Raca Bardhoka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Raca bardhoka)
Jump to navigation Jump to search
Sheeps drink from Lumbardh lake.jpg

Raca e deleve Bardhoka ose Delja e Bardhë e Dukagjinit është një racë autoktone e deleve e cila mbarështohet për (qumësht, mish, lesh dhe hulumtime). Kjo është një racë delesh e përhapur më së shumti në Kosovë dhe pjesërisht në Malin e Zi dhe Shqipëri. Bardhoka i është përshtatur të gjitha kushteve të mjedisit e veçanërisht temperaturave të ulëta. Megjithatë, Bardhoka është e ndjeshme ndaj lagështisë. [1] [2]

Karakteristikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raca Bardhoka ka një ngjyrë të bardhë me ngjyrë rozë të lëkurës. Që të dy gjinitë janë me brirë.

Deshët e rritur peshojnë 65 kilogram (143 lb) ndërsa delet 50 kilogram (110 lb) Në gjidavi, deshët e rriturr arrijnë 70 centimetra (28 in) dhe delet 60 centimetra (24 in). Periudha e laktacionit tek delet e racës bardhoka zgjatë për rreth 180 ditë, gjatë së cilës japin 200 litra qumësht me rreth 7.1% yndyrë të qumështit. Në lindje, deshtë peshojnë 3.5 kilogram (7.7 lb) ndërsa delet peshojnë 3.2 kilogram (7.1 lb). [3] [4] [5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ GENETIC DIVERSITY OF BARDHOKA BREED IN ALBANIA AND KOSOVA ANALYZED BY MICROSATELLITE MARKERS Research Journal of Agricultural Science, 41 (2), 2009, Retrieved 2017-11-20
  2. ^ "Breed description: Bardhoka". SHEEP in ALBANIA. Department of Animal Breeding and Genetics, School of Veterinary Medicine Hannover. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 janar 2008. Marrë më 2009-05-14. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Blegtoria e veçante, Niveli II, MASHT, Prishtinë, 2013, fq. 50
  4. ^ Prezentim i racave autoktone te deleve qe rriten ne territorin e Kosoves
  5. ^ Genetic diversity of Bardhoka breed in Albania and Kosova analyzed by microsatellite markers

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]