Dejan Anastasijeviq
Dejan Anastasijević ishte një gazetar serb, i cili ka dokumentuar krimet e luftës gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Ai vdiq në moshën 57 vjecare, pas një lufte të gjatë me sëmundjen.[1]
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dejan i përket gjeneratës së gazetarëve që mbuloi luftërat ballkanike pas përfunditmit të Luftës së Ftohtë. Dejan ka raportuar krimet e luftës së forcave ushtarake serbe kundrejt myslimanëve dhe kroatëve për mediat serbe si B92, Tanjug, Vreme. Në 1996 Anastasijeviq u emërua korrespondenti për Beogradin i revistvs TIME në 1996.[2]
Teksa një lëvizje separatiste e shqiptarëve etnikë nisi në krahinën e Kosovës (pjesë e ish-Jugosllavisë asokohe) në fund të viteve 1990, ku forcat e shumta serbe goditën kryengritësit dhe civilët, Dejan u shndërrua në një nga zërat kryesorë në mbulimin ndërkombëtar të kësaj krize.
Sulmet nga autoritetet serbe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Objektiviteti, qëndrimi kritikik nga Millosheviqit dhe paanshmëria në raportimin gazetaresk solli një valë sulmesh ndaj gazetarit nga ana e autoriteteve serbe. Gjatë bombardimit të Beogradit nga NATO gjatë luftës në Kosovë, kërcënimet nga forcat ushtarake serbe e detyruan gazetarin serb të largohej së bashku me familjen në Vjenë, Austri. Ai u rikthye në Beograd pas shumë vitesh për të jetuar me familjen e tij. Gjithsesi pas kthimit në Beograd, shtëpia e tij u sulmua me granatë.[3]
Dëshmia kundër Millosheviqit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur Sllobodan Millosheviq nisi të gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në gjykatën e Hagës në fillim të viteve 2000, Anastasijeviç dëshmoi kundër tij.