Jump to content

Demonstratat e `81-shit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Demonstratat e vitit 1981)

Demostratat e `81-shit

Kjo shprehje përdoret për të përshkruar revoltën e shqiptareve ose me saktë të demonstratave mbarë popullore në gjithë Kosovën. Ka të dhëna se në këto demonstrata morrën pjesë afro 1 milion veta në gjithë Kosovën.

Demonstratat filluan si nje levizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 mars 1981 për kushte më të mira në mencen e studentëve në Prishtinë,[1] por ne fakt ishte shkendiaja ne nje zinxhir mbi mllefin e akumuluar prej vitesh.

Shërbimi policor pas intervenimit brutal ndaj studetëve të revoltuar paraburgosi një numër të madh të studentëve. Kjo ndërhyrje shkaktonë demostratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe parabugosen disa student. Më këtë fillon edhe zinxhiri i demostratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si "Demonstratat e Punëtorëve" në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata Jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e "Krahinës Socialiste të Kosovës" vendoset "Gjendja e jashtëzakonshme" e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdonë deri me fillimin e luftës në Kosovë

I gjithë zinxhiri i demostratave është përcjellur nga lufta speciale e Doktrina e shenjt serbe. Që nga fillimi i revoltes në mence deri te marrja në dorë e forcës së armatosur, kjo doktrinë ka vepruar me metodat e saja pasive dhe aktive nga prapavija. Katër vitet e para pas demostratave, nga organet e sigurimi janë dënuar 4 mijë veta. Gjatë periudhës 1981-1990 si rrjedhë e zinxhirit të demostratave janë vrarë 183 qytetarë civil dhe 63 ushtarë shqiptarë në armatën Jugosllave. Janë dënuar 1346 ushtarë dhe 10000 civil për kundërvajtje politike. 3500 persona kanë vuajtur dënimin mesatar me burg prej 7,1 vjetëve. Çdo i treti shqiptarë në Kosovë është keqtrajtuar nga policia, kurse më 1990 janë helmuar mbi 7000 nxënsë dhe student kryesisht femra. Ne kete rast u fol edhe per sterilizim te femrave shqiptare me qellim uljen e popullsise shqipatre ne Kosove.Nga kjo pikepamje shteti jugosllav barazohet me veprimet e sadam Huseinit kundra kurdeve.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ (RTK) ?categoryId=1&newsId=33190

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krasniqi, Jakup "Pranvera e lirisë'81" Buzuku 2011