Jump to content

Demoskena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Demoscene)
Assembly 2004 - kombinim i Demo party dhe LAN party

Demoskena (anglisht: Demoscene) është subkulturë e artit kompjuterik e specializuar në prodhimin e demove, të cilat janë prezantime audio-vizuale jo interaktive që zhvillohen drejtpërsëdrejti në kompjuter. Qëllimi kryesor i këtyre demove është tregimi i shkathtësive programuese, artistike, dhe muzikore.

Demoskena së pari u paraqit në periudhën 8 bitëshe të kompjuterëve si Commodore 64, ZX Spectrum dhe Amstrad CPC, dhe filloi të dominonte gjatë popullarizimit të kompjuterëve shtëpiakë 16/32 bitësh si Atari ST dhe Amiga. Në vitet e hershme, demot kishin lidhje të forta me shkatërrimin e softverëve. Kur një program i krekuar startohej, atëherë shfaqej një introduksion grafik i quajtur "crack intro" ku paraqiteshin nofkat e krakerëve dhe ekipeve të tyre. Më vonë, punimi i introve dhe demove të pavarura u zhvillua nëpërmes një subkulture të re e cila ishte e pavarur nga skena e piratëve softverik.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]