Jump to content

Pablo Picasso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pablo Pikaso)
Pablo Picasso, 1916
Pablo Picasso (1962)
Signatur Pablo Picasso
Signatur Pablo Picasso

Pablo Ruiz Picasso (sqt. Pablo Ruis Pikaso) lindi më 25 tetor 1881Málaga; vdiq më 8 prill 1973Mougins, Francë. Ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjoll. Konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë se 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika. Bashkë me Georges Braque themeloi Kubizmin.Plot 48 vjet më parë, në 8 prill të vitit 1973 vdiq piktori spanjoll Pablo Picasso, pionier i kubizmit. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushat e Avinjonit" dhe " Guernika ". Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha, emrat e të cilave janë bërë edhe objekt debatesh. Periudhat më të pranueshme janë: periudha blu 1901-1904, periudha rozë 1905-1907, periudha e influencës afrikane 1908-1909, periudha e kubizmit analitik 1909-1912 dhe e kubizmit sintetik 1912-1919. Ndoshta pak e dinë që emri i vërtetë i piktorit është Pablo, Diego, José, Francisco de Paula, Juan Nepomuceno, Maria de los Remedios, and Cipriano de la Santísima Trinidad. Pasi studioi për arte në Madrid bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e artit botëror.

Atje banoi me Max Jacob një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën. Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sado pak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën "Arte Joven" në Madrid. Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij. Prej asaj dite nisi t'i nënshkruante veprat e tij vetëm "Picasso". Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës. Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste. Miqtë e tij të asaj kohe ishin André Breton, Guillaume Apollinaire dhe Gertrude Stein. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë.

Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17- vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955. Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Picassos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer. Gjatë luftërave ai mbajti një qendrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qënurit pacifist Në vitin 1948, Picasso u bë mik me Ibrahim Kodra, pikërisht në këtë temë në "Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës", në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik [1].

  1. ^ [1] Robert Elsie (a cura di), Historical Dictionary of Albania, 2010, p. 232]