Jump to content

Diskutim:Banhofi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Banhofi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Tjeta Dan!

Mu per vedi nuk po me pelqen aspak e po habitem, qe ti si nismetar kunder barbarizmave dhe ruajtes i pastertise se gjuhes shqipe nga njena ane, po e demton ate nga ana tjeter me duart tuja. Ti ke fillu disa artikuj per mendimin tem krejtsisht te panevojshem si Banhofi, Bundeskanzler etj. e shume "artikuj" te tjer me terma angleze (Agreement) etj, francete Académie française (Akademia franceze) etj. etj. Ktu s´bahet msimi i gjuhes angleze apo ndonji tjetre!!! Apo jo? N.q.s keto fjale apo emertime perdoren nga mergimtaret ato s´kan vend ketu e ne gjuhen shqipe dhe nuk duhet t´u jepet zemer perdorimit te ketyre fjaleve: si p.sh Bundeskancelar; Banof etj. Çdo shqiptar qe jeton ne Gjermani e din se ça don me than Banhof e Bundeskancelar etj. Asht tjeter pune nese ai s´don me e perdor barazvleresin ne gjuhe shqipe: per Banhof = stacion treni, dhe Bundeskancelar = Kryeminister gjerman (i Gjermanise). Ky asht vetem mendimi jem ti ban si te dush. Leke Mjeku

Së pari falemnderit për ktitikë. Unë jamë për pastrimin e gjuhës por nuk e mbështesë paditurin. Tani po mundohem ta shpjegojë qëlimin e hapjes së artikullit Banhofi.

  1. Jam kundër bararizmave në gjuhen shqipe aq sa edhe barbarizmave në gjuhët tjera sepse po thuaj se të gjitha e kanë rregullën e përdorimit të barbarizmave (gjermanisht DUDEN - më duket). D.m.th kjo nuk është punë patriotizmi (siç po mendojnë disa) por punë e shkencës/mësimeve mbi gjuhët.
  2. Artikullin "Banhofi" e hapa pasi që është aq i përhapur nga mërgata në gjermani sa që anëtarët e gjeneratës së dytë nuk e dallojnë që nuk është fjalë shqipe. Dhe kjo gjeneratë ka ndikim në këtë projekt.
  3. Çdo fjalë që flitet shqip e ka vendin në gjuhën shqipe pa marrë parasysh është burimore shqiptare apo e huazuar nga gjuhët e vdekura apo ato të gjallat. Vendi i saj caktohet sipas rregullave të gjuhës shqipe.
  4. Për të i tërhequr vërejtjen përduruesve se shkrimi i emërtimeve sipas gjuhëve të huaja as se si nuk do me thanë që ai emër është shkruar në gjuhen shqipe (Ky është projekt i gjuhës shqipe). Sepse ato as nuk hyjnë në kategorin e barbarizmave e lërë më në gjuhen shqipe. Ato nuk ekzistojnë për gjuhën shqipe. Fjala Banhofi është barbarizëm në gjuhen shqipe dhe n ëgjuhën gjermane. Fjalët e huaja që janë paraqitur si artikuj në gjuhën shqipe si p.sh Agreement, Gerhard Schröder nuk ekzistojnë për gjuhën shqipe, sepse nuk kanë shkronja të alfabetit d.m.th nuk mund të lexohen shqip.
  5. Fjala "banhofi" është skaji i kufirit ku më tej nuk bonë, shumë kush e ka kalu at kufi por edhe e kanë mbulu shqipen, por prej tingëllimes e reklamave nuk e kanë pa e me fjalën "banhofi" kjo e bënë të qartë çka d.m.th barbarizmi në një gjuhë. Përvetsimi i gjuhës së hujë paralel me harrimin e gjuhës amëtare.
  6. Dhe pjesa shkencore e këtij artikullit është mbledhja e huazimeve dhe barbarizmave nga mërgata e cila tenton pa vetë dije të fusë ato në gjuhen shqipe.
  7. Sa i përket anës patriotike artikulli nuk ka ndonjë anë të tillë pos ndoshta që mund të merret si urë lidhëse gjuhësore. Në munges të kësaj ure në të kalurën kanë ndodhur izolime të mërgatës që sot ose janë zhdukur ose paraqiten si "koloni/konservime të fjalëve shqipe" që disa u thonë "dialekte" e shkojnë edhe më tutje "gjuhë".
  8. Së fundi më vije shumë mirë që bile dikush reagoj.--Hipi Zhdripi 8 Korrik 2007 02:35 (UTC)

Upsss!!! Ndoshta nga një herë jamë konservativ dhe e përcjelli mendimin po më duket të Shote Galicës : Plumi nxirret me plum


Sa per me ta ba ty te *ditun* Dan, fjala "Banhof" ne «Fjalorin e Sotem te Gjuhes Shqipe» (me sa *di* un) nuk ekziston (asht).
Edhe gjermant ne Vikipedian e tyne (prap) me sa *di* un nuk perdorin "DUDEN" per shkrim, po HOCH DEUTSCH.
Vendin e ksaj fjale nuk e percakton ti ne gjuhen shqipe (duden-in tand shqip). Gjuha shqipe (me sa *di* un) nuk ka ndonji "duden", por Fjalorin e Sotem te Gjuhes Shqipe.
Fjala "Bahnhof" asht barbarizem ne gjuhen gjermane!!! Ça je tu than mor Dan?
Une Gerhard Schröder e lexoj kshtu ne shqip "GERHARD SHRËDER", ti jo, ti e din ma mir.
Agreement, (e lexoj un shqip "Ëgrimënt") nuk asht fjal shqipe e as perdoret ne Fjalorin e Sotem te Gjuhes Shqipe (prap me sa *di* un, ndoshta jam un gabim).
«pjesa shkencore e këtij artikullit është mbledhja e huazimeve dhe barbarizmave». Ti e quan artikullin shkencor?! Mir, ti e din ma mir.
Kyt «Upsss!!!»-in tand te dashtun nuk po e kuptoj? "Plumi nxirret me plum"?!
PO-E-ZI
BAHNHOF
(Një rrep për katundarin tim)

Ec shqiptari me duar n`xhepa
- kërrasin sorrat e askund plepa,
pëfundi rrugët cazë ngushtohen
re të nxira - përqafohen.
Dhe kokën kur ngritë shqiptari
qielli rrenë ngjyrë qelibari:
pa ambrellë, është pa "pare" -
dhe duarve n`xhep nisë, u vjen - marre!
Kërkon orën shqiptar-ngrati
e ka harruar te - avokati;
(s`kishte pare as për - ankesë
e ai s`është "Nënë Terezë"!)
Dhe ai ngutet me duar n`xhepa
- kërrasin sorrat e hiç kund plepa,
fillon shi dhe, i shpëton një: offff,
takim ka lënë ai, në - Bahnhof!

Shqiptar tjetër me duar n`xhepa
- të njejtat sorra pa të njëjtit plepa,
ec ngadalë ai, si - zotëri (...)
kërkëllojnë zorrtë se ka uri:
s`ka ngrënë bukë (ai) tash dy ditë
(me lek't'e fundit bleu qibrit!)
po as n`Hajm sot nuk i rrihej
n`vetmi cigarja i pihej...
Ec shqiptari pa kuptim
cak i tij kjo rrugë e pa këthim,
ec pa sherr - o, (ky i shkretë?)
ju ka bërë dita - tri vjet...
(I vjen turp ndaj nuk tregon
po dhe ky n`Bahnhof po shkon!)

Refreni:
Bahnhof i Frankfurtit, La Gare e Marsejit,
Station i Londrës, Bahnhof i Mynhenit
Bahnhof i Strasburgut, Stazione i Milanos
Järnvegstation i Malmes, Stanica e Pragës
La Gare e Parisit, Bahnhof i Hamburgut
Bahnhof i Cyrihut, Rautatieasema i Helsinkit
La Gare e Brukselit, Bahnhof i Shtutgardit
Bahnhof i Lucernit, Estazioñ i Madridit

Bahnhofa të Evropës dhe stacione të tjera
janë për zogj shtegtar, që kundërmojnë - herdhe
Po ka ca vite që kanë hyrë n`histori, që i vjen era!
Bahnhofet - pikëtakime të shqipeve pa çerdhe

Refreni i refrenit:
Ndalu o tokë, ndalu, se - dua të zbres
Në mos t`u jetoftë, unë nuk mund të vdes!!!

Tjetër kapuçbardhë me duar në xhepa
gjithë të njejtat sorra nëpër kurrfarë plepa,
në midis të qytetit si në një - objektivë
dhe xhepat e shtjerrë janë një - përspektivë!
Shikon ai raftet prinjas, nëpër shitore
dhe përbinë lëngun që i rrjedh prej goje
çdo gjë tash i duket si mollë e ndaluar
pse urinë në xham ia kanë vizatuar?
Ama shitësat presin ta zënë në thue
(Or gomar, unë s`vjedh, as mund, e as nuk due!
kot së koti bastard, më ke vënë pritë
nuk e kam pasur kurrë hajninë n`traditë)
Dhe ua bë shitësve, një: - hej, o shitës, fuck off
punë shumë më t`meçme kam n`Bahnhof!
("Ngucakeqi" nr.9-10/1998)

Marrë nga [1]--Hipi Zhdripi 26 Mars 2008 23:22 (UTC)