Jump to content

Dhimitër Pecani

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dhimiter Pecani)

Dhimitër Pecani u lind në Korçë3 shkurt të vitit 1945, është një aktor i mirënjohur shqiptar.

Kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e dramës, në vitin 1966. U emërua aktor në Teatrin Popullor po këtë vit. Ka interpretuar disa role në karrierën e tij si aktor, Nazimi te “Shokët”, “Dritani te “Ngjarje në fabrikë”, Ndou te “Cuca e maleve”, Agroni te “Studentja e vitit të fundit”, Shpendi te “Tokë e zjarrtë”, etj. Por suksesin më të madh e pati si regjisor, duke vënë me sukses afro 20 pjesë, si “Gjëmimi i atij dimri”, “Miq të paftuar”, “Një dimër i shkurtër”, “Romeo dhe Zhulieta”, “Rajmonda”, “Dy zotërinj nga Verona”, “Ezopi”, etj. Në vitet ’90 u largua nga vendi për në Francë, ku gjendet edhe sot.

U rikthye në Teatrin Kombëtar më 2003, për të vënë në skenë komedinë “Karnavalet e Korçës”. Ka interpretuar si aktor edhe në 8 filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artist i merituar”.

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.