në Shqipëri, që të çon prej qytetit të Tiranës deri në Parkun natyror të Dajtit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teleferiku është vepra e parë e këtij lloji për vendin tone. Ndërtimi i teleferikut i ka dhëne një dimension të ri jo vetëm lidhjes dhe komunikimit por edhe të jetës qytetare. Në vetvete ky investim është një simbol i shkurtimit të largësive.
Dajtit Ekspres është një vepër tepër unikale, jo vetëm nga fakti se është i pari investim i këtij lloji në fushën e turizmit, të rekreacionit, te mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, por edhe nga fakti se si rrugë ajrore, për transport njerëzish ai ka specifikën e vet. Kjo jo vetëm për kompleksitetin e makinerive dhe pjesëve përbërëse, ashtu edhe për mënyrën e të dimensionuarit të stacioneve të sipërm e të poshtëm, të kullave mbështetëse, që u nënshtrohen forcave të mëdha tërheqëse, përkulëse dhe shtypëse.
Prodhimi i gjithë ansamblit të makinerive, ndërtimi i bazamenteve të stacioneve dhe kullave si dhe montimi i vetë teleferikut ja rrisin vlerat e saj një vepër e mirëfilltë dhe mjaft e ndërlikuar mekanike për llojin e vet.
Prezenca e dikurshme e «Kampit të Punëtorëve» dhe «Kampit të Pionierëve» si dhe në përgjithësi vlerat eko-turistike të pyllit që kanë tërhequr e po tërheqin nxënës të shkollave, të rinj e të reja, sportistë, alpinistë, skiatorë, turistë nga vende të huaja, në të gjitha stinët, ka treguar dhe po tregon se Parku Kombëtar i Dajtit ka luajtur kryesisht funksionin rekreativ.
Nga pikëpamja sociale instalimi dhe funksionimi i pandërprerë i teleferikut do të bëjë të mundur frekuentimin e Parkut dhe nga qytetarët që deri tani nuk kanë pasur apo nuk do kenë mundësi të udhëtojnë me apo makina.
Nga pikëpamja mjedisore teleferiku duhet konsideruar si elementi numër një i infrastrukturës së një Parku Kombëtar të menaxhuar me drejtim turizmi dhe rekreacioni.
Investimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompania private qe ka ideuar, projektuar dhe zbatuar këtë investim madhështor është “Dajti Ekspres Sh.a.”. Investimi për ndërtimin dhe shfrytëzimin e Teleferikut Dajti Ekspres është tërësisht privat i kryer me financim privat. Vlera totale e investimit të këtij objekti është 6,5 milionë EURO.
Presidenti dhe aksionari maxhoritar i kësaj kompanie është Z. Muhamet Malo (njëkohësisht president i dy nga kompanive me prestigjioze ne treg, Eurolloto dhe Telesport), i cili zotëron 91 % të aksioneve dhe pjesa tjetër e aksioneve nga Shoqëria e Sigurimeve SIGMA.
Ky projekt u mbeshet me kredidhënie nga Banka Credins.