Daut Hoxha
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Daut Hoxha ishte luftëtar nacionalist, i cili me çeten e tij luftoi kundra regjimit antishqiptar grek dhe bandave kriminale të tij në Çamëri.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1913 Dauti krijoi çetën e vetë në përbërje të cilit ishin farë e fis të tij për të zbrapsur ushtrinë grekë.
Në 1925 kur Zogu mori pushtetin nuk donte ngatërresa me Greqinë. Por Dauti nuk hiqte dorë. Edhe pse jetonte tashmë brenda kufijve të Shqipërisë disa herë ai kapërcente kufirin dhe luftonte. Pikërisht për këtë qëllim autoritetet e Zogut e internuan në Lezhë, Krujë dhe më shumë në Elbasan. Pas disa vitesh e lirojnë nga internimi, e megjithatë Dauti nuk hoqi dorë. Natyrisht jo në mënyrën e dikurshme të të eaguarit ndaj Greqisë. Ai disa kohë jetoi edhe në Korçë, por më pas vendosi të jetojë neë Konispol në shtëpinë tonë që kishim atje. Megjithatë shtëpia jonë ishte shumë ndryshe nga shtëpitë e tjera. Një mik i familjes që vizitoi atë kohë Dautun dhe pa shtëpinë tha se kishte kujtuar se ishte kazermë ushtarake aq i armatosur dhe I përgatitur ushtarakisht ishte Dauti dhe njerëzit e tij. Shteti grek dërgoi ministrin e Flotës Luftarake zotin Boçari. Takimi u realizua sipas asaj që Dauti vendosi. U takuan brenda kufirit shqiptar. Ai I tha se I siguronte Dautit që të mos kishte asnjë problem dhe se qeveria greke e kishte falur. Por Dauti ia preu: Unë nuk i kam bërë ndonjë gjë qeverisë greke që të më falë. Unë nuk i kam kërkuar dhe nuk pres falje. Në fakt qeveria greke duhet të më kërkojë falje mua sepse më ka varrë dhe më ka prerë familjen time dhe njerëzit e mi. Më ka marrë mallin dhe më ka zënë edhe vendin. I dërguari I thotë se duhet ti linin pas këto edhe për faktin se ishin të dy shqiptarë. Por Dauti këtu I thotë diçka shumë të rëndësishme:
“Koka ime është mësuar të jetojë nën hijen kuq e zi, ndërsa koka jote nën hijet laramane. Mua nën hijen laramene më zihet fryma. Prandaj nuk bëhet kjo punë”. Shteti grek vuri një çmim prej gjysmë milioni dhrahmi për të shtënë në dorë Daut Hoxhën. Ne qershor te 1940 në afërsi të Vrinës u zbulua trupi pa kokë i udhëheqësit te Camerise midis dy lufterave Boterore.
Vrasja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kaluan disa kohë dhe ai mori një njoftim që të shkonte në Sarandë për të marrë armë. Mendoi që ti merrte armët që ia konsfiksuan. U nis nga Konispoli. Vangjel Pandoja nga Sopiku ishte agjent kryesor I Asfalisë që do të jete informata për lëvizjet e Dautit. Duke qenë se njihej me tim atë për shkak se e kishte punësuar disa herë në pronën e tij, ai kishte një lloj miqësie dhe e shfrytëzoi këtë. Ai njoftoi që Dauti po lëvizte nga Konispoli në Sarandë. Çeta greke që u caktua për ta vrarë përbëhej nga 7 veta, 4 korofillakë dhe 3 kriminelë që ishin liruar nga burgjet për të kryer vrasje. Pikërisht në sheshin e Rrahut, 7 kilometra brenda kufirit shqiptar, në gjysmën e rrugës Konispol-Sarandë e vranë në pritë. Ekspertiza nxori që nuk ishte vrarë në vendin që u gjet por në vend tjetër.
Më pas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agjensia e lajmeve “Stefani” e dha lajmin. Benito Musolini mori vendimin për të sulmuar Greqinë. Ky ishte dhe shkak sepse lufta ishte e parashikuar që do ndodhte. Vrasjen e shfrytëzuan italianet se u shërbeu si shkak. Edhe Greqia kishte kohë që po merrte masa. Një nga masat ishte edhe dëbimi masiv i çamëve në ujëdhesat e Turqisë. Kjo u bë sepse kështu ata eleminimin një forcë që do mbështeste Italinë në këtë sulm.
Revista italiane “Illustrazione” realizoi një skicë për varsjen.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Daut Hoxha was a participant or observer in the following events Profili Daut Hoxha Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.