Diskutim:Agron Rrahmani

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Agron Rrahmani. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Me keqardhje duhet thënë që artikulli nuk përmbush standardet e një shkrimi enciklopedik. Janë karakteristika të caktuara të cilat duhet përmbajtur një shkrim enciklopedik e posaçërisht kur bëhet fjalë për biografi të një figure të caktuar. Pavarësisht nëse ky është një shkrim i një autori të caktuar të njohur apo të pa njohur.
1. Artikulli duhet përmbajtur fakte si emri, mbiemri, ditëlindja, ditëvdekja, veprimtaria, veprat e të tjera.
2. Faktet duhet sa më shumë referuar duke theksuar burimi nga i cili jan marrë. Assesi nuk është e lejuar, pra është plagjiaturë, që të merret një shkrim i tërë nga një libër, revesitë, gazetë, apo faqe interneti dhe të hidhet si artikull. Duhet dalluar referimi i hapur dhe referimi në formë të citatit.
3. Në shkrim nuk ka emocione dhe zbukurime përmes përshkrimeve të ndryshme.
4. Devijimi i temës është i pa pranueshëm. Nëse flasim për një person, duhet përshkruar atë person duke mos u larguar për asnjë moment nga ai dhe duke kaluar në temë tjetër që ngjason me atë të personit të caktuar. Madje devijim është edhe nëse flasim, në këtë rast, për një luftë ku personi ka marrë pjesë. Për luftën flitet tek artikulli i luftës dhe jo tek ai i personit.
Kujdes gjatë të shkruarit të artikujve.
Suksese Puntori (diskutimet) 23 Shkurt 2015 14:45 (CET)