Jump to content

Damin Zote Buli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Damin Zote Buli ishte nje kaçak nga fshati Varfanj i Gumenicës ne Cameri.

Lindi ne fshatin Varfanj te Gumenices-Cameri .Ne vitin 1911 del ne mal dhe lufton kunder ushtrise Turke,por nje vit me vone kapet nga turqit dhe burgoset ne kalane e Janines.Lirohet ne vitin 1913,kur greket pushtuan Janinen.Ne vitin 1914 rekrutohet ushatr nga forcat Greke dhe dergohet ne Selanik,por atje dezerton nga ushtria dhe kthehet ne Cameri ku qendron ne arati gjersa ushtria Italiane ne vitin 1916-1918 pushton Camerine,Pas largimit te Italise ai detyrohet te kaloje ne Shqiperi.Edhe ne Shqiperi detyrohet te qendroje i fshehur pasi agjentet greke e kishin nen vezhgim pasi qeveria greke e kishte denuar me vdekje ne mungese.

Qeveria e Ahmet Zogut i jep Damin Bulit nenshtetesine Shqiptare dhe nuk ja dorezon qeverise greke.

Gjete Luftes se Dyte boterore ai zgjidhet anetar i Keshillit N.Cl. por shume shpejt largohet nga komunistet kur shikon planet dhe lidhet e ngushta qe komunistet kishin me jugosllavet dhe E.A.M.-in grek.

Me vone i pergjigjet thirrjes se Ballit Kombetar dhe formon ceten e tij ne zonen e Delvines. Me vone ju dha komanda e Batalionit "Cameria",por per nje periudhe te shkurter,pasi kete batalion e mori nen komande Haki Rushiti.

Damini caktohet si Komandant i Batalionit "Skenderbeg" te Delvines,batalion qe ai e udhehoqi deri ne okupimin e Shqiperise nga komunistet. Ne Shkoder ai e shperndan Batalionin duke u thene ushtareve te ktheheshin ne vatrat e tyre,pasi nuk donte te derdhte gjak Shqiptari.

Denohet me vdekje nga komunistet Shqiptare ne mungese, detyrohet te largohet nga Shqiperia,por arrestohet ne Mal te Zi nga partizanet Shqiptare.I premtohet se do ti falej jeta nese luftonte kunder forcave Gjermane. Vdes gjate kohes ne ish Jugosllavi.