Daniel Vávra
Daniel Vávra (lindur më 2 shtator, 1975) është një zhvillues lojërash kompjuterike nga Çekia, Rychnov nad Kněžnou. Ai është drejtori, dizenjuesi dhe bashkë-themeluesi i kompanisë WarHorse Studios.[1] Është i njohur për autorësinë e lojës Mafia: The City of Lost Heaven dhe Kingdom Come: Deliverance (mbështetur në KickStarter).[2]
Diplomuar në Artet e Aplikuara, Turnov, Çeki, Daniel Vávra filloi karrierën e tij si dizenjues për kompaninë TIPA në fushën e marketingut. Ai ka kontribuar gjithashtu në shkrimin e artikujve të ndryshëm për Level (publikimi çek) si dhe në revista të tjera.[3] Në vitin 1998 do punonte si artist për Illusion Softworks. Puna e tij e parë do të ishte Hidden and Dangerous, por vetëm më vonë do të fitonte famë me lojën Mafia: The City of Lost Heaven. Në 2009 do largohej nga Illusion Softworks për të krijuar (si bashkëthemelues) kompaninë WarHorse Studios,[3][4] ku edhe spikat si zëri i kompanisë në intervista të ndryshme.[5]
Lojërat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]• Hidden & Dangerous (1999) nga Illusion Softworks
• Mafia: The City of Lost Heaven (2002) nga Illusion Softworks
• Mafia II (2010) nga 2K Czech
• Kingdom Come: Deliverance nga WarHorse Studios (2018)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.giantbomb.com/daniel-vavra/3040-25892/
- ^ https://www.kickstarter.com/projects/1294225970/kingdom-come-deliverance
- ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2014. Marrë më 11 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2013. Marrë më 11 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2014. Marrë më 12 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)