Jump to content

Diskutim:Bektashijtë/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Bektashijtë/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Te dhena ekstra nga duplikati

[Redakto nëpërmjet kodit]
Duke shkurtuar, qe mos bezdisin njeri.--1l2l3k (diskutimet) 16 korrik 2018 22:49 (CEST)

Bektashizmi filloi të përhapet në Shqipëri pas pushtimit të saj nga Perandoria Osmane. Me gjithë këtë, në Shqipëri si në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit - Bektashizmi nuk u përhap menjëherë, por dalëngadalë me durim dhe urtësi. Një nga pengesat më të mëdha ishte çështja e gjuhës. Misionarët bektashinj ishin Turq dhe Persianë dhe nuk dinin gjuhë tjetër perveç gjuhëve të tyre.

Teqe Bektashi në Gjakovës Bektashizmi është një sekt mistik i Fesë Islame që u themelua nga Hunqar Haxhi Bektash Veliu. Haxhi Bektashi bazat e këtij sekti i mori nga Misticizmi Islam, të adoptuara nga i Madhi Ali, i cili u frymëzua nga Profeti Muhamed. Haxhi Bektashi lindi në Nishapur të Horasanit në Persi në vitin 1248 pas Krishtit. Ai rridhte nga një familje e madhe persiane që në atë kohë qeveriste një pjesë të madhe të vendit. Kur arriti në moshë madhore, pasi i ati i tij ndërroi jetë Haxhi Bektashi nuk pranoi të zinte vendin e mbetur vakant që i përkiste si trashëgim dhe iu përgjegj popullit me këto fjalë: "Dashuria ndaj zotit është për mua froni më i lartë" i këshilluar nga udhëheqësi i tij shpirteror Hoxha Ahmed Jaseviu ai shkon ne Anatoli për të drejtuar njerëzit në rrugën e mbarësisë dhe përsosmërisë. Para se të shkonte në Anatoli ai vizitoi tyrbenë e të Madhit Ali në Nexhef të Irakut, mauzeoleumin e Profetit Muhamed në Medinë dhe varret e Profetëve të tjerë në Palestinë, Damask dhe Halep. Shkoi gjithashtu edhe në Mekë për të plotësuar urdhërin e Haxhillëkut Islam, pas të cilit morri edhe titullin Haxhi. Haxhi Bektashi arriti në Anatoli në vitin 1281 në vendin e quajtur Suluxhe Kara Ujuk, që më vonë mori emrin e tij, Haxhi Bektash. Ky vend ndodhet në pjesën veri-lindore të Turqisë së sotme. Pas një viti, pikërisht në 1282, Haxhi Bektashi themeloi të parën Teqe Bekatshiane në botë. Në të njëjtën kohë organizoi edhe ceremonitë e shërbesave fetare dhe vuri në zbatim rregulla që zbatohen me rigorozitet edhe sot në Teqetë Bektashiane. Bektashizmi filloi të përhapej me shpejtësi në të gjithë Turqinë, fama e Haxhi Bektashit ariti deri në Oborrin e Sulltan Orhanit, i cili u nis ta vizitojë. Nga biseda me Haxhi Bektashin, Sulltan Orhani i tha: "Burrë i vërtetë, fjala juaj më bëri aq përshtypje sa nuk më vjen të largohem" ndërsa Haxhi Bektashi iu përgjegj: "Po të jesh shpirtërisht me mua, edhe në Jemen të jesh, je pranë meje. Po të mos jesh shpirtërisht me mua, edhe pranë meje të jesh, je në Jemen". Haxhi Bektash Veliu jetoi 93 vjet dhe ndërroi jetë në vitin 1341 pas Krishtit. U varros me një ceremoni madhështore në Teqenë që vetë themeloi e cila mban emrin e tij. Porosia e tij e fundit për besnikët e vet ishte kjo: "Ne ikim, por misioni ynë mbetet gjithnjë i gjallë dhe i pavdekshëm". Këta misionarë u dërguan në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit, për herën e parë, nga qendra e madhe bektashiane e Dimotekës. Punuan me takt dhe zgjuarsi dhe kështu mundën të zinin vend në Shqipëri. Me gjithë këtë, në fillim ndeshën në pengesa të shumta dhe pësuan persekutime. Ndër 'ta ranë edhe disa dëshmorë, si Pir Sulltan Abdalli i Kosovës dhe Shah Kalenderi i Elbasanit.

Misionarët bektashij u dërguan në Shqipëri në grupe të vogla, të përbëra nga tre veta: një Baba dhe dy Dervishë.

Nëpërmjet misionarëve të parë që u dërguan në Shqipëri, ishin Baba Ali Horasani në Krujë; Dylgjer Hysejni në Elbasan ; Baba Arshiu në Gjirokastër dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV.

Këta misionarë punuan pa reshtur për të hedhur themelet e Bektashizmit në Shqipëri si edhe në vende të tjera të Ballkanit, por nuk mundën dot të ngrehnin Teqe. Ai që ia arriti më në fund qëllimit ishte Durballi Sulltani, i cili mundi të ngrehë Teqenë e madhe në Thesali të Greqisë. Kjo Teqe ndihmoi shumë për përhapjen e Bektashizmit në pjesën jugore të Maqedhonisë dhe në Gjirit, ku më vonë u-ngreh një Teqe e madhe, e kryesuar nga Resmi Babaj. Pas kësaj u ngritën Teqeja e Kerçovës, Teqeja e Tetovës, Teqeja e Prizrenit dhe Teqeja e Gjakovës.

Në shekullin e 17-të u ngrit në Gjirokastër e para Teqe bektashiane. Kjo Teqe u themelua nga Asim Babaj. Pak më vonë u-ngreh në Krujë Teqeja e famshme e Shemini Babajt, i cili luajti një rol me rëndësi në përhapjen e Bektashizmit. Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babaj themeloi Teqenë me rëndësi të Elbasanit. Në të njëjtën kohë u hap Teqeja e Kosturit, ndënë kryesinë e Rustem Babajt. Pastaj u hapën Teqeja "Abdullah Baba Melçani", 1640 nga themeluesi i parë Hysein Ali Dede i ardhur nga Horasani i Persisë në Korçë; Teqeja e Kuçit, në Devoll; Teqeja e Prishtës, në Skrapar; Teqeja e Baba Hajdërit, në Gjirokastër; Teqeja e Koshtanit; Teqeja e Gllavës, e të tjera. Një tjetër Teqe me rëndësi të madhe ishte ajo e Frasherit, e kryesuar nga Nasib Tahir Babaj.

Me gjithë këto, edhe Bektashizmi në Shqipëri nuk i shpëtoi dot zemërimit të Sulltan Mahmudit. Ndërmjet veprimeve të tjera të këqija, emisarët e Sulltan Mahmudit dogjën Teqene e Baba Alikos në Berat, se bashku me një bibliotekë të çmueshme që kishte. Djegia e kësaj Teqeje, sidomos e bibliotekës së saj, ishte një humbje e madhe për Bektashizmin. Në këtë biblioteke ndodheshin shumë vepra të vjetra të vlefshme, sidomos dorëshkrime në arabisht dhe persisht mbi filozofinë dhe misticizmin bektashian. Emisarët e Sulltan Mahmudit dogjën njëkohësisht edhe Teqenë e Qoprilisë në Manastir dhe Teqen e Melçanit ne Korçë.

Grushti i Sulltan Mahmudit kundër Bektashizmit në Shqipëri ishte i rëndë, por edhe dëshira e Shqiptarëvet, për t'a mbajtur gjallë Bektashizmin, ishte e fortë. Kjo dëshirë bëri të mundur që Bektashizmi të qëndrojë më këmbë dhe të lulëzojë në Shqipëri, me gjithë se më vonë u luftua përsëri nga sunduesit otomanë. Dhe ishte për hir të kësaj dëshire që numri i Teqeve, të mëdha e të vogla, arriti në Shqipëri në 53, më 1938.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë Por Bektashizmi në Shqipëri mori një rëndësi akoma më të madhe kur qendra botërore e tij kaloi nga Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare Turke më 20 nëntor 1924, në haze të të cilit u mbyllën të gjitha Teqetë dhe Zavijetë Bektashiane në Turqi. Në këtë menyrë, Shqipëria u bë Selia e Përgjithëshme e Bektashizmit, në krye të së cilës u vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesë se Haxhi Bektashit në Turqi. Ai erdhi nga Anadolli në Tirane më 1924. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e Korçës. Sali NJazi Dede qendroi afersisht 6 muaj ne Teqenë "Abdullah Baba Melçani" , Melçan-Korçë. Me pas ai shkoi dhe ne Teqe te tjera brenda vendit tone . Duhet te vinte viti 1929 qe Mbreti Zogu i 1 ose sic quheshe Ahmet Zogu me dekret te lejonte ngritjen e Krygjyshates Botërore Bektashiane ne Tirane , ku vazhdon te jete edhe sot . Bektashizmi u përhap në 31 shtete të botës.

Nuk dihet me siguri se sa është numri i Bektashinjvet në vende të ndryshme të botës, por besohet se arrin në 7,000,000 veta, shumica e të cilëvet jetojnë në Lindjen e Afërt e të Mesme, në Afrikën Veriore dhe në Ballkan. Vetëm në Shqipëri llogaritej të ishin 200,000 Bektashinj para vitit 1938, domethënë 20% i numrit të përgjithëshëm të popullsisë, asaj kohe.

Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesë së Tomorit, në veprën e tij Historia e Përgjithëshme e Bektashinjvet, botuar në Tiranë më 1929, shkruan se: "Para shkatërrimit te Jeniçerëvet dhe shpërndarjes së sektit bektashian më 1826, mbaheshin statistika te përvitëshme dhe ato tregonin se numri i Bektashinjvet asikohe ishte 7,370,000: 100,000 në Shqipëri, 120,000 në Stamboll dhe pjesa tjetër ishte e shpërndarë ne Irak, Gjirit, Maqedhoni dhe vise të tjera të Ballkanit."

Një tjetër ngjarje me rëndësi për Bektashinjtë e Shqipërisë ka qënë Kuvendi i tyre që u mbajt në Teqenë e Turanit, afër Korçës, në shtator të vitit 1929, nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës. Në atë Kuvend, në të cilin morën pjesë delegatë pothuajse nga të gjitha viset e Shqipërisë, u hartua dhe u aprovua Rregullorja e Bektashinjvet Shqiptarë. Në bazë të kësaj Rregullore - e cila u aprovua nga Parlamenti Shqiptar, - Shqipëria u nda në gjashtë Gjyshata: Prishtë, Krujë, Elbasan, Korçe, Frashër dhe Gjirokastër. Pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë u krijuan edhe ky Këshilla: Këshilli i Përgjithshëm, i përbërë nga dymbëdhjetë anëtarë laikë dhe klerikë; dhe Këshilli i Shenjtë, i përbërë nga titullarët e gjashtë Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Këshilli i Përgjithshëm merrej me çështje administrative dhe Këshilli i Shenjtë me çështje fetare.

Bektashizmi, me gjithë se është një Tarikat i Fesë Islame, konsiderohej përgjithësisht në Shqipëri si një fe më vete. Kjo rridhte për arsye të rëndësisë dhe të numrit të madh të besnikëve që kishte. Prandaj elementi bektashi merrej kurdoherë parasysh. E përkohëshmja "Albania" e Faik Konicës botonte pothuaj gjithnjë në faqen e fundit të saj këtë lajmërim:

"Grupi i bashkëpunëtorëve të revistes s'onë përbëhet nga Myslimanë, Ortodoksë, Katolikë dhe Bektashinj."

Bile kjo gjë u mor parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes më 1920 që formoi Këshillin e Naltë të Shtetit Shqiptar, i përbërë nga katër veta: një Sunni, një Ortodoks, një Katolik dhe një Bektashi. Anëtari bektashi ishte Aqif Pashë Elbasani.

Intelektualët shqiptarë dhe bektashizmi

Haxhi Bektash Veliu. Shumë personalitete të shquara, shqiptarë dhe të huaj, kanë shkruar për bektashizmin dhe bektashianët, për besimin dhe cilësitë, për vlerat dhe kontributet që ata i dhanë kulturës shqiptare. Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frashërin e me Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastrën e me Abdyl Frashërin, me Mit'hat Frashërin e me Evlia Çelebiun, me Natali Claire e me Hafëz Ali Korçën, me Syrja Vlorën e me Edwin E. Jacques, me Faik Konicën e me bijën e Gjirokastrës, Musine Kokalarin. Të gjitha këto mendje të larta panë dhe gjetën tek bektashizmi shprehjen më të çlirët të dëshirës se atdheu është mbi të gjitha, se atdheu është mëmë e atë, është gjuhë dhe vetvete, është besim dhe fe. Pikërisht këto shenja i pa "toska i madh", Abdyl Frashëri, kur përpjekjet për mëvehtësi i mbështeti në "babatë bektashjanë" të teqeve në të cilat u shtrua si mik e si bir përkrah të mirit baba Alush Frashëri; këto gjurmë bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur theksoi se ishin krerët bektashianë ata që dolën haptas në përdorimin e gjuhës shqipe. Ishte vetë Baba Ali Tomorri që në kohën kur ndalohej e përndiqej gjuha shqipe dhe ata që e përhapnin atë pohoi se qe në praktikën bektashiane ta shkruanin letërsinë e tyre fetare, poezitë dhe himnet në gjuhën e popullit. Shumë nga dervishët dhe baballarët e teqeve udhëtuan nga fshati në fshat, nga jugu në veri duke shpërndarë libra për rilindjen e Shqipërisë. Jo më kot poeti i madh, shpirti i kombit, Naimi "iu qas, kësaj feje me gjithë zemër; shkruajti libra e vjersha, që baballarët t'i kanë në nder të madh, e meritoi të quhet si një ndër themeluesit e kësaj feje në Shqipëri. Me atë mënyrë, gjithë bektashizmin e solli e e mbajti, në qark të kombësisë, të dashur," dhe shkroi për këtë qëllim edhe disa nga faqet e tij më të shkëlqyera në Fletoren e Bektashinjvet në Qerbelanë dhe Mësimet. Në frymën dhe nën fytyrën e bektashizmës lindën poetë, e gojëtarë të rrallë, sofra bektashianë, e çlirë, e hapur dhe nderuese ndaj besimeve të tjera të botës fali shpirtëra të ndërtuar mirë, zemra të gatuara me mirësi e mbrothtësi. "Pra në një koncert si Bektashizmi, ku dalin heronj dhe bienë dëshmorë njërëz me ide të nalta, poeti i ynë gjente lulishten ku do të çfrente më vonë si Bilbili i majit. Gjithë sa ia ndjente shpirti dhe ia pëlqente syri, Naim Frashëri e gjeti të begatëshme në këtë lulishte. I frymëzuar nga "Hadika"-ja shkruajti "Qerbela"- në; i mbushur me dëshirë dhe dashuri nga poemat e Nesimiut, Tyrabi-Aliut dhe Nijazi me shokë, ndezi ato drita të bukura të librës tij "Lulet e Verës"; duke marrë shëmbëlla nga Kajgusëzi dhe Viraniu me shokë, bëri "Fletore e Bektashinjvet", Thelbin e Kuranit, 'Fjalët fluturake' dhe vjershat e ndryshme," shkruan Gjysh Ali Gjirokastra. Lista e atyre që janë shprehur kësisoj është tepër e gjatë, por do të ndalesha e do të veçoja për t'i shtjelluar pak më gjatë disa prej shkrimeve të Faik Konicës dhe të Musine Kokalarit në lidhje me bektashizmin. Jo vetëm një herë dhe jo shkarazi, mjeshtëri i madh Konica i është kthyer e ka rimarrë në shkrimet e tij temën e bektashizmit si doktrinë dhe të bektashianëve si shfaqje e besimit. Mund të përmendim të paktën tre artikuj mes së cilëve njëri është i drejtpërdrejt dhe enkas për bektashizmin dhe dy të tjerët e trajtojnë këtë temë të ngërthyer brenda temave të tjera, gjithsesi të pa shkëputura nga objekti i referimit tonë. Shkrimi i parë i takon vitit 1897 dhe titullohet "Shënim mbi metafizikën e bektashinjve". Ky tekst i trajtuar në formë të lirë eseje është shkruar në frëngjisht dhe është botuar për herë të parë në Bruksel, tek Albania, vj .1, nr.8. Është interesante të vërehet se ky shkrim i Faik Konicës mbi bektashizmin, është shkruar vetëm një vit pasi Naim Frashëri kishte botuar "Fletorja e Bektashinjët" me po të njëjtën vetëdije si Buzuku, sepse në gjuhën tonë nuk kishte ende diçka të shkruarpër bektashizmin. Nuk ka gjasa që Konica të ketë pasur dijeni për botimin e "Fletores..." së Naimit, pasi në esenë e vet Konica përmend vetëm vëllimin poetik "Lulet e verës" së 1890, mbi të cilin ai bën dhe komentet mbi bektashizmin. Të tërheq vëmendjen dhe të bën të theksosh faktin se si këto dy mendje të larta, thuajse në të njëjtën kohë mendojnë gati të njëjtën gjë, por me një ndryshim, në kahje dhe në destinacion. Naimi u përpoq t'u jepte shqiptarëve bektashianë librin e tyre të shenjtë, libër në të cilin atdheu dhe besimi ecin njësoj. Ai donte t'u dhuronte bashkatdhetarëve të vet librin e ritualeve, lutësoren, uratën dhe shërbesat, librin e të lejuarave dhe të të penguarave, duke u përcaktuar atyre një famijle më të madhe ku klerikët janë të afërm, baballarë e gjyshë. "Fletorja e bektashinjët" ishte libër si të gjithë librat e shenjtëruar: mistikë e besim, poezi dhe mësime. Këtë u dha Naim Frashëri shqiptarëve më 1896. Në të njejtën kohë që Naimi punonte "së brendshmi" me shqiptarë, mendja e ndriçuar e Konicës mendonte tjetër gjë: ai u përpoq që këtë besim, tashmë i ngulitur ndër bashkëatdhetarët e tij, këtë vlerë shiprtërore ta njihte edhe bota. Ndaj dhe Konica, ky mjeshtër i pashoq i shqipes., e shkroi esenë e tij në frëngjisht dhe është mbase i pari që bëri përpjekjen që këtë besim të shqiptarëve ta paraqesë në dritë për ta bërë të njohur. Këtu nuk është rasti të analizojmë me hollësi tendencat e Konicës në këtë ese katër-pesë faqëshe, por të vlerësojmë përpjekjen e tij për të lënë në katrtë diçka të shkruar edhe për teologjinë bektashinjve. "Shënim mbi metafizikën e bektashinjve" është një skicim i shpejtë dhe tipik i disa prej veçantive të besimit bektashian. Në të, ndonëse përciptasi, jepen të dhëna mbi transmigrimin (përbartjen e shpirtrave) tek i cili bektashianët besojnë, mbi panteizmin, ritualin bektashian, festat e shenjta, dëshmorët dhe shenjtorët e këtij besimi. Por nga një këndvështrim tjetër në "Shënim mbi metafizikën e bektashinjve" ne gjejmë për herë të parë përkthimin në frëngjisht të disa prej vargjeve të Naim Frashërit të vëllimit poetik "Lulet e verës". Artikulli tjetër ku Faik Konica flet për bektashizmin është është një portret që ai i bën Naim Frashërit në rreth dy faqe. Artikulli titullohet "Naim H. Frashëri" dhe është shkruar më 1901, një vit pas vdekjes së poetit. Në këtë artikull Konica veçon dy bigëzime të figurës së Namit: nga njëra anë si mësues - vjershëtor që do të kishte mundur e dëshirontë të shkruajë gjëra më pak të nevojshme e më shumë të bukura dhe nga ana tjetër njeh se Naim bej Frashëri pati edhe një tjetër nder: kuptoi dobinë që mund të nxjerrë kombësia jonë nga bektashizmi. Në këtë pasazh si dhe ato në vazhdim, Konica ngre lart vlerën dhe rolin e këtij besimi ndër shqiptarë dhe kontributin e Naimit si një nga themeluesit e bektashizmit në Shqipëri. Punimi i tretë, më i zgjeruari, më i ploti dhe më i rëndësishmi i Konicës mbi këtë temë është "Parashkresë mbi lëvizjen kombëtare shqiptare". Edhe ky punim i Faik Konicës është shkruar në gjuhën frënge dhe është i ndarë në pesë pjesë, sipas fazave historike që ndoqi kjo lëvizje dhe që merr përsipër të shtjellojë autori. Konica bën një paradë të ngjarjeve dhe fytyrave më të shquara të kohës që nga viti 1877 deri më 1899, sidomos në Shqipërinë e Jugut, në ngulimet shqiptare në botë dhe në kërkesat e tyre për t'u organizuar në shoqëri dhe për t'u shprehur në gazeta, revista e libra shqip. Dihet se në këto ngjarje një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe klerikët bektashianë si dhe besimtarë të grigjës së tyre. Kështu në këtë "Parashkresë..." gjen të bashkuar nën thirrjen e atdheut bektashianë e të krishterë që nga Abdyl Frashëri, Kulloriti, Vretoja, Mit'hat Frashëri, Ismail bej Vlora, Visar Dodani etj. Por pjesa më interesante e kësaj "Para-shkrese ..." është pjesa e fundit, e ashtutitulluara "Tabelë alfabetike e patriotëve kryesorë dhe e atyre që quhen të tillë". Është një befasi nga ato që jemi mësuar t'i presim dhe i kërkojmë e I gjejmë përherë tek penda e Faik Konicës. Është zanafilla, embrioni i një fjalori të parë kategorish njerëzore me persona të vërtetë, real dhe ku kriter I vetëm matës është atdhedashuria dhe kontributi ndaj vendit tënd. Ndoshta një libër i këtillë është unik edhe gjetiu. Është si një "Who is Who" i ditëve të shkuara. Në këtë pjesë të fundit të "Parashkresës..." jepen të dhëna dhe skicime edhe për disa figura bektashi-ane të kohës ku Faik Konica skicon herë me vija të trasha e me karbon e herë me laps të hollë e linja të kujdesshme. Gjejmë në këtë fragment të dhëna mjaft interesante për Baba Ahmetin e Koshtenit për të cilin Konica thotë se është murg bektashi dhe patriot i shkëlqyer duke dhënë njëherazi dhe një shënim telegrafik mbi mënyrën e rrallë të veshjes së tij. Më pas vijohet me skicimin e shehut bektashi të Tepelenës, Dautit, i cili ka ndjenja patriotike, siç thotë Konica. Në vazhdim gjen të dhëna mbi karakterin dhe gjendjen e Mit'hat Frashërit dhe përmendjen mes dhuntive të tjera edhe faktin se ky djalosh ka përkthyer në shqip jetën e Vilhem Telit. Po kështu, në këtë tabelë alfabetike ka shënime e të dhëna të shkurtëra edhe për pjestarë të tjerë të familjes bektashiane. Siç e theksuam që në fillim, krahas shumë e shumë figurave të tjera që trajtuan në letra bektashizmin ishte edhe bija e Gjirokastrës. Musine Kokalari. Në temën e mbrojtjes së diplomës së saj, Romë 1941 temë studimore mbi poetin kombëtar Naim Frashëri, Musineja i kushton një vend të rëndësishëm dy problemeve:

problemit të doktrinës bektashiane, çështjes së ndikimit të kësaj doktrine tek Naimi. Kapitulli i I, pjesa II, e këtij punimi mban titullin "Storia e dottrina dei bectashi". Që në krye autorja thekson faktin se e ndjen të nevojshme që për të paraqitur mendimin e Naim Frashërin të bëjë një historik të shkurtër, në rreth 7 faqe të daktilografuara rreth bektashizmit që frymëzoi shumë nga veprat e poetit. Këtë kapitull, Musine Kokalari e trajton sa në rrafshin e përgjithshëm, -atë të historisë së bektashizmit botëror, - aq edhe në përfaqësimin e tij në Shqipëri. Padyshim që, për efektin e kohës kur u shkrua ky punim, - që për fat të keq nuk është përkthyer dhe nuk është botuar ende në shqip, - pengesat që rendit autorja për sistemimin e lëndës dhe mospasjes së një historie të plotë, veç disa teksteve të shkurtër e fragmentarë, tashmë janë kapërcyer.

Kështu, po të kapërcejmë pengesën që kjo vepër e shkruar herët, por e lexuar vonë, 60 vjet pas hartimit të saj, do të gjenim në këtë punim mjaft të dhëna të vyera. Musine Kokalari bën një panoramim dhe sistemim të drejtë të njohurive duke na dhënë herë - herë edhe të dhëna interesante mbi figura të shquara të besimit bektashian, që nga Haxhi Bektashi, Baba Ballëmi, Ali Pasha Tepelena, baba Shemimi, Baba Nasibi, baba Alushin, etj si dhe të ndodhive madhore që e kanë shoqëruar këtë besim që kulmon me Qerbelanë. Autorja na bën të ditur të dhëna biografike rreth Haxhi Bektashit dhe pelegrinazheve të tij që nga Qerbelaja ku vizitoi varrin e Huseinit e deri në Jerusalem ku vizitoi edhe varrin e Jezu Krishtit. Gjithashtu në këtë punim gjejmë edhe shënime mbi misionin e dishepullit më të zgjedhur të bektashizmit, Sari Salltëkut në Ballkan ku ai përhapi këtë besim të ri dhe ngriti teqetë e para në Budapest, Bosnjë, Shkup, Ohër, Janinë, Edené dhe Krujë, ku, siç shkruan Musineja, "edhe sot besohet se është varrosur ky shenjt." Gjithashtu në këtë punim gjejmë të dhëna edhe për përkatësinë bektashiane të besimit të Skënderbeut si dhe disa nga vlerat e çmuara të këtij besimi që nga misticizma, toleranca, mirësia e gjer tek të drejtat dhe respekti ndaj gruas. Mes këtyre rreshtave gjejmë edhe një herë rastin të konfirmojmë të dhënën e Konicës rreth mbështejes që bektashianët i bënë Abdyl Frashërit në përpjekjeve të tij për ta bërë Shqipërinë. "Më 1877, pas traktatit të Sh. Stefanit... vëllai i madh i Naimit, Abdyli, thirri në Frashër krerët ë bektashizmit shqiptar për të mbrojtur idenë kombëtre", shkruan autorja. Në fund, Musine Kokalari e mbyll këtë historik të shkurtër duke veshur doktrinën bektashiane me vargjet dhe prozën e Naimit rreth dritës, vallazërisë, mirësisë, mbrothtësisë, dashurisë njerëzore, - pika mjaft të rëndësishme këto të themelit të besimit bektashian i cili dikur, sot dhe gjithmonë ka qenë dhe do jetë, po në ato pozita siç i pohon Musine Kokalari në fund të punimit: "Për nga këndvështrimi social, bektashizmi mbron barazinë mes burrit dhe gruas, kundër dogmave të vjetra të besimeve të tjera. Nga këndvështrimi politik bektashizmi është shprehur për një nacionalizëm të zjarrtë që vë mbi çdo gjë idenë sublime të atdheut."--Lludha (diskutimet) 16 korrik 2018 19:20 (CEST)

nga Komuniteti Bektashian --Lludha (diskutimet) 17 korrik 2018 09:13 (CEST)

Bektashizmi është një dege e fesë islame e cila merret me përsosmërinë shpirtërore të njeriut. Është njëra nder rrugët e formuara shue kohe pas përfundimit te shpalljes në teresi e fesë Islame dhe që predikon se e udhëheq pasuesin e kesaj rruge ("besimtarin mysliman") dhe e shpie ne objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin. Si doktrinë e praktikë fetare islame, bektashizmi pretendojnë se i ka rrënjët në Kuran dhe në mësimet e Profetit Muhamed e të imamëve të cilët ata i konsiderojnë për te shenjtë, i cili respekton të gjitha fetë monoteiste. (Baba Rexhebi e jep mjaft qartë përcaktimin e thelbit të doktrinës, rrugën dhe historinë e bektashizmit në librin e njohur “Misticizma islame dhe bektashizma”, botim i vitit 1970 në Detroit SHBA).

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 0 lidhje të jashtme te artikulli Bektashijtë. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 15 maj 2020 02:18 (CEST)

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 0 lidhje të jashtme te artikulli Bektashijtë. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 31 janar 2021 08:52 (CET)