Dardania në Mesjetë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Metodat e hershme të politikës serbe për zhdukjen e popullit shqiptar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë të shumta metodat e politikës ekspansioniste serbe për uzurpimin e trojeve shqiptare, dhe të gjitha kanë për qëllim pastrimin etnik të Dardanisë nga shqiptarët dhe kolonizimin e saj me serbë e malazezë. Qyshë në Kodin e "car Dushanit" të shek. XIV, shqiptarët trajtohen shpesh edhe si barinj, bashkë me vllahët, madje, iu mohohet edhe përkatësia fetare si të krishterë të atëhershëm, por quhen si "heretikë", ose "gjysëmfetarë" ("polluverci"). Këtë politikë ndaj shqiptarëve e ka ndjekur edhe Bizanti gjatë sundimit të tij në këto hapësira shqiptare gjeografike, duke u përpjekur për denacionalizimin dhe dëbimin e tyre. Po kështu edhe më vonë, bëhen përpjekje të ndryshme për të injoruar paraqitjen e popullit autokton nën një emër të përbashkët.

Serbët kanë sajuar edhe "mitin e Kosovës" në ciklin e posaçëm në poezinë popullore, duke madhëruar "heroizmin e trimave legjendarë serbë", të cilëve u vinë ndihmë edhe zanat e malit, luanët e shpellave dhe engjëjt e qiellit. Me këto marri mitologjike edhe sot edukohet rinia shkollore serbe. Historiani rus, Aleksandër Gilferding, i cili ka qenë konsull në Bosnje e Hercegovinë në shekullin 19, shkruan : "Serbët e vjetër nuk kanë pasur mjaft talent dhe kanë pasur pak aftësi për ta kuptuar e shkruar historinë... Beteja e Kosovës (1389) për njerëzit e arsimuar ka shërbyer si temë pallavrash gjoja shkencore të divoçme."[1]

Dragolub Todoroviq në veprën e tij "Libri mbi Qosiqin" – "Në mitin e Kosovës asgjë nuk është e vërtetë... Pas disfatës në Kosovë (më 1389) serbët nuk bien në robërinë turke, sepse u bënë vasalë më besnikë të turqve"... "Serbët bashkëkohorë nuk e njohin historinë e vërtetë, ata janë vetëm nën ndikimin e historisë mitologjike, e cila ndër serbët është jashtëzakonisht e zhvilluar... Serbët, më në fund, pas 20 shekujve duhet t’i pranojnë bile parimet themelore të krishterimit... Ata që kanë proklamuar se Kosova është tokë e shenjtë serbe, kanë harruar se kështu ua kanë dërguar një porosi direkte të kobshme atyre që jetojnë në atë tokë, të cilët atje janë "pakicë e parëndësishme".

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ A.F. Gilferding, Putovanje po Hercegovini, Bosni i Staroj Srbiji, Sarajevo, 1972, 241-245