Shko te përmbajtja

Warhorse Studios

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e Kompanisë.

WarHorse Studios (në shqip Studio Kali i Luftës) është një kompani çeke themeluar në vitin 2011 nga personalitete me karrierë të gjatë në industrinë e lojërave kompjuterike si Daniel Vavra, Martin Klima, Victor Bocan dhe Zbyněk Trávnický.[1]

Personat e përfshirë në kompaninë WarHorse Studios kanë punuar në tituj të ndryshëm për Kompjuter Personal si Mafia dhe Mafia 2, UFO Triology, ARMA, etj. Personat e përfshirë kanë kontribuar edhe në krijimin e lojërave të ndryshme për celularë, për konsola xhepi (si Nintendo DS), e të tjera.[2]

Kompania në fjalë publikoi lojën e saj të parë Kingdom Come: Deliverance më 13 shkurt 2018. Loja është një RPG e cila zhvillohet në Boheminë mesjetare të përfshirë në Perandorinë e Shenjtë Romake dhe ka një theksim të lartë të realizmit historik. Ajo u financua suksesshëm në KickStarter dhe pati arritje të madhe komerciale edhe pse një lojë e shënjestruar për një audiencë të veçuar dhe specifike.[3][4] Motori programues i përdorur për krijimin e titullit në fjalë është CryENGINE 3 nga Crytek.[5]

  1. "Marrë më datë 12 shtator, 2014 nga blogu zyrtar i WarHorse Studios" (në çekisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2 shtator 2018.
  2. "About Us nga Warhorse Studios. Marrë më datë 12 shtator, 2014" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2017. Marrë më 2 shtator 2018.
  3. "Projekti në KickStarter me financim £1,106,371; marrë më datë 13 shtator, 2014" (në anglisht).
  4. "Të dhëna mbi numrin e shitjeve dhe të ndjekësve të lojës. Marrë më 2 shtator, 2018" (në anglisht).
  5. "Artikull zyrtar nga kompania Crytek, më datë 9 shkurt, 2012, e cila gëzon të drejtën e motorit" (në anglisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]