Jump to content

Delja e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Delja e Kosovës është një racë e deleve e cila e ka marrë emrin sipas Fushës së Kosovës, ku është më tepër e përhapur.

Delja e Kosovës hyn në grupin e deleve bishtgjata, kokën e ka relativisht të gjatë dhe të ngushtë. Delet janë shyte kurse deshtë me brirë të fortë e të pigmentuar, veshët i kanë horizontal dhe pakë të lëshuar. Është dele me madhësi mesatare, me lartësi të xhidavisë rreth 74 cm. Ka gjoks të thellë dhe me thellësi trupore në përgjithësi, mirëpo gjerësitë i ka të pamjaftueshme, kështu që është trup ngushtë. Delet kanë masë trupore rreth 35 kg, kurse deshtë rreth 50 kg. Delet janë të mbuluara me lesh të gjatë, me gjatësi të xhufkës deri 20 cm. Bashkën e ka të hapur, delet prodhojnë rreth 1,5 kg lesh, kurse deshtë rreth 2 kg, me rreze 56-60%, dhe cilësia e leshit është e asortimentit DE. Nga xhufkat tjera dallohet, sepse koka nuk është e mbuluar me qime të zeza. Këmbët gjithashtu i ka me qime ngjyrë të zezë. Nuk ka treguar rezultate të lakmueshme në kryqëzimin me merinizim. [1] [2]

  1. ^ Blegtoria e veçante, Niveli II, MASHT Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine, Prishtinë, 2013, fq. 50
  2. ^ Prezentim i racave autoktone te deleve qe rriten ne territorin e Kosoves

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]