Jump to content

Devshirmeja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Devşirme)
Rekrutimi i Jeniçerëve në Ballkan (Sulejmannameja)

Devshirmeja (osmanisht: دوشيرمه devşirme, fjalëpërfjalë: "mbledhje") e njohur ndryshe edhe si taksa e gjakut, ka qenë kryesisht praktika që në Perandorinë Osmane dërgonte oficerë ushtarakë për të marrë djem të krishterë, të moshave nga 8 deri 18 nga Evropa Lindore, Juglindore dhe Anadolli - në mënyrë që të rriteshin për t'i shërbyer perandorisë.

Fëmijët dërgoheshin në Anadoll ku i shpërndanin midis popullsisë me qëllim që të mësonin gjuhën, zakonet e vendit, fenë myslymane. Kur arrinin moshën madhore, i futnin në korpusin e jeniçerëve ose në shërbime të ndryshme në pallat. Ky detyrim çnjerëzor ishte shfaqje e politikës së diskriminimit të thellë kombëtar e fetar që ndiqnin osmanllinjtë. Devshirmeja u zbatua gjerësisht në viset shqiptare gjatë shek.XV-XVI. Detyrimi u bë shpeshherë shkak për shpërthimin e kryengritjeve të fshatarësisë. Devshirmeja u hoq aty nga mesi i shek. XVII.