Përdoruesi:Leke Mjeku
E enjte
21
nëntor
2024
10:09 UTC
|
3 ligjet e vikipedianit:
|
Sot është E enjte, 21 nëntor 2024, dhe Vikipedia në gjuhën shqipe numëron 100.701 artikuj, - herë të përpunuar
dhe 167.372 përdorues.
|
LUTJE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kushdo është i lutur të thotë mendimin e tij, mbi punën dhe njerëzit! (këtu mbi punën time).
- Kushdo është i lutur, të pyesë pa ngurrim e droje për paqartësi, me aq sa di do të mundohem t´ju përgjigjem.
Shtysat e mia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikipedia:Babel | ||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| ||||||||||
Search user languages |
- JI I THJESHTË!
- JI I DURUESHËM!
- JI I DREJTË!
- JI ZEMËRGJERË!
- NDIHMO KU NEVOJITESH!
- NDERO TË TJERËT!
- TË GJITHË JEMI NJË(LLOJ NJERËZ)!
- Ç´TË MBJELLËSH DO TË KORRËSH!
- JI NJERI!
- NJIH VETVEHTEN!
GJUHA SHQIPE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kjoft mallku ai bir shqyptari ...edhe atij iu thaftë, po, goja, Gjuha jonë, sa e mirë sa e ëmbël, Përmbi za që l'shon bylbyli gjuha shqype m'shungullon,
|
THANIE TË PËRZGJEDHUNA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Kudo që të jetë urrejtja, unë do të sjellë dashtninë,
Kudo që të jetë padrejtësia, unë do të sjellë faljen,
Kudo që të jetë ngatrresa, unë do të sjellë pajtimin,
Kudo që të jetë gabimi, unë do të sjellë të vërtetën,
Kudo që të jetë dyshimi, unë do të sjellë besimin,
Kudo që të jetë disprimi, unë do të sjellë shpnesën,
Kudo që të jetë terri, unë do të sjellë dritën,
Kudo që të jetë pikllimi, unë do të sjellë gëzimin."
- "Pulvis et umbra sumus." - (Quintus Horatius Flaccus, "Oda", librat IV, VII)
- "Obsequium amicos, veritas odium parit." - Lajkatimi krijon shokë, e vërteta urrejtje! (Publius Terentius Afer, "Andria", I, 68)
- "[...] Atëherë, një herë e mirë, të parashtrohet një urdhëresë e shkurtër: dashuro, e bëj çfarë të duash. Nëse hesht, hesht për dashuri: nëse flet, fol për dashuri; nëse ndreq, ndreq për dashuri; nëse fal, fal për dashuri. Qoftë në ty rrënja e dashurisë; dhe nga kjo rrënjë nuk mund të dalë veçse e mira. [...]" - Shën Agostini, ("In litteram Ioannis ad Parthos", diskutim VII, 8)
- "Ju mendoni: kohrat janë të këqia, kohrat janë të rënda, kohrat janë të vështira. Jetoni mirë e ndryshojini kohrat." - Shën Agostini
- "ET LUX IN TENEBRIS LUCET, ET TENEBRAE EAM NON COMPREHENDERUNT." - (Gjn. 1.5)
- "Feja thotë atë çka shqisat nuk thonë, por jo të kundërtën e asaj që shqisat shikojnë. Është përmbi dhe jo kundër". - (Blez Paskal, "Mendime", 265)
- "Zemra, dhe jo arsyeja e dëgjon Perëndinë. Dhe kjo është feja: Perëndia e ndjeshme në zemër". - (Blez Paskal, "Mendime", 278)
- "Njerzit, duke mos mundur të shërojnë vdekjen, mjerimin, padijen, kanë vendosur të mos mendohen të bëhen të lumtur". - (Blez Paskal, "Mendime", 168)
- "QUID EST VERITAS?" - Çfarë është e vërteta? - (Gjn, XVIII, 38)
- "Lum ai që nuk pret asgjë nga jeta, sepse nuk do të zhgënjehet kurrë." - Papa Aleksandri
- "Shprehja ma e egër e dhunës ndaj popujve, asht me i vorfnue!" - Mohandas Gandi
- "Mens sana in corpore sane." - Juvenilius.
- "Via est vita". - Latine
- "Një është për mua dhjetëmijë, nëse është më i miri". - Herakliti
- "Më thuaj se çfarë shkruan, të të them se kush je!" - Unë.
- "Ti nuk e zotëron të vërtetën, por është E Vërteta që të zotëron ty." - Tomas Akuini, "De veritate"
- "Nihil sub sole novum". - Bibla, Kohelet 1, 10.
- "Kush lundron në oqeanin e diturisë nuk do të mbërrijë kurrë bregun." - Paemër
- "Nëse e trajton një person sikur të ishte ai që mund të jetë, do të bëhet ai që mund të jetë." - Gëte
- "Nuk miratoj atë që thua, por do të mbroj gjer në vdekje të drejtën tënde ta thuash." - Evelin Beatris Holl
- "Duaje të vërtetën, por fal gabimin." - Volteri - "Deuxième discours: de la liberté," Sept Discours en Vers sur l'Homme (1738)
- "Dituria është ajo që, pranë virtytit, me të vërtetë e ngre një njeri mbi tjetrin." - Jozef Adison
- "Dituria është fuqi." - Frensis Bekon
- "Nihil disco, quin doctior fiam". - Latine
- "Ajo që dimë është një pikë uji, ajo që nuk e dimë është një det. - Isak Njutoni
- "Vetëm këtë di, se nuk di asgjë". - Sokrati
- "Dituria arrihet duke vuajtur dhe bëhet ligj i jetës e mjet i shpëtimit. - Eskili
- "Nuk është marre të lindësh i paditur, por të vdesësh i tillë....kjo s`durohet". - Erik Maria Remark
- "Të lexosh pa menduar është e padobishme por të mendosh pa lexuar është e rrezikshme".
- "Kush dëshiron të mësojë diçka gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë, gjen arsyen. - Pablo Pikaso
- "Shqyrtoni gjithçka, dhe mbani të mirën. - Shën Pali (1 Sel. 5, 21)
- Aty ku është thesari juaj, aty është edhe zemra juaj.
- Njeriu nuk mund ta dojë Perëndinë, që nuk e sheh, kur ai nuk i do njerzit, që i sheh.
- Lutuni , atëherë do tu jepet, kërkoni, atëherë do të gjeni; trokitni atëherë do tju hapet. Sepse kush lutet ai merr, kush kërkon gjen, e kush troket, atij do ti hapet. Mt 7,7 - 11.
- Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde". Mt 22,37-40; Mk 12,29-31; Lk 10,26-28
- Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.
- Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. Mt 7,1
- Gjithçka, pra, ju dëshironi që njerëzit të bëjnë për ju, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët. Mt 7,12; Lk 6,31.
- Duajini armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë.
- Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.
- Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atij që të merr mantelin, mos e pengo të të marrë edhe tunikën.
- Jepi kujtdo që kërkon prej teje; dhe në se dikush ta merr gjënë tënde, mos kërko të ta kthejë. Lk 6,27-30
- Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje. Gj 14, 6
- Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit. Gj 8, 34
- Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë. Lk 16, 10
- Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet. Mt 6, 34
- Ç`përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Mt 16, 26
- Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej Mt 5, 48
- Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
- Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.
- Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.
- Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.
- Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.
- Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.
- Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
- Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
- Lum ju kur do t`ju shajnë dhe do t`ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.
- Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush. Mt 5, 3-12
- Nëse do ti qëndroni besnikë fjalës sime, do të jini me të vërtetë nxënësit e mi; do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë. Gj 8, 32-33