Diabetes mellitus tip I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Diabeti tip I

  1. Prek zakonisht moshat e reja.
  2. Njihet edhe si diabet që s'trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus).
  3. Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun.
  4. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.
  5. Diagnoza:
    • a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
    • b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose...
    • c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
  6. Trajtimi: insulinë.
  7. Ketoacidoza diabetike:
    • a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinës. Në mungesë të insulinës, mëlçia prodhon trupat ketonikë (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).
    • b. Shenjat dhe simptomat: dhimbje barku, dehidrim, frymëmarrje e tipit Kussmaul (frymëmarrje të ngadalta e të thella), rritje e hendekut anionik (anion gap), prani e ketoneve në gjak dhe në urinë, hiperkalemi, hiperglicemi.
    • c. Trajtimi i ketoacidozës diabetike: lëngje intravenoze, kalium, dhe insulinë. Insulina jepet për të frenuar ketogjenezën, jo për të trajtuar hipergliceminë. Prandaj, nëse glukoza normalizohet, insulina vazhdohet e shoqëruar me glukozë.