Jump to content

Dhimitër Kamarda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Demetrio Camarda)

Dhimitër Kamarda it. Demetrio Camarda (Hora e Arbëreshëvet, 23 tetor 1821 - Livorno, 1882) ka qenë presbiter i ritit bizantin dhe gjuhëtar italo-arbëresh.

Gramatolog i gjuhës arbëreshe dhe asaj greke, historian dhe filolog, mbahet ndër studjuesit më të rëndësishëm të shqipes në shek. XIX, që shkroi monumentet e para shkencore e sistematike të kulturës arbëreshe. Si studjues i folklorit arbëresh dhe njohës i gjuhësisë indo-evropiane, u përball ndër të parët me çështjen e gjuhësisë shqipe me kryeveprën e tij në këtë fushë "Saggio di Grammatologia comparata sulla lingua albanese" botuar në Livorno më 1864, duke e ndjekur me një "Appendice al saggio..." botuar në Prato pas dy viteve[1], i rëndësishëm për folklorin e radhitur.

Dhimitër Kamarda u lind në Horë të Arbëreshëvet më 23 tetor 1821, ndoqi të nxënët tek Seminari italo-arbëresh i Palermos, ku edhe dha mësim për disa vite.

I shtrënguar që të linte Siçilinë ngase autoritetet e Mbretërisë dyshonin fortazi tek ndjesitë e tij patriotike, konspiruese dhe kryengritëse, u largua drejt Livornos ku u emërua arqimandrit i Kishës së të Tërshenjtës Anunciatë e ritit bizantin[1].

Kryevepra e tij "Saggio di Grammatologia comparata sulla lingua albanese" (shqip. “Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe”) që përballja e parë, me risitë shkencore të kohës në gjuhësi, mbi studimin diakronik të shqipes. Nga veprat e tij : “Alfabeti i përgjithshëm shqiptaro – epiriot”, “Tri këngë popullore shqipe të Epirit” etj.

  1. ^ a b Rrota, Justin (2006). Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 568. ISBN 99943-696-9-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)