Kubizmi

Kubizmi është një lëvizje artistike pararojë e fillimit të shekullit të XX, që nisi në Paris. Ajo e revolucionarizoi pikturën dhe artet pamore dhe duke nxitur inovacione artistike në muzikë, balet, letërsi dhe arkitekturë.
Subjektet kubiste analizohen, shpërbëhen dhe ribashkohen në një formë abstrakte. Në vend që ti paraqesin objektet nga një këndshikim i vetëm, artisti e paraqet subjektin nga këndshikime të shumëfishta për ta paraqitur subjektin në një kontekst më të madh.[1] Kubizmi është konsideruar lëvizja artistike më me ndikim e shekullit të XX.[2][3] Termi kubizëm është gjerësisht i lidhur me një larmi artesh të prodhuara në Paris, ose afër Parisit, gjatë viteve 1910 dhe 1920.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kubizmi së pari u shfaq në fund të shekullit të XIX nga artisti francez Pol Sezan (1839-1906). Ky artist në pikturat e tij e shndërronte çdo gjë të natyrës në formë gjeometrike. Përveç post-impresionizmit dhe ekspresionizmit, në pikturë do të shfaqej edhe kubizmi. Studiuesit e kanë ndarë historinë e kubizmit në faza. Në një skemë, faza e parë e kubizmit, e njohur si kubizmi analitik, një frazë e sajuar nga Juan Gris a posteriori,[4] ishte si radikale ashtu dhe me ndikim si një lëvizje e shkurtër por tepër domethënëse midis viteve 1910 dhe 1912 në Francë. Një fazë e dytë, kubizmi sintetik, përgjithësisht konsiderohet se shtrihet nga viti 1912 deri në vitin 1914, e karakterizuar nga forma më të thjeshta dhe ngjyra më të ndezura dhe eksperimentime në tekstura dhe modele, për shembull, duke përdorur gazeta të shtypura dhe letra të modeluara.[5] Kubizmi Sintetik mbeti vital deri rreth vitit 1919, kur lëvizja e surrealizmit, fitoi popullaritet. Historiani anglez i artit, Douglas Couper propozoi një tjetër skemë, duke përshkruar tre faza të kubizmit në librin e tij The Cubist Epoch. Sipas Cooper-it ishte Kubizmi i Hershëm (1906-1908) kur lëvizja u zhvillua fillimisht në studiot e Pablo Pikasos dhe George Braque; faza e dytë e quajtur Kubizmi i Lartë (nga viti 1909 deri në vitin 1914), gjatë të cilës Juan Gris do të shfaqej si një eksponent i rëndësishëm (pas vitit 1911); dhe në fund Cooper-i përmend Kubizmin e Vonë (nga viti 1914 deri në vitin 1921), si faza e fundit e kubizmit si një lëvizje radikale pararojë.[6]
Ky stil i veçantë i tij e bën atë të jetë pararendësi i një stili të ri në pikturë, që u quajt kubizëm. Ky stil i ri filloi të paraqitet në vitin 1906 nga dy artistë të shquar, Georg Braque - artist francez, dhe Pablo Pikaso - artist spanjoll. Ata u takuan në vitin 1907 dhe punuan ngushtë së bashku deri sa shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Pikaso dhe Braque ishin eksponentët më të mëdhenj të këtij stili dhe novatorë të mëdhenj në gjetjen e mënyrave të reja për të shprehur hapësirë dhe për të formuar në pikturë. Ata ishin të ndikuar nga Paul Cézanne, një artist i artit afrikan fisnor dhe skulpturës iberike.
Faza e parë që ata punuan përkrah njëri-tjetrit në periudhën 1906-1909, mund të quhet para-kubizëm dhe, pas kësaj, filluan të punojnë së bashku për të promovuar pikëpamjet e tyre mbi atë që më vonë u quajt kubizëm analitik, rreth vjeshtës së vitit 1909 dhe dimrit të viteve 1911/1912. Faza e dytë e kubizmit, e cila fillon rreth vitit 1913, u quajt kubizëm sintetik. Këto kryeveprat ishin të përbërë nga pjesë të dallueshme mbivendosur,pikturuar ose ngjitur shpesh mbi kanavacë dhe janë karakterizuar nga ngjyrat më të ndritshme shumë. Lëvizja e njohur si kubizëm, ka lindur në komunitetin artistik në Montmartre dhe pastaj u zgjerua mjaft, në sajë të ndikimit të artistëve në Montparnasse, promovimin e sipërmarrësit të artit Daniel-Henry Kahnweiler. Ai u bë popullor në mënyrë të shpejtë rreth vitit 1910, kritikët e kanë përmendur këtë stil si një "shkollë kubizëm" e artistëve të ndikuar nga Picasso dhe Braque. Megjithatë,shumë artistë të tjerë që mendonin për veten e tyre duke u zhvendosur në drejtime të ndryshme shumë të Picasso dhe Braque, i cili nga ana e tyre edhe shkuan nëpër disa faza të dallueshme para vitit 1920. Artistë më të njohur ishin: Paul Cézanne, Georges Barque, Fernand Leger, Pablo Pikaso, Juan Gris, Henri Laurem, Henri Matisse, Albert Gleiz, Francis Picabia etj.

Kubizmi ishte rrymë vërtetë revolucionare e artit modern,zhvilluar nga Pablo Picasso dhe Georges Braques. Ishte rryma e parë e artit abstrakt që u zhvillua ne fillim të shekullit të XX si përgjigje ndaj botës që po ndryshonte me shpejtesi të madhe. Kubizmi ishte nje tentativë e artisteve per te gjallëruar traditat e vjetëruara të artit perëndimor të cilave u kishte kaluar koha. Kubistët sfiduan format konvencionale si perspektiva, e cila ka qenë traditë që nga Rilindja. Qëllimi ishte të zhvillohej një “menyrë e re e të parit” të gjerave e cila do reflektonte kohën moderne.
Pablo Ruiz Picasso
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lindi në 25 tetor 1881 në Málaga; vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, Francë. Ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjoll. Konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit të XX. Ka punuar më shumë se 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika. Bashkë me Georges Braque themeloi Kubizmin. Më 8 prill të vitit 1973, piktori spanjoll Pablo Picasso, pionieri i kubizmit do të vdise. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë Zonjushat e Avinjonit dhe Guernika. Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha, emrat e të cilave janë bërë edhe objekt debatesh. Periudhat më të pranueshme janë: periudha blu 1901-1904, periudha rozë 1905-1907, periudha e influencës afrikane 1908-1909, periudha e kubizmit analitik 1909-1912 dhe e kubizmit sintetik 1912-1919. Ndoshta pak e dinë që emri i vërtetë i piktorit është Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno Maria de los Remedios y Cipriano de la Santísima Trinidad.
Pasi studioi për arte në Madrid bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e artit botëror. Atje banoi me Max Jacob, një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën. Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sado pak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën "Arte Joven" në Madrid. Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij. Prej asaj dite nisi t'i nënshkruante veprat e tij vetëm "Picasso". Në vitet e parë të shekullit të XX e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës. Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste. Miqtë e tij të asaj kohe ishin André Breton, Guillaume Apollinaire dhe Gertrude Stein. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në vitin 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë.

Piktori i njohur kubist 'Ibrahim Kodra'
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës Naim Frashëri, ndërpritet kur ishte 20 vjeç (1938), pasi largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e la Romën duke përfunduar në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henri Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.
“Sa më të mëdhenj janë njerëzit aq më kokëulur janë”, - thënie kjo që piktori Ibrahim Kodra e pëlqente ta përsëriste shpesh. Kështu e nis rrëfimin e tij për maestron Fatos Faslliu, drejtuesi i fondacionit “Ibrahim Kodra”, të cilit i pëlqen të nënvizojë se pavarësisht talentit dhe njohjes ndërkombëtare, Kodra mbetej një njeri i thjeshtë, mjaft i komunikueshëm, i gatshëm për të ndihmuar gjithnjë të tjerët, shumë i shqetësuar për fatin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Dy nga njerëzit që i kanë qëndruar më afër deri në fund të jetës ndalen në shumë nga momentet e jetës së Kodrës, nga fëmijëria e hershme e deri në ditët para se të mbyllte sytë. Miqësitë e tij me disa nga artistët më të famshëm të kohës, lidhjet e ngushta shpirtërore me Durrësin dhe Shqipërinë, vlerësimet nga personalitete të atyre viteve, por dhe pasionet që e shoqëruan gjatë gjithë jetës janë disa nga etapat më të rëndësishme të jetës dhe krijimtarisë së Kodrës, që Fatos dhe Luljeta Faslliu i zbardhin për gazetën “Dyrrah”.
Të ardhur në Shqipëri me rastin e hapjes së ekspozitës “Shqipëria fantastike”, në Galerinë e Arteve në Tiranë, çifti Faslliu shprehet i indinjuar dhe ndjen keqardhje për indiferencën që autoritetet shqiptare, veçanërisht ato lokale në Durrës, vazhdojnë të tregojnë për piktorin e madh.
Galeri shembujsh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Juan Gris, 1915, Nature morte à la nappe à carreaux, vajë dhe grafit në kanavacë, 116.5 x 89.2 cm, Metropolitan Museum of Art, koleksioni i Leonard A. Lauder
- Diego Rivera, 1915, Portreti i Ramón Gómez de la Serna, 109.6 × 90.2 cm. Latin American Art Museum of Buenos Aires
- Juan Gris, tetor 1916, Portreti i Josette, vajë në kanavacë, 116 x 73 cm, Museo Reina Sofia, Madrid
- Albert Gleizes, 1920, Femme au gant noir (grua me dorashkë të zezë) , vajë në kanavacë, 126 x 100 cm, National Gallery of Australia
Artikuj gazetash dhe revistash me kubizmin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Umberto Boccioni, 1911, La rue entre dans la maison; Luigi Russolo, 1911, Souvenir d’une nuit. Publikuar te Les Annales politiques et littéraires, 1 dhjetor 1912
- Francis Picabia, piktura të publikuara te New York Tribune, 9 mars 1913. Picabia zhvilloi one-man show-n e tij të parë në New York, Exhibition of New York studies by Francis Picabia, në 291 art gallery (më parë e quajtur Little Galleries of the Photo-Secession), 17 mars - 5 prill, 1913
- Albert Gleizes, (majtas) përballë pikturës së tij Jazz; Jean Crotti (qendër) duke studjuar Femme à la toque rouge; Marcel Duchamp (djathtas) në bordin e tij të vizatimit, përballë Portrait de M. J. B. peintre të Jacques Villon, The Sun, New York, 2 janar 1916
- Albert Gleizes (me Chal Post, 1915); Marcel Duchamp (me vëllain e tij, Portrait de M. J. B. peintre (Jacques Bon) i Jacques Villon, 1914); Jean Crotti; Hugo Robus; Stanton Macdonald-Wright; dhe Frances Simpson Stevens (qendër), Every Week, vol. 4, nr. 14, 2 prill 1917, fq. 14
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Modernizmi
- Postmodernizmi
- Arti Pararojë
- Pointilizmi
- Ekspresionizmi
- Ekspresionizmi Abstrakt
- Surrealizmi
- Dadaizmi
- Tonalizmi
- Art serial
- Dekadenca
- Purizmi
- Racionalizmi (arkitekturë)
- Brutalizmi
- Neominimalizmi
- Paul Cézanne
- Vincent van Gogh
- Pablo Picasso
- Henri Matisse
- Paul Gaugin
- Edvard Munch
- Gustav Klimt
- Gino Severini
- Georges Seurat
- Salvador Dalí
- Joan Miro
- Ernst Ludwig Kirchner
- Vasili Kandinski
- Umberto Boccioni
- Marcel Duchamp
- Diego Rivera
- Ibrahim Kodra
- Jean Dubuffet
- Marc Chagall
- Prerja e artë
- Kiçi
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Jean Metzinger (1910). Note sur la peinture (në frëngjisht). Paris: Pan.
- ↑ "Cubism: The Leonard A. Lauder Collection" (në anglisht). Nju Jork: The Metropolitan Museum of Art. 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2015.
- ↑ "The Collection" (në anglisht). The Museum of Art. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2014.
- ↑ H. Honour; J. Fleming (2009). A World History of Art (në anglisht) (bot. i 7-të). Londër: Laurence King Publishing. fq. 784. ISBN 978-185669584-8.
- ↑ "Synthetic Cubism" (në anglisht). Tate. Marrë më 7 mars 2025.
- ↑ Douglas Cooper (1970). The Cubist Epoch (në anglisht). Phaidon Press ltd.; Los Angeles County Museum of Art; Metropolitan Museum of Art. fq. 11–221, 232. ISBN 0-87587-041-4.
- ↑ "L'Abondance (Abundance) | Kunstmuseum Den Haag". Kunstmuseum Den Haag (në anglisht). 28 mars 2019. Marrë më 11 mars 2025.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Definimi i cubism tek WikiFjalori
- Cubism, Heilbrunn Timeline of Art History, Metropolitan Museum of Art
- Cubist pioneer Diego Rivera
- Cubism, Agence Photographique de la Réunion des musées nationaux et du Grand Palais des Champs-Elysées (RMN)
- Czech Cubist Architecture
- Cubism, Guggenheim Collection Online
- Index of Historic Collectors and Dealers of Cubism, Leonard A. Lauder Research Center for Modern Art, Metropolitan Museum of Art