Diskutim:Çeta “Sali Murati”
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Çeta “Sali Murati”. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
ps
Morri pjese ne luftimet ne jug te Shqiperise. Aktivisht mori pjese ne Betejene e Drashovices, në këtë luftë shkuan edhe mbi 70 vranishtiotë të tjerë, të organizuar në forcat territoriale. Të gjithë u vunë nën drejtimin e shtabit partizan të Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër. Luftëtarët vranishtiotë, pasi qëndruan dy-tre ditë në kodrat e Penkovës, për t’u prerë rrugën e Selenicës forcave gjermane, u hodhën në sulm kundër përqëndrimit armik në fushën e Mavrovës, duke bërë të mundur çlirimin e rreth 6000 robërve italianë. Çeta partizane “Sali Murati”, e mbështetur dhe nga bashkëfashatarët vranishtiotë, u angazhua gjithashtu në luftime të ashpëra në kodrën e Pleshtit, në Qafën e Brumbullit, në Majën e Shturos etj. Në këto luftime, krahas akteve trimërore të Refat Ribit dhe Feim Tahirit, u plagos bashkëfshatari ynë Feti Bajrami, ndërsa në Pogradec, në këtë kohë, u plagos bashkëfshatari tjetër, Aliko Leskaj, i inkuadruar në Brigadën e Parë Sulmuese.
Pas betejës së Drashovicës, çeta partizane “Sali Murati”, të cilës iu shtuan edhe 16 partizanë të tjerë vranishtiotë, u inkuadrua në batalionin “Halim Xhelo” dhe mori pjesë në një sërë luftimesh kundër forcave gjermano-balliste, si në Këlcyrë, Kiçok, Gjirokastër, Gjorm etj. Në luftimet që u zhvilluan në Gumenicë, vetëm një skuadër e komanduar nga Hysen Çino, i cili në këtë kohë ishte komandant i çetës “Sali Murati”, shpartalloi disa dhjetra ballistë, duke vrarë edhe komandantin e tyre Neki Hoshtimën. Krijimi e funksionimi me kohë i strukturave të luftës, si Këshilli Nacionalçlirimtar, njësiti i armatosur, organizatat e Partisë, rinisë, gruas e sidomos çeta partizane “Sali Murati”, si formacion i parë partizan i fazës së parë të luftës, i cili i garantonte anëtarësinë çdo bashkëfshatari patriot që dëshironte të luftonte me armë fashizmin; aktiviteti propogandistik, logjistik e luftarak si zonë lufte; dështimi i rrugëve të kompromisit për bashkëpunim e as qëndrim neutral, i dhanë hov lëvizjes antifashiste në Vranisht. Duke qënë se fshati ishte një prapavijë e sigurtë e forcave partizane dhe e organeve politike të saj, armiqtë u përpoqën që t’i largonin përkohësisht banorët nga fshati dhe rrethinat e tij, për diku poshtë nga Vlora, gjoja për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre. Një manovër e tillë do të ishte vdekjeprurëse për strategjinë e mbrojtjes popullore, do të asfiksonte luftën partizane. Në të kundërt, shtëpitë e Vranishtit u kthyen në një zinxhir të luftës antifashiste, vatrat e tyre u mbajtën gjithnjë të ngrohura e të ndezura, pa përfillur koston e madhe që do të paguanin. Këto organizime, qëndrime e veprime të Vranishtit dhe shumë aksione sulmuese nuk mund t’i shpëtonin syrit dhe veshit të armikut. Aq më tepër planeve luftarake për neutralizimin dhe asgjësimin e gjithçkaje kundërvënëse, që me çdo mjet dhe dredhi kërkonte nënshtrimin e të panënshtruarëve. Vranishti për mbrojtjen e tokës së stërgjyshërve duhej të paguante jo vetëm për atë që kishte bërë, por edhe për atë që mund të bënte.
Pas betejës së Drashovicës, çeta partizane “Sali Murati”, të cilës iu shtuan edhe 16 partizanë të tjerë vranishtiotë, u inkuadrua në batalionin “Halim Xhelo” dhe mori pjesë në një sërë luftimesh kundër forcave gjermano-balliste, si në Këlcyrë, Kiçok, Gjirokastër, Gjorm etj. Në luftimet që u zhvilluan në Gumenicë, vetëm një skuadër e komanduar nga Hysen Çino, i cili në këtë kohë ishte komandant i çetës “Sali Murati”, shpartalloi disa dhjetra ballistë, duke vrarë edhe komandantin e tyre Neki Hoshtimën.
Krijimi e funksionimi me kohë i strukturave të luftës, si Këshilli Nacionalçlirimtar, njësiti i armatosur, organizatat e Partisë, rinisë, gruas e sidomos çeta partizane “Sali Murati”, si formacion i parë partizan i fazës së parë të luftës, i cili i garantonte anëtarësinë çdo bashkëfshatari patriot që dëshironte të luftonte me armë fashizmin; aktiviteti propogandistik, logjistik e luftarak si zonë lufte; dështimi i rrugëve të kompromisit për bashkëpunim e as qëndrim neutral, i dhanë hov lëvizjes antifashiste në Vranisht. Duke qënë se fshati ishte një prapavijë e sigurtë e forcave partizane dhe e organeve politike të saj, armiqtë u përpoqën që t’i largonin përkohësisht banorët nga fshati dhe rrethinat e tij, për diku poshtë nga Vlora, gjoja për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre. Një manovër e tillë do të ishte vdekjeprurëse për strategjinë e mbrojtjes popullore, do të asfiksonte luftën partizane. Në të kundërt, shtëpitë e Vranishtit u kthyen në një zinxhir të luftës antifashiste, vatrat e tyre u mbajtën gjithnjë të ngrohura e të ndezura, pa përfillur koston e madhe që do të paguanin. Këto organizime, qëndrime e veprime të Vranishtit dhe shumë aksione sulmuese nuk mund t’i shpëtonin syrit dhe veshit të armikut. Aq më tepër planeve luftarake për neutralizimin dhe asgjësimin e gjithçkaje kundërvënëse, që me çdo mjet dhe dredhi kërkonte nënshtrimin e të panënshtruarëve. Vranishti për mbrojtjen e tokës së stërgjyshërve duhej të paguante jo vetëm për atë që kishte bërë, por edhe për atë që mund të bënte.
Start a discussion about Çeta “Sali Murati”
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Çeta “Sali Murati”.